• Kontakt
Monday, July 21, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Nostalgji

Si u dashurua gazetarja e njohur me Martin Shkrelin, njeriun më të urryer në Amerikë?!

15/05/2022
in Nostalgji
A A
Si u dashurua gazetarja e njohur me Martin Shkrelin, njeriun më të urryer në Amerikë?!
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-reporterja e Bloomberg, e cila la punën dhe u divorcua nga bashkëshorti për t’u lidhur me shqiptarin më të urryer në Amerikë, Martin Shkrelin, thotë se nuk është penduar për vendimet e marra.

Christie Smythe tregoi se është më e lumtur pas divorcit nga bashkëshorti për financierin famëkeq të “Pharma Bro”, pavarësisht se Martin Shkreli u nda nga ajo përmes avokatëve të tij.

Gazetarja Smythe raportonte lajmet për Shkrelin në vitin 2015, për arrestimin e tij për mashtrim të letrave me vlerë dhe lajmin për lidhjen e tyre ajo e njoftoi në një intervistë për Elle.

“Një pjesë e imja gjithmonë do e dojë Martinin. Absolutisht nuk jam penduar për atë që ka ndodhur”, tha 39-vjeçarja për Fox Digital News.

Më pas vazhdoi: “Jemi miq, flasim. Mezi pres të shoh se çfarë do të bëjë kur të dalë nga burgu. Jam shumë e emocionuar ta shoh atë… Unë imagjinoj, do përqafohemi fort”, tha ajo.

Shkreli do lirohet nga burgu në shtator 2023. Ai po vuan dënimin prej 7 vitesh burg pasi akuzohet se ngriti një skemë piramidale për të ndihmuar perandorinë e tij farmaceutike në vitin 2015.

Ai gjithashtu rriti çmimin e një ilaçi për AIDS, që shpëton jetë, nga 13.50 dollarë në 750 dollarë.

Smythe po planifikon të botojë një biografi: “SMIRK: Si u dashurova me njeriun më të urryer në Amerikë”.

“Kjo është e mrekullueshme, jam krenar për ty dhe faleminderit që mendon edhe për ndjenjat e mia. Shpresoj që të jetë një sukses i madh”, mësohet se i shkroi shqiptar në një email për librin e saj.

Smythe tha për Fox se nuk hodhi gjithçka poshtë për Shkrelin: “Thuhet se hodha poshtë jetën time për Martin Shkrelin, dhe po, e kundërshtoj këtë sepse jeta ime ka vazhduar. Nuk hodha asgjë poshtë. Në fakt, tani jam shumë me e lumtur. Kam pasur një jetë perfekte në Instagram dhe thjesht nuk isha e lumtur aspak me jetën time.”

Ajo rrëfeu se si nisi lidhja me shqiptarin famëkeq: “E njoha dhe krijova një marrëdhënie shumë të ngushtë me të. Dhe çfarë më pëlqeu tek ai, është se ishte shumë i hapur, i sinqertë dhe shumë i zgjuar. Ishte një person intelektual dhe u intrigova shumë nga kjo”.

Smythe u largua nga Bloomberg në 2018 dhe u divorcua nga bashkëshorti i saj në 2019.

Gazeta raporton se ajo synonte të priste që Shkreli të dilte nga burgu dhe ngriu vezët e saj.

Në vitin 2020, Smythe foli për romancën me Shkrelin, por ky i fundit nuk ishte i kënaqur për këtë. Më vonë, ai u nda me ish-gazetaren përmes avokatëve të tij.

“Ne jemi ende miq, asgjë më shumë. Sepse në të vërtetë, nuk ka asnjë mënyrë për të pasur një marrëdhënie romantike me dikë në burg, ku as nuk mund ta shoh atë. Kanë kaluar dy vjet që kur e kam parë sepse protokollet e vizitave për shkak të COVID janë një makth”, tha Smythe.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In