• Kontakt
Monday, August 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Sot gjithë ditën, do të shahet Tinka

31/03/2021
in Blog
A A
Sot gjithë ditën, do të shahet Tinka
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Frrok Çupi

E çmuara Tinka, po të kërkojnë të të gjejnë; që në mëngjes po të kërkojnë. E ku dinë këta se ti jeton në një lagje popullore të Tiranës, diku shumë afër meje. Edhe po nuk të gjetën, sot do të të shajnë…

Pardje u shava unë dhe dy kolegë të mi. Ti që shkruan ashtu, do ta shikosh në 25 prill kur do të vërshojnë demokratët; e ku do të futesh’, ishte njëra sharje.

Dje u shanë, kam përshtypjen, të gjithë. ‘Zonja e parë’ deklaroi mbajeni mend çfarë mund të mbani mend, se në 25 prill ‘do të fshihen të gjitha, godinat dhe ligjet që janë deri më sot’. Edhe ish shefi i SHISH, ndihmës i presidentit, kërcënoi sot se “gjithçka po mbahet shënim.

Para pak ditësh kanë telendisur Robert Ndrenikën, kanë prekur Dritëro Agollin në varr si ‘patriarku i këtyre. Edhe Nënë Terezën nuk do ta kishin kursyer.

Po ku do të fshihemi, e dashur Tinka; përveçse në popull ku jemi në atë lagje të vobektë? Ti e theve qelqin e gastares ku zakonisht rrinë butë- butë artistët e druhen të thonë ndonjë fjalë për fatet e kombit. Ti the sot në mëngjes se ‘kur përballemi me kohët më të vështira, Shqipërisë i duhet Edi Rams, ai nuk ndalet kurrë. Ai lufton për ne dhe punon për Shqipërinë si askush tjetër”.

A qenka mëkat dhe zor i madh për të thënë të vërtetën kur pakica nuk ta do atë të vërtetë?

Kjo qenka më e vështira, të flasësh ndryshe nga pakica. Pakica ka guxuar këto ditë të shajë disa personalitete të kombit që kanë dalë ‘nga gastarja në fushë’ për të thënë një fjalë orientuese për kombin. Për politikën tonë post ’90 është hera e parë që ndodh të dalin artistët e mëdhenj kombëtarë; ndoshta edhe pse është hera e parë që pakica i frikëson dhe i rrezikon të gjithë.

Pakica politike kësaj here është ish- pushteti në periudhën më të zezë kombëtare të 3 dekadave të fundit. Edhe pse pakicë, ata shtiren si sundues, shajnë shumë, kërcënojnë shumë dhe frikësojnë shumë. Tirania e pakicës është më e tmerrshmja edhe në demokraci.

Kjo është e njohur botërisht. Një nga etërit e Amerikës, James Medison (president i 4-t dhe shkrues i Kushtetutës) “ndërtoi në Kushtetutë një seri mekanizmash ftohës që synonin të frenonin formulimin e fraksioneve të pasionuara, për të siguruar që shumicat e arsyeshme do të mbizotëronin”, venë re sot mendimtarët e kohës.

Duke e afruar këtu ku po ndodhin ngjarjet:

Pse e ka të vështirë Tinka Kurti të thotë atë që s’i pëlqen pakicës?! Sepse e ka shpallur stë ndaluar, ose të erdha në 25 prill) që të thuash fjalët e duhura për Edi Ramën që po lufton për të shpëtuar jetë njerëzish. Pakica që po shqyhet e lutet ‘ishalla vdesin sa më shumë’, do të të shajë pse flet mirë për të mirën e njeriut. Në maxhorancë jetojnë elitat dhe shpresat- ja kjo është.

Çfarë qenka më e egra: Të flasësh ndryshe nga pakica!

Kjo pakicë, ka mbetur pakicë sepse ka bërë dëme me shumicë kundër njeriut dhe kundër vendit. Ky është vitalitet i kombit, që zullumin e pakëson në minorancë. Më parë ka qenë pushtet dhe shkaktar i luftës, i vrasjeve, i përçarjes së kombit, i korrupsionit, i grushteve të shtetit, i mizerabilitetit urban. Vitaliteti i kombit matet me atë që të keqen e vet ta mbajë në frë.

Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Rexhep Qosja…, veçse këtë po bëjnë, po u thonë njerëzve ‘kini mendjen’. Atë që bëri dikur Barush Spinoza, filozof Duch i viteve 1600 e ca. Një kohë si kjo jona do të ketë qenë edhe ajo. Ai doli në rrugë, vuri përpara stolin e okulistit dhe nisi tu pastronte syzet kalimtarëve. Ai s’ishte okulist, por syzet për realiteti duhen pastruar në kohët më të vështira.

Tinka Kurti, e adhuruara e kombit, që në mëngjes ka marrë sharje; deri në mbrëmje sa të mbyllet ‘banaku i pastrimit të syzeve’, kushedi se sa…

Share204Tweet128


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

Naun Shundi në betejë me një sëmundje të rëndë, aktori dërgohet për trajtim të specializuar në Francë! Familjarët kërkojnë ndihmë për kurimin e tij

17/08/2025
Aktori i shquar, Mjeshtri i  Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

Aktori i shquar, Mjeshtri i Madh Ymer Bala, sot në 80 vjetorin e lindjes!

16/08/2025
Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

Leonardo DiCaprio: U ndanë kur isha më pak se një vjeç, por nuk u ndjeva asnjëherë sikur po rritesha në një “familje të thyer.”

16/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In