• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SPAK del me njoftim zyrtar për Llallën, ish-Kryeprokurori kreu 3 herë fshehje pasurie, dosja e tij në dorë të Gjykatës së Posaçme

10/03/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
SPAK del me njoftim zyrtar për Llallën, ish-Kryeprokurori kreu 3 herë fshehje pasurie, dosja e tij në dorë të Gjykatës së Posaçme
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion njoftoi dje zyrtarisht përfundimin e hetimeve për ish- kryeprokurorin Adriatik Llalla. Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat, SPAK bëri me dije se Adriatik Llalla akuzohet vetëm për veprën “Mosdeklarimin e pasurisë”, por nuk dha asnjë sqarim mbi pushimin e hetimeve për tre akuzat e tjera.

Ish-kryeministri Adriatik Llalla u akuzua për pastrim parash, shpërdorim detyre dhe për mosdeklarim të parave në kufi. Nga ana tjetër, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka bërë me dije se Llalla ka 3 herë fshehje të pasurisë. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal Nr.65, viti 2019, në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla, me funksion ish-Prokuror i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë.

Në përfundim të hetimeve paraprake, pasi janë kryer të gjitha veprimet e mundshme dhe të nevojshme hetimore, pasi janë vlerësuar të gjitha provat e administruara gjatë hetimeve, shtetasi Adriatik Llalla është marrë i pandehur dhe i është njoftuar akuza për kryerjen e veprës penale: “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, të kryer tre herë, të parashikuar nga neni 257/a, paragrafi (2) i Kodit Penal. Aktualisht nga Prokuroria e Posaçme janë duke u kryer veprimet administrative për dërgimin e akteve të procedimit penal Nr.65/2019, për gjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë”, shkruan SPAK.

Sipas parashikimeve në Kodin Penal kjo vepër penale dënohet me gjobë deri në 3 vite burg. Tashmë gjithçka do të jetë në dorë të Gjykatës së Posaçme, e cila do të ketë testin e parë me një zyrtar të lartë. Krimet e Rënda amnistuan ish-ministrin Saimir Tahiri, i cili tashmë do të përballet në Apel me prokurorinë, por Llalla është i pari zyrtar i një niveli kaq të lartë që do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë. Vendimi për të do të jetë dhe një sinjal nëse SPAK do të godasë apo jo “peshqit e mëdhenj”.

Ja si nisën hetimet
Iniciatorja e hetimeve për Llallën ka qenë ish-Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Pasi SHBA e shpalli atë non grata dhe në media nisën të qarkullojnë foto të jetës së luksit të fëmijëve të ish-Kryeprokurorit, më datë 28.02.2018, nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme është dërguar shkresa nr.130 në Prokurorinë e Durrësit. Përmes kësaj shkrese janë depozituar disa shkrime në portale, foto dhe vendimi i SHBA për ta shpallur Llallën “non grata”, si indicie për të nisur hetimet. Pra duket se ka qenë Arta Marku ajo që ka hapur rrugën e hetimeve ndaj Llallës, fillimisht nga Prokuroria e Durrësit, e më pas nga Krimet e Rënda. Më pas kanë nisur hetimet dhe gazeta ka mësuar se janë angazhuar rreth 6 institucione dhe partnerë ndërkombëtarë në procesin hetimor ndaj ish-kryeprokurorit. Hetimet koinciduan në periudhën kur po zhvillohej vetingu ndaj Llallës dhe KPK më datë 13.03.2018 ka dorëzuar në Prokurorinë e Durrësit të gjithë materialin që kishte siguruar nga procesi hetimor. Llalla kërkoi të largohej nga vetingu në një kohë kur ishte mbyllur verifikimi për të dhe KPK kishte konstatuar mjaft shkelje.

Share206Tweet129


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In