• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

‘Sot m’u dhimbs shumë Rexhep Meidani’! Meta e dekoroi, “udhëheqsit” përdorën ditëlindjen e tij për të goditur njëri tjetrin….

18/08/2020
in Blog
A A
“Ishte President normal, në kohë anormale!”, Rama shpreh vlerësimet më të larta për Rexhep Meidanin në ditën e tij të lindjes dhe ‘thumbon’ Metën
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme ish-presidenti Rexhep Meidani festoi 76 vjetorin e lindjes, ndërsa u vlerësua nga Presidenti Meta me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar” dhe mori urime nga shumë personalitete politike të vendit tonë.
Por ish-deputeti Astrit Patozi akuzon palët politike se e shfrytëzuan ditëlindjen e Meidanit për të bërë disa urime thjesht për formalitet dhe për të goditur nëjri-tjetrin.

Sipas Patozit, Meidani nuk do e kishte problem edhe një tufë lule të dërguara në shtëpi, pasi ai ka qenë e kundërta e të gjithë atyre që i bënë urimet për ditëlindje.

Shkruan Astrit Patozi:

TË KESH FRIKË ME TË ARDHË DITËLINDJA

Sot m’u dhimbs shumë Rexhep Meidani. Sepse e kishin futur në mes, që në pikë të mëngjesit dhe pa pikë mëshire, njëri me lavdërime e tjetri me dekorime, dy personazhet më të papërshtatshëm. Duke e vlerësuar tek ish-presidenti cilësi dhe zgjedhje, që ata vetë as i kanë pasur dhe as i kanë bërë kurrë, për të mos thënë që Rexhep Meidani, për aq sa u angazhua në politikë, ka qenë e kundërta e tyre. Nuk po flas për të tjerat, që kanë të bëjnë me karakterin apo me moralin, sepse gropa bëhet më e thellë pastaj.

Por më e keqja ishte se ata kishin marrë shkas nga ditëlindja e tij për të goditur njëri-tjetrin, a thua se u mungojnë arsyet dhe pretekstet për të vijuar sherrin primitiv midis tyre, i cili nuk mbahet mend kur ka nisur dhe askush nuk e di kur do të mbarojë. Kjo e fundit e bënte dyfish më të padurueshme hipokrizinë.

Natyrisht që unë nuk marr përsipër përjetimet e zotit Meidani për këtë garë të papritur se kush e nderon më shumë si veteran nga ata, të cilët nuk lanë gur pa lëvizur për ta nxjerrë në pension të parakohshëm, që të mos u ngatërrohej më nëpër këmbë. Ai edhe mund të jetë bërë sentimental me kalimin e viteve apo mund hyjë tek ata njerëz, që mezi presin t’u vijë ditëlindja e vet për ta festuar në një mijë mënyra.

Por kjo nuk ka shumë rëndësi, sepse ata nuk e kanë bërë gjithë këtë “sakrificë” për Rexhep Meidanin. Të ishte për atë, do të ishin mjaftuar me një buqetë me lule apo me ndonjë dhuratë simbolike, që mund t’ia kishin dërguar me postë ose me korrier tek shtëpia. Në këtë rast, ata duan të bëjnë politikë me ditëlindjen e ish-presidentit dhe për këtë na drejtohen ne të gjithëve, që të kujtohemi dhe mundësisht të kuptojmë, se sa njerëzorë dhe mosharrues për vlerat kombëtare janë.

Por puna është se kjo është kthyer në një modë gati të përditshme, në një gjueti përvjetorësh të personaliteteve të gjalla dhe të vdekura, për të cilët thuren himne dhe lavde të rreme, që nuk kanë lidhje me asgjë tjetër, përveçse me fushatat elektorale.

Dhe kjo sigurisht që ta shpif aq shumë, sa po mendoja se si mund të shpëtojnë ata që janë gjallë nga ky fenomen i pështirë i përdorimit politik, se të vdekurit nuk e kanë më këtë mundësi.

Që askush të mos të lexojë në mëngjesin e ditëlindjes së vet fjali patetike, të cilat nuk kanë shumë lidhje me atë vetë, por mbi të gjitha me ata që i kanë shkruar. Si i bëhet të sigurohen ditëlindjet për të mos u keqpërdorur politikisht, njësoj siç sigurohen paditë në gjykata, që zullumi të paktën të ndalet përkohësisht?

PS. Duke i kërkuar shumë ndjesë për këto radhë, Profesor Meidanit i uroj gjithë të mirat në ditëlindjen e tij!

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In