• Kontakt
Tuesday, May 13, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u zhduk pa lënë gjurmë këshilltari i Dritan Priftit? I përfshirë në ngjarje edhe Ilir Meta: Artan Hoxha publikon videon dhe zbërthen skemën e rrëmbimit të biznesmenit të njohur shqiptar (Video)

19/01/2021
in Aktualitet, Dosja X
A A
Si u zhduk pa lënë gjurmë këshilltari i Dritan Priftit? I përfshirë në ngjarje edhe Ilir Meta: Artan Hoxha publikon videon dhe zbërthen skemën e rrëmbimit të biznesmenit të njohur shqiptar (Video)
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka sjellë në kujtesë rrëmbimin dhe zhdukjen pa gjurmë të ish-këshilltarit të Ekonomisë, Dritan Priftit, Eduart Belegu. Biznesmeni i njohur u zhduk në 24 mars dhe familjarët e tij ende nuk kanë asnjë gjurmë nga i shtrenjti i tyre.

Hoxha zbërthen edhe skemën e të implikuarve, ne të cilëve është edhe Presidenti Meta.

Postimi i plotë:

Nga cikli “Asgje nuk harrohet”…

Si u zhduk pa lënë gjurme, te merkurën e 24 marsit 2010, Eduart Belegu, këshilltari i ministrit te ekonomisë, Dritan Prifti.

Kufoma e tij nuk eshte gjetur ende edhe pas 11 vitesh.

Si u rrembye diten per diell dhe ne mes të kryeqytetit, ish-kandidati per deputet i LSI-se ne vitin 2005.

Belegu, ishte nje nga perfaqesuesit e strukturave drejtuese te LSI qysh nga themelimi i saj dhe me pas nje nga kontribuesit financiar ne fushatat elektorale te kesaj force politike.

Sapo ish-ministri Prifti, mori detyren ne shtatorin e vitit 2009, Belegun e perzgjodhi ne stafin e tij, si nje nga njohesit me te mire ne vend, te industrise se kromit.

Me te marre detyren Belegu, ngriti nje ekip kontrolli, per te hetuar dhe shqyrtuar te gjitha dosjet e koncesioneve dhe te licensimit te kompanive te kromit ne zonen e Bulqizes.

Ky hetim, krijoi alarm te perfaqesues te larte te qeverise Berisha pas kualicionit PD-LSI, dhe vetem pak jave me pas, me 16 nentor 2009, Belegu u nxorr jashte loje pas nje urdher arresti te gjykates se Elbasanit.

Belegu e cilesoi kete arrestim, si sulm politik ndaj tij per shkak te interesave, qe kishte prekur ne industrine e kromit.

Nderkohe zv/kryeministri Meta e cilesoi Belegun, si nje personazh te korruptuar qe duhej te mbante pergjegjesi ligjore per shkeljet qe kishte bere.

Ne nje situate te tille, ish-ministri Prifti, nuk pati mundesi ta mbronte dhe u detyrua te firmose shkarkimin e tij.

Vetem 3 muaj me vone, pasi zhurma ishte shuar, Gjykata e Larte me 10 shkurt 2010, e liroi nga burgu Belegun duke e lene ne detyrim per paraqitje.

Kjo dosje nuk u hetua kurre dhe askush nuk u denua per te, duke deshmuar qe ishte nje dosje e ndertuar thjeshte per te nxjerre nga loja dhe nga funksioni shteteror Belegun.

Por mesa duket interesat qe kishte prekur Belegu, kishin shkuar shume me lart nga cfare mendonte ai. Per kete shkak, nje muaj e gjysme me vone, me 24 mars 2010, u organizua rrembimi dhe zhdukja pa lene gjurme e biznesmenit Belegu.

Nepermjet ketij krimi te organizuar mire, ju dergua edhe nje mesazh i forte ministrit Prifti, i cili duhet te qepte gojen dhe mos guxonte me te perballej, me ate qe njihej si “mafia shteterore e kromit”…

Hetimi per kete ngjarje u sabotua qysh ne fillim, duke u deklaruar nga Policia e Shtetit, se Belegu ishte larguar me vullnet te lire jashte shtetit dhe ishte fshehur per shkak te problemeve qe kishte.

Ne qershor te vitit 2010, zyra e Interpolit ne Lion, e shpalli ne kerkim kombetar Eduart Belegun.

Por edhe 11 vite me pas, Eduart Belegu eshte i zhdukur pa lene gjurme, pa patur ende nje varr per te..

Me poshte emisioni Xhungel, i publikuar ne daten 28 maj 2012, ne NEËS24.

Në të, hidhet dritë, se si ka ndodhur rrëmbimi dhe zhdukja e Eduart Belegut, si dhe perplasjen mes zv/kryeministrit Meta dhe ministrit Prifti ne lidhje me kete ngjarje.

Shperndaheni sa me shume..

Familja dhe femijet e Eduart Belegut, meritojne te kene nje varr per te afermin e tyre, ashtu si kane nevoje per drejtesi, cilido te kete qene motivi i ngjarjes.


Share210Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

Çfarë kanë të përbashkët këta aktor shqiptarë?

11/05/2025
Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

Celine Dion në Eurovizion 2025? Zvicra përgatit nderimin që do të emocionojë botën

08/05/2025
92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

92 vjet nga lindja e mbretëreshës së këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

07/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In