• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK i gjeti “kriminelët” e votave tek të këputurit e fshatit

30/07/2020
in Aktualitet, Blog
A A
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Anila Hoxha

Në shtëpinë e familjes Lala, në fshatin Rubjek (rrugës për në Gjirin e Lalëzit), fytyra e prerë e Zyhra Lalës shfaqet mes një çadre të vendosur në oborr prej tërmetit dhe një shtëpie të dëmtuar.

“Kriminelja” e zgjedhjeve të 2017, është një 25 vjeçare e shkolluar për shkenca ekonomike, por e papunë. E vetmja që sjell të ardhura në familjen prej gjashtë anëtarësh, është e motra, megjithëse e shkolluar edhe ajo punon pjatalarëse.

Në shtëpinë e kësaj familjeje shteti nuk trokiti ndonjëherë për t’i ndihmuar. Askush nuk i pyeti a kishin nevojë pas tërmetit, para pensionit që ju doli skandaloz, gjatë marrjes së pronave, pagimit të energjisë elektrike.

“Në orën 4 të mëngjesit ra porta. “Policia e shtetit!”-, thanë. Menduam mos vëllai kishte bërë sherr, menduam ç’ka ndodhur. “Hajdeni ju thamë”-, pëshpërit Zyraja duke treguar vizitën nëpër natë.

“I pyeta çfarë ka ndodhur, i pyeti babi, i pyeti mami. Ata pyetën: “Kush është Zyraja, do vijë me ne për një sqarim të vogël”. Kur na panë që po dridheshim, na qetësuan: “Mos kini merak; punë votash”. 25 vjeçarja nuk u thirr asnjëherë, nuk u pyet asnjëherë.

Pranova të shkoja komisionere në zgjedhjet e 2017. Kurrë nuk jam marrë me parti. Kur nuk kam qenë anëtare partish. Hyra meqë isha e lagjes, në sytë e mi është votuar rregullisht”-, këmbëngul vajza.

Por, SPAK e ka futur të renë në listën e keqbërësve zgjedhorë dhe për këtë arsye Zyhrasë pas vizitës në të gdhirë, pasi i sekuestruan telefonin e njoftuan se Gjykata e Posaçme ka shpallur detyrim paraqitje.

Hetimi i SPAK tregon se komisionerët e dy qendrave në këtë fshat lejuan votimin e disa banorëve, të cilët ndërkohë ishin emigrantë.

Numri i atyre që votuan pa qenë fare në fshatin e tyre është 30 persona thekson SPAK. Fshati Rubjek sipas të dhënave të KQZ ka në evidencë 680 zgjedhës, prej të cilëve shumica janë të rinj që kanë ndërtuar jetën në Itali.

“M’u shkatërrua jeta! SPAK nxorri emrin tim, të dhënat e mia, për diçka që jam e bindur që nuk e kam bërë kurrë. Kjo është tallje me jetë njerëzish”-, komenton Zyraja. “Unë qenkam peshku i madh?”.

Në të njëjtën lagje, jeton edhe nje tjetër “keqbërëse zgjedhore”, Oriada. E papunë. E shkolluar si infermiere, u angazhua pak kohë në spitalin e Durrësit.P

rej dy vitesh i hyri gjermanishtes, me vetëm një ëndërr. Të largohej, siç vepruan bashkëmoshatarët e saj. E ëma drejton gishtin nga qielli: “nuk lejoj askënd të mbyllë jeten e time bije, çfarë do qofshin ata! Dua drejtësi dhe të vijnë të na kërkojnë falje madje. Ishte fëmijë, kur e futën në komision, ku kanë qenë?”.

Gruaja bashkë me gjestet ngre zërin, sepse në gusht, Oriada parashikonte të largohej në emigracion.

“Kur mori dëshminë e penalitetit doli e pastër, së bashku me një tufë dokumenta që i paraqiti për të filluar punë në Gjermani”.

Por, planeve të 25 vjeçares ju vendos shkelmi. Edhe Oriada rezulton të ketë qenë komisionere në zgjedhjet e 2017. Edhe Oriada gjendet në të njëjtën varkë ku ishin edhe 13 bashkëfshatarët e Rubjekut.

Dy prej tyre kanë vdekur ndërkohë. Gjersa të mbyllen hetimet e të dalë e vërteta, të tjerëve u duhet uruar mbi të gjitha jetë të gjatë. Zgjedhje, punë votash dhe veçanërisht peshq do sjellë Gjiri i Lalëzit plot, mjafton të hedhin rrjetat!

Foto 1 Zyhra Lala

Foto 2 Fshati Rubjek

Foto 3 Mamaja e Oriadës

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In