• Kontakt
Wednesday, September 17, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si u zbulua pasuria e Gëzim Sallakut nga transfertat e dyshimta: 150 mijë € do i justifikonte me 10 bletë e 32 pula

22/06/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
Si u zbulua pasuria e Gëzim Sallakut nga transfertat e dyshimta: 150 mijë € do i justifikonte me 10 bletë e 32 pula
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një transaksion prej 200 mijë euro me përshkrimin “Blerje Vile në Durrës, zona Plazh” i kryer në 23 korrik 2014, ka qënë indicia kryesore e nisjes së hetimit pasuror nga Drejtoria e Pastrimit ta Parave dhe prokuroria e Durrësit, për Gëzim Sallakun dhe të afërmit e tij.

Kompania që ka kryer këtë transfertë në euro, ka qënë “Caprisascatrading SA” me adresë në Panama dhe se transferta është kryer nga një bankë në Gjenevë të Zvicrës,në të cilën kompania panameze, ka llogari bankare.

Një disa pas kësaj transferte prej 200 mijë euro, në 24 korrik 2014, sërisht e njëjta kompani dhe nga e njëjtë bankë në Zvicër, ka kaluar në llogarinë e Gëzim Sallakut shumën prej 243 mijë euro.

Për të justifikuar këtë shumë financiare, Sallaku, ka përdorur një “dredhi”, duke firmosur në 21 gusht 2014, dy kontrata fiktime me Mustafa Gjeta dhe Ahmet Lama, të cilëve u blinte sipërfaqe tokë në Hamallaj, përkatësisht me vlerat prej 381 milion lekë të vjetra dhe 236 milion lekë të vjetra.

Ndërkohë në datën 30 korrik 2014, Gëzim Sallaku së bashku me Rabin Kurtin, është shfaqur në derën e një banke të nivelit të dytë në Durrës, duke bërë kërkesë për transferimin të shumës prej 345 mijë euro, tek kompania “AMA”, me qëllim këmbimin valutor nga euro në monedhën lekë.

Ndërsa pjesën tjetër e mbetur në llogari prej 105 mijë euro, Sallaku ka kërkuar ta tërheqi cash në dorë. Shumat e kaluara në llogari të Gëzim Sallakut, në datat 23 dhe 24 korrik të 2014, janë pretenduar prej tij, si para të dërguara nga italiania, Ana Maria Poiatti, për blerjen e pasurisë “Vilë” në zonën e Plazhit në Durrës, e cila ishte në pronësi të Sallakut, bëjnë të ditur burime nga prokuroria.

Por për këtë veprim çuditërisht nuk është paraqitur asnjë marrëveshje e shkruar midis dy personave.

Ndërsa vetë shoqja e Gëzim Sallakut, Ana Maria Poiatti, ka deklaruar në dëshminë e dhënë për prokurorinë shqiptare, se dy transaksionet prej 500 mijë euro, ishin kryer nga ajo tek, Sallaku, në formën e huasë me interes 4 për qind, dhe jo për të blerë vilë në Durrës. Ana Maria, ka treguar se nga shuma e kaluar me dy transaksione, kishte arritur të merrte mbrapsht vetëm 180 mijë euro.

Një vit pas dy transaksioneve 500 mijë euro, thotë prokuroria, Islam Sallaku, babai i Gëzim Sallakut, është paraqitur në një bankë në Durrës për të kryer një transfertë me Italinë, ku qëllimi ka qënë pagesa për avokatin e djalit të tij, Gëzim Sallaku, i cili ishte arrestuar në Itali, për një skemë të pastrimit të parave. Kjo pagesë është justifikuar me kontratë shërbimi dhe honorare në vlerën prej 150 mijë e 696 eurove.

Mirëpo për të justifikuar në bankë burimin e kësaj shume, Islami ka paraqitur një akt-ekspertimij kontabël. Ky akt-ekspertimi është kryer për periudhën 2009 deri në 2015, në të cilin përshkruhet se familja Sallaku, ka mbarështruar nga viti 1992 deri në 2015, 40 gjethë, 32 shpendë (Pula) dhe 10 bletë me prodhimtari 5000 deri në 6 mijë litra qumësht për kokë në vit.

Në këtë kohë prokuroria e Durrësit, ka përgjuar bisedat telefonike mes Islam Sallakut dhe Rabi Kurti, ku Sallaku i kërkon Rabi Kurtit informacion për hetimekt ndaj të birit, Gëzim Sallakut në Itali. Nga përmbajtja dhe konteksti i bisedave rezulton se Rabi Kurti, është në dijeni dhe po kryen veprime për kryerjen e aktit të ekspertimit kontabël në Shqipëri,i cili duhej si dokumentacion justifikues për të dërguar disa fonde nga Shqipëria.

Gëzim Sallaku, i cili prej vitit 1992 qëndron si emigrant në Breshia të Italisë, rezultonte i arrestuar në Itali qysh prej datës 16 korrik 2015 nga Guardia Di Finanzia e Breshias, për bashkëpunim në organizatë kriminale, për kryerjen e veprave penale të pastrimit të parave, falimentit me dashje dhe se në 2015 mbahej i izoluar në burgun “Canton Monbello”.

Ndërsa Saimir Sallaku, i afërmi i tij, rezulton të jetë arrestuar nga e njëjta strukturë hetimore dhe në 2015, ndodhej në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Sallaku rezulton i dënuar 5 herë në Itali ndërsa në Shqipëri ëhstë shpallur fajtor dy herë. Një nga gjykata e Durrësit e cila e ka dënuar me 1 vit burgim për akuzën e Mospagimit të taksave dhe me 6 vjet burgim është dënuar nga gjykata e Pogradecit në vitin 2013.

Gjatë kohës së qëndrimit në Shqipëri, Gëzim alias Zim Sallaku në Maj 2008 ka hapur kompaninë “GSA Sallaku” dhe më pas ka rregjistruar në emrin e vet dhe “Bar Bel Mondo” në Durrës. 13 automjete në emër të kompanisë “GSA Sallaku” dhe 10 pasuri të tjera në emër të Zim Sallakut, Saimir Sallakut dhe Rabi Kurtit, tashmë janë sekuestruar me vendim të gjykatës së Durrësit.(Ora)

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

Lajm i hidhur për humbjen e një legjende: Robert Redford, gjigandi i Hollivudit ndërron jetë në moshën 89 vjeç

16/09/2025
Kolosi i skenës dhe i ekranit Reshat Arbana festoi 82 vjetorin! Sa shumë e njohin dhe e duan, sa lehtë e harrojnë… pushtetarët që të turpërojnë

Reshat Arbana, nderi ynë mbarëkombëtar në 85-vjetorin e lindjes! Portreti i jetës së një artisti dhe njeriu të jashtëzakonshëm, shkruar nga prof. Kabo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In