Kujtojme sot 85 vjetorin e lindjes se aktorit te mirenjohur Korcar Jani Riza (1941- 1988). qe per fat te keq eshte ndare nga jeta shume shpejt. Nderim dhe respekt per kete aktor me shume vlera.
Lindi ne fshtin Bulgarec te rrethit te Korces, me 17 janar te vitit 1941 dhe ka perfunduar Akademine e Arteve ne degën Drame. Menjeherë pas perfundimit të studimeve ka filluar pune si aktor prane Teatrit “Andon Zako Cajupi”, ne Korçe, ku ka punuar deri në diten e fundit te jetes se tij, 24 Tetor 1988.
Luajti aty rol mbi 40 role, kryesore dhe te dyta, duke u bere nje nga aktoret me te spikatur te trupes se ketij teatri. Kishte nje ze te ashper, trup te beshem, te vetendjere te thelle te rolit. U dallua per krijimin e figurave nga rrethet fshatare, njerez te vrazhde, me vullnet te forte, zemerake dhe nje identitet te shfaqshem kryekreje (dramat: Moro Mokra e Ruzhdi Pulahes*, Qyteti i akuzuar e Teodor Lacos*), por, here-here, edhe njerez naïve, te cilter, disi te leshte (Dalipi te drama Keneta), apo hileqare e me vese (drama Djemte e Bato Gores e R. Pulahes).
Ne qasjet e tij interpretative zune vend, po ashtu, personazhe qe breheshin nga dyshimet dhe lekundjet e forta ne marrjen e vendimeve, te cilat u shkaktonin trazime shpirterore, meri te fshehura, dyzime (Halimi te Te pamposhturit e Minush Jeros*, Delua te Perballe vetes e R. Pulahes).
J. Riza ishte aktor i suksesshem dhe ne kinematografi, ku luajti mbi 15 role. Spikati me rolin e Xhezos ne filmin Perballimi (1976), por figura tek e cila pati nje misherim aktorial te nivelit te larte ishte ajo e Bunac Saliut ne filmin televiziv Agimet e stines se madhe (1981). Me kete rol fitoi Medaljonin ne Festivalin V te Filmit Shqiptar.
Vdiq nga nje aksident automobilistik. Se fundmi Lidhja e Shkrimtareve dhe Artisteve te Korces ka akorduar nje çmim me emrin Jani Riza.









