• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot në 78 vjetorin e lindjes së aktori korçarë Petrika Riza dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/06/2025
in Nostalgji
A A
Sot në 78 vjetorin e lindjes së  aktori korçarë Petrika Riza dhe ne i urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Petrika Riza (1947). Aktor. Lindi në Korçë, më 1 qershor. Pas mbarimit të Institutit të Lartë të Arteve, më 1969, dega e dramës, filloi punë si asistent regjisor në kinostudion “Shqipëria e Re” dhe më pas në teatrin “A.Z. Çajupi” Korçë për më shumë se 35 vjet. Ishte drejtor i këtij teatri nga viti 1998-2004.

Është martuar me aktoren Klaudeta Riza. P. Riza është shquar si aktor i planit dramatik, rëndom edhe me ngjyra e spikama epike, sublime, duke i kushtuar kujdes zhbirilimeve psikologjike në qerthullin dhe botën e shqetësuar të personazheve.

Njëmendësoi mjaft figura interesante, që vinin nga shtresat e ndryshme shoqërore, veçanërisht nga rrethet fshatare, punëtore, por edhe si figura intelektualësh apo zyrtarësh. Shtati i lartë, zëri i plote, qetësia dhe siguria skenike, dhuntia për të krijuar një gjendje emocionale të ngarkuara, vetëpërmbajtja, e kanë bërë aktrimin e tij të pëlqyer dhe për publikun. Ka luajtur mjaft role, si të dyta dhe të vogla, po ashtu edhe kryesorë e protagonistë.

Më së shumti ata janë dalluar për mbartje shpirtërore të kahut dramatik: njerëz të ndershëm, shpesh të mashtruar; tipa kontradiktorë apo vetëmohues, karaktere të dyzuar, të gjendur në dilema, përballë një zgjedhjeje të vështirë, si xhaxha Madhi në shfaqjen “Rruga e madhe” e Vangjush Zikos (1974), Xhon Kelleri te “Ishin të gjithë bijtë e mi” e A. Milerit (1976), dhespoti Filothe te “Plumbat e shkronjave” e Naum Priftit (1980), komisari te “Përbindëshi (1983), Volpone te “Volpone” e B. Xhonsonit, prokurori te “Denoncimi” e Ruzhdi Pulahës (2002), Petro te “Zonjusha 39 vjeçe” e Saqellarisit (2000), Qazimi te “Ju ftojmë në dasmën e babait” (2008) etj.
Në vitet ’90 realizoi disa figura të kahut komik duke e thyer për mbarë formatin dramatik e psikologjik të aktrimit të tij, sajë një loje të natyrshme, sjelljes me organicitet të elementeve të humorit, zbulimit të karakterit përmes veprimit dhe përshtatjes gjegjëse në situatën ekonomike. Në kinematografi ka interpretuar 14 filma, duke u nisur me rolin e Rustemit tek “I teti në bronz” (1970).

Nivelin më të lartë artistik e mbërriti me mishërimin e rolit të Naimit në filmin “Yjet e netëve të gjata” (1972). Po ashtu, u dha formë e vetjakësi roleve të dhespotit te “Mesonjëtorja” (1979), shefit të policisë te i “Paharruari” (1984), Kajmekanit te “Kush vdes në këmbë (1984) etj. Inicioi Festivalin Teatror të Komedisë “Ballkan 2000”. Petrika Riza është nderuar me medaljen “Naim Frashëri i Artë” nga presidenca e Republikës së Shqipërisë (2003).

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Historia e trishtë e artistit të famshëm: Pasi i’a dënuan djalin në burg politik, Nikolinin e përzunë nga teatri! Kolegët nga frika i kthyen shpinën, edhe kur ai u sëmur…!

04/06/2025
Koço Qendro, “Kopraci” i papërsëritshëm, nga skena te përjetësia! Si jeton sot aktori 98-vjeçar, që fle me kravatë!

Koço Qendro, “Kopraci” i papërsëritshëm, nga skena te përjetësia! Si jeton sot aktori 98-vjeçar, që fle me kravatë!

03/06/2025
Tre vjet më parë ndahej nga jeta para kohe Enea Zhegu. I paharruar “Tomka”!

Tre vjet më parë ndahej nga jeta para kohe Enea Zhegu. I paharruar “Tomka”!

02/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In