• Kontakt
Friday, July 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Spartak Ngjela: Berisha dhe familja e tij, çerdhe e rrezikshme korrupsioni. Meta s’ka të ardhme

07/09/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Spartak Ngjela flet për jetën e tij: Përse nuk jam martuar asnjëherë?!
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Avokati Spartak Ngjela ka paralajmëruar se shtatori do të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri dhe më pas në Kosovë, ku do të goditen elitat politike dhe do t’iu sekuestrohen pronat dhe paratë.

Me anë të një shënimi në “Facebook”, Ngjela është ndalur tek presidenti Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha, të cilët sipas tij nuk kanë më të ardhme politike.

Ai shkruan se deri më tani pushtimin e shqipëtarëve nga korrupsioni e ka goditur shpallja ‘non grata’ e Berishës nga SHBA, ndërsa citoi vendimin e DASH duke e quajtur familjen Berisha si një çerdhe korrupsioni.

Postimi i plotë:

Ky do të jetë muaji antikorrupsion…

Ky pritet të jetë muaji antikorrupsion në Shqipëri, por, më pas, edhe në Kosovë, kundrejt elitave politike në Tiranë dhe në Prishtinë. Këto elita tani kanë falimentuar; pritet t’u merren paratë dhe pronat.

Shqiptarët e Shqipërisë janë të pushtuar plotësisht nga korrupsioni, reforma antikorrupsion do t’u sjellë çlirimin historik.

Dhe, tani, këtë pushtim e ka goditur me vendim non grata politika e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në nivelin më të lartë të tij: te Sali Berisha.

Domethënë se Amerika po kërkon pastrimin e krerëve të lartë të korrupsionit në Shqipëri?

Por, dy janë figurat politike të kryqëzuara juridikisht në këtë kohë: Ilir Meta dhe Sali Berisha. Të dy nuk kanë më të ardhme, se janë drejt shkarkimit, njëri nga gjykata kushtetuese dhe tjetri nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sot, në Shqipëri, ligji për Dekriminalizimin, nuk lejon që, personat e dëbuar nga Amerika si persona non grata, të jenë deputetë në Kuvendin e Shqipërisë.

Fiks këtë, ka kërkuar edhe ambasadorja e Amerikës në Tiranë.

Edhe Sali Berisha tani është një person i tillë, por me një tekst të rreptë diplomatik dhe juridik njëherësh, kundër tij.

Teksti i vendimit të Departamentit të Shtetit, që e ka nxjerrë non grata Sali Berishën, domethënë si të dëbuar nga Shtetet e Bashkuara, e vë theksin se:

“Berisha, me gjithë familjen e tij, është një çerdhe e rrezikshme korrupsioni, e cila cënon sigurinë e Amerikës”.

Pas kësaj, a ka shqiptar që mund ta pranojë më Berishën si deputet të tij?

Kjo pyetje nuk ka nevojë për përgjigje.

Po, Saliu, nuk e kupton dot këtë?

Po, as Partia Demokratike nuk e kupton dot këtë?

Megjithatë, e tërë kjo çështje e trajtuar juridikisht kështu, është në dorë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për Saliun, dhe të Gjykatës Kushtetuese për Metën. Të shohim vendimet e tyre, por, a do ta zbatojë KQZ-ja ligjin me vendim për mosdhënien e mandatit të deputetit Sali Berishës?

Le të presim…

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg…  “The Terminal”

Refugjati, jeta e të cilit u kthye në një nga filmat më të famshëm të Steven Spielberg… “The Terminal”

17/07/2025
Faleminderit për ju që na bënit të qeshnim, në periudhën më të zymtë dhe të errët për Shqipërinë

In memorie! Fadil Hasa ylli i humorit ka 7 vite që i mungon Durrësit dhe Shqipërisë

17/07/2025
Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In