• Kontakt
Sunday, November 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK e nis luftën me korrupsionin pas “shuplakës” nga BE për letargji në kryerjen e detyrës ndaj zyrtarëve të lartë

16/07/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
SPAK e nis luftën me korrupsionin pas “shuplakës” nga BE për letargji në kryerjen e detyrës ndaj zyrtarëve të lartë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme kundër Kurrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim ne policinë e Tiranës ka arrestuar disa punonjës në institucionet publike në kryeqytet.

Personat nën hetim të përfshirë në veprimtarinë kriminale janë 5 inspektorë të Institutit Shtetëror Shëndetësor; një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor Tiranë; tetë punonjës të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshëm.

Arrestimet janë bërë me urdhër të SPAK. Të arrestuarit akuzohen se duke shpërdoruar detyrën lëshonin libreza për punësim, në mënyrë abuzive.

Nga ana tjetër Gjykata e Posaçme ka vendosur caktimin e masave të sigurimit “arrest me burg” për dy persona nën hetim, “arrest në shtëpi” për nëntë persona si dhe “Pezullim i ushtrimit të detyrës apo shërbimit publik për tre persona nën hetim.

Abc News raporton se duke shpërdoruar detyrën të gjithë këta punonjës bashkëpunonin me njëri-tjetrin, pasi kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë edhe pse gjendeshin në shkelje deklaronin të kundërtën.

Mësohet se këta të fundit duke iu marrë ryshfet plotësonin librezën duke shënuar se nuk është konstatuar shkelje.

Masa arrest me burg është dhënë për Niko Nika dhe Hazis Lura.

Në arrest shtëpie u lanë Eda Myftari, Ihsan Hasani, Franc Daija, Ilir Hoxha, Ornela Balla, Johana Sinani, Arjan Gjoka, Evald Bejaj, Anda Muçaj.

Luiza Metani (Goduni), Diana Hysi dhe Marinela Sulmina (Hysi) u pezulluan nga detyra.

Ndërkaq, hetimet vijojnë edhe për persona të tjerë, të cilët dyshohet se janë të përfshirë në këtë histori

Sipas Prokurorisë së Posaçme hetimet kanë vijuar prej disa muajsh. Ndërsa, të arrestuarit akuzohen për veprat penale, “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorim detyre”.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

Në kujtim të një nga aktorëve ikonë “Artistit të Popullit” Mihal Popi në ditën e lindjes

08/11/2025
10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

10 vjet i larguar nga kjo botë: I përjetshëm qoftë kujtimi i jetës dhe veprës së regjisorit, aktorit, instrumentistit, Mjeshtrit të Madh, Fatbardh Smaja!

08/11/2025
“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

“Mjeshtri i Madh” i humorit Muharrem Hoxha feston sot ditëlindjen e 75-të

05/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In