• Kontakt
Thursday, July 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Skema e mashtrimeve të call centera-ve në Shqipëri, që vjedhin qytetarët e BE-së

22/11/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Skema e mashtrimeve të call centera-ve në Shqipëri, që vjedhin qytetarët e BE-së
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Tre javë më parë BE dha alarmin se call center-at në Shqipëri po zhvatin qytetarët e tyre

Prokuroria dhe policia shqiptare janë vënë në lëvizje nga letrërporositë e autoriteteve italiane, gjermane dhe disa vendeve nordike se call center-at në vendin tonë po zhvatin qytetarët e tyre me anë të mashtrimit për të investuar në bursë nëpërmjet sistemit Forex.

Fiks Fare zbardhi skemën që përdorin disa call center-a në vendin tonë. Me anë të mashtrimit punonjësit e trajnuar u kërkojnë qytetarëve të shumtë të vendeve të huaja të investojnë me para,por jo vetëm, në tregjet ndërkombëtare për t’i shumfishuar më pas investimet e tyre. Gjë që në realitet nuk ndodh.

Skema e përdoruar në vendin tonë, e treguar me zë e figurë nga Fiks Fare, tregon qartë se qytetarët e ‘peshkuar’ fillimisht u kërkohet të depozitojnë shuma të vogla duke filluar nga 250 euro. Për t’i futur me kapitale më të mëdha në lojë , fillimisht pas investimit të parë ua kthejnë paret të shumfishura. Në mënyrë që ata më pas të shpenzojnë shuma të mëdha të cilat zhduken. Moskthimin e investimit të klientit call center-at ia faturojnë lëvizjeve në bursë që siç vetë e quajnë ” është njësoj si të luash bixhoz”.

Kompanitë që arrijnë një sasi të konsiderueshme fitimi dhe që kanë krijuar një numër të madh klientësh të mashtruar, zhduken pa lënë gjurmë dhe hapin kompani të re, por qëllimi mbetet i njëjtë ” zhvatja me anë të mashtrimit”.

Fiks Fare zbuloi se në këto kompani është shumë e lehtë të punësohesh dhe në disa prej tyre përdorej e njëjta skemë mashtrimi.

Gazetarët e Fiksit nga një kërkim i thjeshtë në internet gjetën disa prej këtyre call centerave dhe u paraqiten pranë tyre për të zhvilluar një intervistë pune, pasi paga që ato ofrojnë variojnë nga 400-600 euro.

Fillimisht iu drejtuan call center-it IMPACTUM- shpk pranë Librit Universitar. Gazetaren e Fiksit e pret një vajzë e cila do ta merrte në intervistë, kjo e fundit do të zhvillohej në gjuhën italiane. Vazja mban postin ‘team leader’ për grupin e italishtes dhe shpjegon se si funksionon puna në këtë call center. Ajo i pohon gazetares së Fiksit të gjitha truket e mashtrimeve për ta bërë një klient italian të investojë minimalisht 250 euro.

Ajo i tregon se puna ka të bëj me tregjet financiare, bursën. ” Ti po i ofron klientit një bankë online, një platformë me qëllim investim në bursë. Klientin ti do ta bindësh që të investojë minimumi 250 euro, por për të fituar ai nuk fiton asnjëherë ato para, i ka të humbura. Por që në platformën tonë mund ta shikojë që është me fitim” shpjegon punonjësja e call center-it.

Më pas ajo i tregon se qëllimi i punës është që klienti të ‘rrjepet’ në maksimum, sepse në fund të fundit ai asnjëherë nuk ka për të fituar asgjë. Pyetjes së gazetares se sa të besueshëm janë për klientat, punonjësja shprehet që të tregojë licencën për të fituar besimin e tyre, licencë kjo që është e false. Edhe nesë klienti mund të kuptojë diçka dhe mund të bllokojë numrin nga të cilin e telefonojnë, team leader-ja tregon se kanë në dispozicion 8 linja të tjera si australiane, italiane, gjermane, greke .

Më pas ajo shpjegon se IMPACTUM-shpk aktualisht punon me dy platforma që operojnë njëra në Berlin dhe Londër. Aktualisht për këtë kompani punojnë rreth 50 veta, ku punohet në gjermanisht, dy tavolina italisht, një spanjisht dhe pjesa tjetër greqisht. Ajo shpjegon se me kmpanitë e tjera në botë që bëjnë të njëjtën gjë realisht fitohet, por kjo nuk ndodh në Shqipëri ” këtu nuk fitojnë kurrë!” përfundon ajo.

Kompania tjetër ku gazetarja e Fiksit u paraqit është Blue Solution. Edhe kjo kompani operon në fushën e investimeve online në bursë me investime në euro, dollarë, në kriptomonedha, bitcoine, flori në çdo gjë të mundëshme. Në këtë call center punohet në disa gjuhë si spanjisht, italisht, anglisht dhe gjermanisht me kapacitet punonjësish diku tek 20 persona.

Punonjësja i shpjegon gazetares se detyra e saj do jetë të bindi klientin që të zgjedhi platformën e tyre dhe jo platformat e tjera. Depozita e parë që quhet FTD minimumi që mund të investojë një klient është 250 euro, maksimum nuk ka. ” Janë mashtrime! Thjeshtë klienti duhet të depozitojë, por për të fituar nuk fiton asnjëherë” tekson punonësja.

Më pas ajo i shpjegon gazetares se e rëndësishme është të bëj sa me shumë FTD. Rroga bazë në këtë call center është 400 euro neto, dhe nga një deri në 3 kontrata në muaj paguhet 40 euro ekstra secila prej tyre. Nëse arritet që brenda muajit të bëhen 10 FTD atëherë ato paguhen 100 euro secila.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

Violeta Manushi: Kemi qenë të varfër, por kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë

15/07/2025
Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

Edi Luarasi, aktorja e guximshme që sfidoi kohën e vet!

15/07/2025
Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

Dëshmia tronditëse e vëllait të aktorit të njohur Dhimitër Orgocka: Si më spiunoi kolegu i zyrës dhe polakja e martuar në Korçë

15/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In