Armando Duka vijon të dhurojë “shoë” rreth një sulmi me tritol që i është vendosur pranë portës së shtëpisë së tij në Durrës.
Autori i arrestuar ishte një person i afërm i familjes Duka dhe Koka dhe aksioner në bizneset e tyre të përbëshkëta.
Kjo tregon që e gjitha deri më tani ka qenë një skenar i përgatitur nga Armand Duka me motivin se po sulmohet politikisht për ta hequr nga posti i FSHF-së.
Edhe pse gjithçka u zbulua nga ana e prokurorisë dhe policisë, Duka vijon të shfaqet sërish i “trembur”.
Ai ka dërguar aty polici private për të “ruajtur” vilën e tij. Se sa i shqetësuar ishte Armand Duka për vendosjen e tritolit mjafton të shihje qetësinë dhe se si qeshte në media pas këtij “atentati”.
FSHF dhe Armand Duka kanë qenë kryefjala e lajmeve ditët e fundit, kjo për shkak të zbulimit të skandaleve të njëpasnjëshme dhe tentativës së tij për të marrë një mandat të 6-të duke manipuluar zgjedhjet.
E përballë këtyre tentativave është Bashkia e Tiranës, e cila e ka bërë një kallëzim në Prokurorinë e kryeqytet. (TemA)
Dështon skenari i Armando Dukës, pista kryesore e hetimit: Tritoli u vendos nga i afërmi i Lefter dhe Nar Kokës, 34 vjeçari aksioner në ndërmarrje të përbashkëta