• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sulmi fizik mbi Vaçe Zelën më 1993, kush ishte personi që e sulmoi?

25/02/2024
in Nostalgji
A A
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një histori e dhimbshme ka ndodhur me të madhen Vaçe Zela në vitin 1993. Sikur të mos mjaftonte “dalja në pension para kohe”, në moshën 45-vjeçare, largimi nga skena, “harresa” mediatike, fyerjet dhe etiketimet, rrugaçëria dhe vandalizmi ra mbi të dhe mbi njerëzit e artit e kulturës shqiptare.

Një person i panjohur, teksa Vaçja kthehej për në banesën e saj, e goditi në errësirë artisten e shquar. Pas ca ditësh personi u arrestua, madje u bë edhe një gjyq formal, i cili e dënoi me tre muaj agresorin, por as atë dënim nuk e kreu të plotë.

Shkaqet e vërteta të sulmit ndaj Vaçes nuk u morën vesh, por nuk ishte as për grabitje e as për hakmarrje. Ishin kohë të turbullta, kur manipulimi ideologjik i turmave dhe individëve ishte në kulmin e tij, por opinioni publik e dënoi këtë akt, madje edhe qëndrimin e drejtësisë, e cila e përcolli këtë sjellje karshi saj me dënimin prej tre muajsh për ata që ngritën dorë mbi këngëtaren shqiptare.

Për fat të keq, një rrugaçëri e tillë do të ushtrohej edhe ndaj disa artistëve të shquar të skenës e të ekranit shqiptar, ku në janar 1992 u godit aktori Agim Shuke, i cili ndërroi jetë në maj, pas tre muajsh e gjysmë në koma.

Pas këtij akti vandal ndaj Vaçes, gjendja e saj shëndetësore e psikologjike u rëndua shumë. Duke përfituar nga një ftesë për një koncert në Zvicër, pranë bashkatdhetarëve tanë atje, Vaçja iku përfundimisht në 1993, së bashku me vajzën, Irmën, dhe bashkëshortin, Pjetrin. Ajo jetoi në Bazel, derisa mbylli sytë, më 6 shkurt 2014.

Ndaj artistes së madhe Vaçe Zela janë bërë padrejtësi. Ajo nuk ishte e preferuara e udhëheqjes por ishte një artiste e shquar, që gjithçka e kishte fituar me talentin dhe zërin e saj të artë.

Ajo nuk përfitoi as më shumë e as më pak se kolegët e saj artistë. Jetoi në atë varfërinë dhe thjeshtësinë e atij sistemi diktatorial dhe shpesh herë ishte viktimë e survejimit, përgjimit apo raporteve të ish-Sigurimit të Shtetit, që kritikonin mënyrën e saj të të kënduarit në skenë, kitarën, këngët italiane, apo modën që bëhej model për të gjithë gratë e vajzat e reja shqiptare, një shembull i emancipimit (mjafton t’i hedhesh një sy fotove nëpër festivale dhe bindesh për këtë)./aktoretshqiptare

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

In memorie! 15 vjet pa aktorin e dashur korçarë Perika Gjezi

28/06/2025
Gëzuar edhe 100 vite të tjera  Rajmonda Aleksi!

Gëzuar edhe 100 vite të tjera Rajmonda Aleksi!

28/06/2025
Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

Inva Mula festoi dje ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi diva…

28/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In