• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sondazhi/ LSI partia më pak e preferuar nga qytetarët: Shumica mbështesin heqjen e koalicioneve, kërkohet Parlament me 100 deputetë

29/08/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Sondazhi/ LSI partia më pak e preferuar nga qytetarët: Shumica mbështesin heqjen e koalicioneve, kërkohet Parlament me 100 deputetë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar një sondazh mbi perceptimin e qytetarëve shqiptarë për deputetët dhe Parlamentin. Për këtë sondazh, ISP ka bërë një monitorim për një periudhë 3-vjeçare, ku u pyetën përmes platformës online 1259 qytetarë, të grupmoshës mbi 18 vjeç dhe nga bashki të ndryshme, përfshirë edhe shtetas që jetojnë përkohësisht jashtë territorit të Shqipërisë.

Por nga anketimi mbi partitë politike dhe deputetët, doli që Lëvizja Socialiste për Integrim është partia më pak e parapëlqyer. Në raport me partitë e tjera, kjo parti kishte kuota të papërfillshme. “Në pjesën më të madhe të përgjigjeve (60-62%) qytetarët kanë cituar së paku një emër politikani pozitiv, duke shtuar në shumicën e rasteve, edhe cilësinë përse konsiderohet i tillë prej tyre.

Ndër politikanët e legjislaturës aktuale parlamentare më të kuotuarit si modele pozitive sipas renditjes tek PS janë Pandeli Majko, Erjon Brace, Ditmir Bushati, Eglantina Gjermeni, Vasilika Hysi, Fatmir Xhafaj, etj. Tek opozita e re parlamentare janë vetëm dy politikanë të kuotuar me përqindje të larta, Rudina Hajdari dhe Myslim Murrizi. Tek ish-deputetët e PD në legjislaturën aktuale më të kuotuarit janë emra si Jorida Tabaku, Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Dashamir Shehi, Florian Mima, Halim Kosova, etj. Tek LSI ka pak emra të kuotuar dhe ata në kuota të papërfillshme në raport me të tjerët”, thuhet në sondazh.

Heqja e koalicioneve

Por një tjetër pyetje në anketimin e ISP që lidhet me aktivitetin e debatit politik ishte dhe ajo mbi koalicionet parazgjedhore. Me ndryshimet e fundit kushtetuese pamundësohen koalicionet politike konkurruese brenda tyre, por krijohet ende mundësia për koalicione në emrin e një subjekti të vetëm elektoral, pra listë e përbashkët të partive në një koalicion.

Por shumica e qytetarëve mbështesin ndryshimet kushtetuese dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore. “Qytetarët u pyetën nëse janë dakord me vendimin që u pasqyrua në ndryshimin e Kushtetutës në 30 korrik 2020, dhe nëse duhet që partitë të mos lejohen të bëjnë koalicione parazgjedhore. Përgjigjet reflektojnë ndarjen e balancuar pro dhe kundër, që mund të ketë lidhje me debatin politik në kohën e anketimit ose me paqartësinë mbi dobinë dhe produktin e kësaj formule.

Nga të dhënat e anketimit, 30% ishin plotësisht dakord për ndalim të koalicioneve parazgjedhore, ndaj 28% plotësisht kundër. Në tërësi dakord ishin 44% dhe në kundër ndalimit ishin 35%, ndërkohë që pjesa tjetër ishin neutralë (13%) ose nuk ishin në gjendje të jepnin një opinion të saktë”, thuhet në sondazh.

Parlamenti me 100 deputetë

Por qytetarët gjithashtu mbështesin edhe uljen e përfaqësuesve të tyre, duke kërkuar Parlament me 100 deputetë, nga 140 që janë aktualisht. “Në vlerësimin e qytetarëve nëse mbështetin idenë e reduktimit të numrit të deputetëve duket se nuk ka ndonjë surprizë nga rezultatet e pritshme. Në total 71,3% ishin pro uljes së numrit të deputetëve, nga të cilët 55,8% plotësisht dakord dhe 15,5% pjesërisht dakord.

Vetëm 11,3% të qytetarëve të anketuar ishin kundër ndryshimit, duke ruajtur numrin aktual të deputetëve, ndërkohë që pjesa tjetër është neutrale apo e pavendosur për të shprehur një opinion. Fakti se nga personat me qëndrim pro dhe kundër, mbi 90% janë për uljen e numrit të deputetëve është një sinjal i qartë adresuar bisedimeve për reformën zgjedhore dhe kushtetuese dhe sfidave për t’u trajtuar në të ardhmen e afërt”, thuhet në sondazh.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In