• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
in Nostalgji
A A
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Arben Shaka ka lindur në Tiranë më 26 Gusht 1952 dhe u largua nga kjo botë me 23 Janar 2022

Kush ishte Arben Shaka

Pikënisja e karrierës artistike të Arben Shakës daton në vitin 1966, ku interpretoi rolin e shoferit në pantomimën “Shoferi dhe Pasagjeri” për të vijuar me një karrierë gati 30-vjeçare. Ne moshën 17-vjeçare, në vitin 1968 nis karrierën profesioniste në skenën e teatrit të Estradës së Tiranës.

Fillimisht Shaka ishte i fokusuar vetëm në skenën e Estradës, por këmbëngulja e Artistit të Popullit dhe njëherazi krijuesi i cirkut shqiptar, Telat Agolli, në atë kohë ishte udhëheqës artistik i cirkut, e shtyhu atë që përfshihej edhe në botën e cirkut.

Ka pasur fatin që të luaj në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, një aktore e shkëlqyer karakteri. Në cirk, partneri i tij kryesor ishte Met Selimi, mjeshtër i klounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit.

Në cirk ka qenë klouni kryesor dhe bazament në elementet akrobatike, me një vokal të këndshëm, kishte krijuar një sukses të përhershëm. Ndër sukseset e tij më të spikatura ishte filmi “Cirku në fshat” (1977), ku luante në rolin e Agronit. Arben Shaka ka pasur shumë role të tjerë të suksesshëm si në varietete televizive dhe në estradë.

Për herë të parë merr pjesë në një film në vitin 1969 tek “Perse bie kjo daulle”. Me pas vazhon përsëri ne filmin e dyte ne vitin 1972 tek “Odiseja e tifozëve”. Ai sot shprehet se më shumë dëshirë do të pranonte të luante në ndonjë rol në film televiziv ose televizion, apo ndonjë spot televiziv.

Në shtator të vitit 1998 ashtu si shumë shqiptarë edhe ai largohet së bashku me familjen për të emigruar në Greqi.

rbeni, gruaja dhe nëna jetuan pesëmbëdhjetë vjet në Greqi, ndërsa dy vajzat dhe djali do të vazhdojnë të jetojnë dhe të punojnë normalisht. Pesëmbëdhjetë vjet në një qytezë bregdetare turistike me bukurinë dhe pastërtinë e saj dhe me banorë të respektueshëm të Lutrakit.

Në muajin e parë në Greqi, mendja i sugjeronte se do të aktivizohej si aktor komik dhe në fakt, fillon të pyesë e të kërkojë me seriozitet, por pa pasur informacionin e duhur për kolegët grekë, ëndrra dhe pasioni iu venitën menjëherë. Për herë të parë dhe të fundit, në Greqi ai ka dhënë një program me pantomima me muzikë të sinkronizuar, së bashku me Herionin (djali) dhe Joridën (vajza e dytë). Shfaqja u dha në një lagje të Athinës në ”Kifisia”, në shtëpinë e një arkitekti ku ishin të pranishëm familja, të afërm dhe miq, rreth gjashtëdhjetë persona. Programi prej një orë e pesëmbëdhjetë minutash doli me sukses dhe të gjithë u shkrinë së qeshuri.

Gjatë karrieres artistike ka pasur shumë shokë dhe miq, por më pranë ka pasur Skënder Plasarin, Xhemal Myftiu (Kacja), Enver Dauti, këta dy të fundit, fatkeqësisht, nuk jetojnë më. Ndërsa më afër në skenën e Estradës së Tiranës bashkinterpretuesit e tij kanë qenë Skendër Sallaku, Xhemal Myftiu, Vasillaq Vangjeli, Maxhide Pici (PUPI), Vegim Xhani, Dario Llukaci etj. Ka pasur fatin që të luajë në skenën e Estradës dhe me të madhin Mihal Popi dhe më vonë me Melpomeni Çobanin, një aktore e shkëlqyer karakteri. Ndërsa, për sa i përket Cirkut, partneri i tij kryesor ka qenë Met Selimi, mjeshtër i kllounatës akrobatike dhe aktoreske, ku për shumë vjet me radhë kane qenë pranë njëri-tjetrit, në mes të duartrokitjeve të shumta të artdashësve.

Pas aktrimit, pasioni i Arbenit është piktura dhe më pas, fotografia.

rben Shaka njihet për një repertor të bollshëm në Televizionin Shqiptar, që nga emisionet për fëmijë, varietetë dhe telefilma për fëmijë, ato për të rritur, si dhe telekomedi. Me një karrierë plot tridhjetë e trevjeçare në cirk, skenë dhe ekran

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In