OJQ-ja “Europa Nostra” ka reaguar përmes një deklaratë urgjente lidhur me vendimin e Këshillit Bashkiak për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Në një postim në twitter, “Europa Nostra” e cila e ka renditur Teatrin Kombëtar në listën e shtatë monumenteve më të rrezikuara që duhen mbrojtur në Europë, shkruan se godina duhet të mbrohet me ligj kombëtar dhe nga shoqëria.
“ Kjo është arsyeja pse ne kundërshtojmë prishjen e paligjshme të propozuar të Teatrit Kombëtar në Tiranë, një nga 7 ndërtesat më të rrezikuara të Evropës:
Teatri mbrohet nga ligji kombëtar dhe mbrohet fuqimisht nga shoqëria civile dhe ekspertët. Sundimi i ligjit të bazohet mbi vlerat e BE-së”-shkruhet në faqen zyrtare në twitter të kësaj organizate, ku ndër të tjera përdoren hashtag si ‘vlerë europiane’, apo ‘sundimi i ligjit’.
Ky është një deklarim totalisht i gabuar, si i shkruar në bodrumet e SHQUP, sepse realisht deri sot nuk ka asnjë ligj në vend që teatri ka status të veçantë mbrojtjeje. Shoqata nuk na thotë se ku i di vlerat dhe ne çfarë dokumentacioni mbëhtetet, sepse nuk besojmë se janë aq të paditur kur shprehen se Teatri duhet mbrojtur kur nuk ka asnjë status nga ekspertët dhe nga shteti shqiptar si Monument Kulture, e aq më pak nga UNESKO. Nuk mund ta besojmë se i’a paskan lënë në dorë një shoqate të huaj europiane, afrikane apo aziatike, për të vendosur për trashgiminë kulturore të vendit tonë. Kjo e bënë të dyshimtë statusin duke përdorur emrin e kësaj organizate.
Në listën e atyre që Europa Nostra u ka tërhequr vëmendjen duke u bërë tag janë disa institucione dhe personalitete europiane, prej të cilëve kërkohet reagim, David Sassoli, President i Parlamentit Europian, Maryia Gabriell, Komisionerja europiane për Kulturën, Josep Borell, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Luigi Soreca, ambasador i BE në Shqipëri./Ekskluzive.al