• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Grekët sharlatanë dhe antishqiptarë shekullorë, nuk e marrin dot detin Jon, SPAK të hetojë shitjen e territorit nga Berisha

28/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon?
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokat Spartak Ngjela ka shpërthyer dje në kritika të forta ndaj grekëve pas deklaratave të kryeministrit Mitsotakis për zgjerim me 12 milje. Përmes një statusi të gjatë në rrjetin social Facebook, Ngjela u shpreh se grekët prej shekujsh kanë qenë sharlatanë dhe antishqiptarë, por shprehu bindjen e plotë se detin Jon nuk do arrijnë dot ta marrin, ndryshe nga sa kanë bërë me Korfuzin, Çamërinë, Epirin e deri në Janinë.

Avokati deklaroi se koha kur do të triumfojë territori arbëror do të jetë shumë i afërt. “Grekët janë genocidistë, sharlatanë, antishqiptarë shekullorë dhe pushtues territoresh të gjera shqiptare. Por, detin Jon nuk na e marrin dot, siç na kanë pushtuar Korfuzin, Çamërinë dhe Epirin, nga Preveza e deri në Janinë. Gjithsesi, dardha e ka bishtin mbrapa dhe kjo e sotmja është historia e Arbërisë që po rivjen.

Nuk do të jetë e largët koha për ta fituar tërësinë e plotë territoriale e drejta arbërore. Madje, është shumë e afërt. Keni për ta parë”, tha Ngjela. Por duke iu referuar deklaratave të kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis për marrjen e 12 miljeve det në Shqipëri, Ngjela shprehet se frika që ka nga presidenti i Turqisë ka bërë që ai të kërcënojë shqiptarët. Por avokati theksoi se qytetarët shqiptarë nuk duhet të kenë frikë, pasi grekët nuk do arrijnë të marrin asnjë milje detare. “Për detin Jon.

Asnjë frikë nuk duhet të kenë shqiptarët. Po, pse po flet kryeministri grek si pushtues i territorit shqiptar në detin Jon? Mos ia vini re, ai tani është një fakir. Ne, këndej nga Tirana, i themi sjelljes së tij: kërcen prifti nga belaja; sepse ka frikë. Ai kuptohet se tani ka shqetësim frike nga Erdogani dhe fregatat e anijet e rënda luftarake të Turqisë, prandaj mendon se po kërcënon me Shqipërinë”, u shpreh Ngjela.

Hetimi nga SPAK

Por avokat Spartak Ngjela në reagimin e tij i kërkoi Strukturës së Posaçme Antikorrupsion të nisë hetimet për shitjen e territorit detar në kohën kur qeveriste Sali Berisha. Sipas tij, marrëveshja e arritur në 2009 nga korrupsioni i lartë shtetëror është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese dhe asnjë lloj force tjetër nuk ka fuqi që ta zhbëjë.

Kështu, Ngjela tha se ata që firmosën për këtë marrëveshje tashmë janë në frikë dhe ankth sepse drejtësia e re do të nisë procedimet penale. “Asnjë rrezik nuk ka Shqipëria për të humbur territorin e saj në detin Jon. Gjykata Kushtetuese e ka rrëzuar tani marrëveshjen prej hajduti, për shitjen e kufirit shqiptar në detin Jon, që bëri në vitin 2009 korrupsioni i lartë shtetëror.

Sot nuk ka forcë që ta prishë atë vendim, se kompetenca e vendosjes, sipas Kushtetutës, është Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, duhet vënë në dukje se, qeverisë shqiptare ia kërkoi këtë me ngulm dhe me forcë politika e lartë amerikane: ajo kërkoi me forcë prishjen e marrëveshjes së detit Shqipëri-Greqi me vendim të Gjykatës Kushtetuese.

Prandaj, marrëveshje nuk ka më dhe të korruptuarit e qeverisë së atëhershme shqiptare kanë ulur veshët e po rrinë me frikë, sepse SPAK duhet të fillojë procesin penal”, tha Ngjela. Avokati shtoi se si një nga firmëtarët për rrëzimin e kësaj marrëveshje, anëtarët e Kushtetueses e rrëzuan në unanimitet të plotë. “Unë jam në dijeni të plotë të kësaj çështjeje, se kërkesën për Gjykatën Kushtetuese e kam firmosur vetë. Gjykata Kushtetuese e rrëzoi me nëntë vota pro dhe asnjë kundër marrëveshjen korruptive të detit Jon”, u shpreh avokat Spartak Ngjela.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In