• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Surprizë! Më në fund Luli dhe Monika gjejnë fajtorin e Covid19

20/07/2020
in Blog
A A
Surprizë! Më në fund Luli dhe Monika gjejnë fajtorin e Covid19
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Mënyra se si opozita e bashkuar po vazhdon të reagojë ndaj valës së re të Covid që po përfshin Shqipërinë është e pëpërgjegjshme dhe qesharake.

Kur mes Marsit dhe majit kishim pak të sëmurë dhe pak të vdekur nga Koronavirusi, opozita e akuzonte qeverinë se fshihte rastet. Tani që po shtohen numrat e të sëmurëve dhe të vdekurve, opozita akuzon qeverinë se po zmadhon numrat.

Ndërsa qeveria lëshonte alarmin për të sensibilizuar popullatën mbi rrezikun e Covid19, opozita akuzonte qeverinë se po bënte terrorizëm, se Covid ishte vetëm një shpikje dhe se duke aplikuar lockdown Rama donte t’u mohonte shqiptarëve liritë. Kur qeveria e hoqi lockdown dhe rihapi aktivitetet tregtare, opozita e akuzon për një veprim të papërgjegjshëm sepse po nënvleftësonte rrezikun e Covid.

Dje qeveria ka shpërndarë një video sensibilizuese për të treguar se si Covid po vret njerëzit në repartin infektiv dhe opozita përjigjet se me atë video terrorizohet opinioni publik. Pastaj qeveria urdhëron të përdoren maskat në mjediset e mbyllura, opozita e kundërshton duke thënë se duhen përdorur dhe në mjediset jashtë.

Ndërkohë liderat e opozitës organizojnë takime zgjedhore dhe asnjë nga të ftuarit nuk mban maskë, as jashtë dhe as brenda. Çfarëdo aksioni publik të ndërmarrë qeveria për të luftuar Covidin, i cili duhet mundur më parë në rrugë e më pas nëpër spitale, opozita vihet kundër duke thënë se duhet bërë e kundërta, duke kontribuar në klimën e anarkisë dhe të mungesës së rregullave brenda së cilës zhvillohet Koronavirusi.

Covidi po burgos gjithë planetin, duke shkaktuar kudo frikë, të sëmurë, të vdekur, krizë ekonomike, falimentim të ndërmarrjeve të mëdha, depresion dhe mosbesim. Covidi i ka bërë shah botës mbarë, nga Shtetet e Bashkuara në Indi, nga Azia në Europë pa asnjë përjashtim.

Vetëm Luli e Monika mendojnë se ua mbushin mendjen shqiptarëve, në vizionin mikroskopik në të cilin veprojnë dhe në strategjinë provinciale që frymëzon politikën e tyre, se fajtori i gjithë kësaj mund të jetë Edi Rama./Pika e zeze

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In