• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

Starton evropiani më i shtrenjtë në histori: Zhvillohet në 11 qytete, hapi i parë drejt rikthimit në normalitet

11/06/2021
in Bota, Sport
A A
Starton evropiani më i shtrenjtë në histori: Zhvillohet në 11 qytete, hapi i parë drejt rikthimit në normalitet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

“Euro 2020” që për herë të parë në histori do të luhet një vit me vonesë, starton këtë të premte në stadiumin Olimpik të Romë. Nuk do të jetë një kompeticion i zakonshëm, pasi ashtu siç ishte planifikuar do të luhet në 11 qytete të ndryshme evropiane, ndërsa për shkak të pandemisë stadiumet nuk do të mbushen plot e përplot me tifozë.

Duke nisur që nga Roma në Itali, në Baku të Azerbajxhanit, e deri te finalja e Uembllit të Londrës, do të luhen 51 takimet e “Euro 2020”.

Ky turne sigurisht që ishte i lodhshëm dhe i vështirë për t’u organizuar, por gjatë rrugës mori një kuptim të plotë dhe jo vetëm sportiv; mund të thuhet me plot gojë se “Euro 2020” mund të jetë fillimi drejt jetës së zakonshme.

Madje edhe logoja e evropianit ka ende vitin 2020, për të na kujtuar se çfarë kemi lënë pas krahëve dhe çfarë kemi përpara. Në këtë kontekst, shumë sheshe evropiane kanë krijuar ministadiumet për tifozët që nuk mund ti ndjekin nga afër ekipet e tyre, duke përfshirë këtu edhe Tiranën, ku bashkia ka ngritur në Sheshin Skënderbej, ngjitur me tendat e vaksinimit, edhe këndin e “Euro 2020”.

Me përballjen mes Italisë dhe Turqisë nis rrugëtimin evropiani më i shtrenjtë i historisë. Në këtë edicion ekipet kombëtare do të ndajnë mes tyre plot 331 milionë euro, 30 milionë euro më shumë se “France 2016”.

Realisht do të duhej të ishin 371 milionë euro në dispozicion, por pandemia i detyroi organizatorët të bënin disa shkurtime dhe të rishikonin buxhetin në ulje. Fituesi i “Euro 2020” do të marrë në dorë plot 30 milionë euro, ndërsa nga 9.5 milionë euro i garantohen secilit prej 24 pjesëmarrësve të fazës finale.

Por, kjo nuk është e gjitha. Në fazën e grupeve, një fitore vlen 1 milionë euro dhe një barazim vlen 500 mijë euro. Kalimi i grupeve shpërblehet me 1.5 milionë euro, në çerekfinale me 2.5 milionë euro, në gjysmëfinale me 4 milionë euro dhe pjesëmarrësit në finale me 5 milionë euro.

Por, nuk përfundon me kaq. Fatura totale e “Euro 2020” do të jetë 2 miliardë euro, me synimin për të fituar 850 milionë euro.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In