• Kontakt
Friday, July 25, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Stoltenberg: Lëvizja e gabuar e Putin që rrezikon skenarin e Luftës së Tretë Botërore, çfarë mund të shkaktojë neni 5 i NATO

26/02/2022
in Aktualitet
A A
Stoltenberg: Lëvizja e gabuar e Putin që rrezikon skenarin e Luftës së Tretë Botërore, çfarë mund të shkaktojë neni 5 i NATO
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Një sulm kibernetik kundër infrastrukturës së një vendi aleat” mund të “shkaktojë nenin 5 të NATO-s (mbi mbrojtjen kolektive, bot . ) “. Kështu deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Jens Stoltenberg në një konferencë për shtyp në Bruksel, pa dashur të specifikojë “në cilën pikë të saktë (të sulmit, ed ) kjo do të ndodhte”.

Stoltenberg nënvizoi se NATO “mbron çdo aleat dhe çdo centimetër të territorit të saj”. Ndërkohë mijëra trupa dhe avionë do të jenë gati përballë Rusisë. Kjo u mësua nga krerët e shteteve anëtare të NATO-s, të cilët mbajtën ditën e djeshme një takim të jashtëzakonshëm virtual për të diskutuar rreth përgjigjes ndaj Rusisë pas nisjes se pushtimit te Ukrainës.

Mbledhja urgjente erdhi pasi Rusia vazhdon të sulmojë të gjithë territorin e Ukrainës dhe raportet orë pas ore tregojnë se ushtria ka përparuar drejt Kievit. Takimi i 30 shteteve anëtare te NATO-s u kryesua nga Sekretari i Përgjithshëm Jens Stoltenberg. Stoltenberg, mbajti fjalën hapëse të samitit të jashtëzakonshëm, mbajtur me videokonferencë në nivelin e kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të Aleancës.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan mori pjesë me një lidhje direkt në këtë samit të jashtëzakonshëm të kryetarëve të shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare. Të pranishëm në samit ishin gjithashtu liderët e Bashkimit Evropian, Finlandës dhe Suedisë.

Diskutimet në mbledhje

Duke theksuar se Rusia ka prishur paqen në kontinentin evropian pavarësisht paralajmërimeve dhe përpjekjeve për zgjidhje diplomatike prej muajsh, Jens Stoltenberg tha: “Rusia është e vetmja përgjegjëse për okupimin. Aleanca dënon në termat më të ashpër të mundshëm pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, të mundësuar nga Bjellorusia”.

Udhëheqësit i kërkuan Rusisë që të ndalojë menjëherë ndërhyrjen ushtarake dhe të tërheqë forcat nga Ukraina. “Ky sulm i planifikuar prej kohësh ndaj Ukrainës, një vend i pavarur, paqësor dhe demokratik, është brutal e tërësisht i paprovokuar dhe i pajustifikuar”, theksuan ata duke nënvizuar se bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre.

“Vendimi i Presidentit Putin për të sulmuar Ukrainën është një gabim strategjik i tmerrshëm, për të cilin Rusia do të paguajë një çmim të rëndë, si ekonomikisht ashtu edhe politikisht, për vitet në vijim”, thanë liderët e NATO-s teksa premtuan “sanksione masive dhe të paprecedente”. “NATO-ja shpreh solidaritetin e saj të plotë me presidentin, parlamentin dhe qeverinë e zgjedhur të Ukrainës, si dhe me popullin e guximshëm të vendit”, shtuan liderët.

Aleanca ripohoi gjithashtu “mbështetje të palëkundur” për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Udhëheqësit deklaruan edhe se angazhimi i tyre ndaj parimit të mbrojtjes së përbashkët të NATO-s ishte “i blinduar”. NATO do të vendosë trupa “mbrojtëse shtesë të rëndësishme” në pjesën lindore të aleancës.

Në fund të samitit, udhëheqësit e NATO-s u zotuan në një deklaratë të përbashkët që të forcojnë krahun lindor të Aleancës. Sekretari i përgjithshëm Jens Stoltenberg tha se NATO ka përforcuar elementët e saj ushtarakë në ajër, tokë dhe det në Evropën lindore. Ai theksoi se NATO ka vënë në dispozicion mijëra trupa ushtarakë dhe 100 avionë në Evropën lindore për të mbrojtur territorin.

Forca e Reagimit ka deri në 40,000 trupa, por Stoltenberg tha se NATO nuk do ta dërgojë të gjithë njësinë. Më herët, aleanca më e madhe ushtarake në botë dërgoi rreth 5,000 trupa në Estoni, Lituani, Letoni dhe Poloni. Disa prej 30 shteteve të NATO-s po e furnizojnë Ukrainën me armë, municion dhe pajisje ushtarake, por NATO, si organizatë nuk po dërgon furnizime. Kjo aleancë ka thënë se nuk do të nisë asnjë aksion ushtarak në mbështetje të Ukrainës.

Share204Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

Arti që rron edhe pasi dritat fiken… Trashëgimia më e çmuar shpirtërore e shoqërisë shqiptare

23/07/2025
“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In