• Kontakt
Friday, May 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si ndikuan pandemia dhe tërmeti në buxhetin dhe të ardhurat e bashkive

09/06/2021
in Aktualitet, Sociale
A A
Si ndikuan pandemia dhe tërmeti në buxhetin dhe të ardhurat e bashkive
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Për vitin 2020, bashkitë në vend kanë ndjerë goditjen e pandemisë dhe gjithashtu të tërmetit. Në një raport të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë analizohet situata e bashkive gjatë periudhës së pandemisë dhe efektet që pati edhe situata post-tërmet në buxhetet e tyre.

Projekti “Financat Lokale”, i financuar nga SECO (Sekretariati për Kooperimin Ekonomik i Qeverisë Zvicerane), mëton të përmirësojë performancën e bashkive nëpërmjet përmirësimit të aftësive të tyre në procesin e mbledhjes së të ardhurave (duke përfshirë edhe një parashikim sa më pranë reales), përmirësimin e menaxhimit të shpenzimeve dhe programeve buxhetore dhe kontrollin e brendshëm të punës së tyre.

Të ardhurat e veta vendore në raport me të ardhurat publike gjithsej kanë pasur një rritje të lehtë, që është dëshmi e përmirësimit të procesit të konsolidimit fiskal. Raporti tregon se ka një përmirësim domethënës nga viti 2015 ku të ardhurat e veta ishin sa 3.09% e totalit të ardhurave publike, në 5.16% në vitin 2020.

Sakaq, të ardhurat tatimore nga pushteti vendor të arkëtuara për vitin 2020 ishin 21.9 mld lekë apo rreth 90% e totalit të të ardhurave. Gjithësesi këto të ardhura kanë një tkurrje me 5.1% në raport me një vit më parë duke treguar rënie si pasojë e situatës së pandemisë dhe gjithashtu efektet e tërmetit. Taksat vendore kanë pasur gjithashtu një trend rënës në raport me vitin 2019, Pasqyrat e të Ardhurave të analizuara nga ekspertët e projektit Financat Lokale, nënvizojnë se ato patën një rënie me 5.3% më pak se viti 2019 (rreth 17.6 mld lekë). Ndërkohë që tarifat vendore për vitin 2020 kanë pasur një rënie me 5.7% në raport me vitin 2019.

Zëri që ka peshën më të madhe në mbledhjen e të ardhurave në të ardhurat vendore lidhet me “Taksën e Ndikimit në Infrastrukturë” e cila sipas raportit është motori që tërheq të ardhurat. Sipas të dhënave rezulton se 80% e totalit të këtij zëri vilet nga Bashkia e Tiranës që gjatë vitit 2020 ka arkëtuar 6.3 mld lekë nga ky zë, një vlerë sa 45% e totalit të të ardhurave të kësaj bashkie.

Përpos të ardhurave duket se edhe programet e shpenzimeve të bashkive janë prekur si pasojë e të njëjtëve faktorë. Nga të dhënat makro vërehet se PBB ka pasur një rënie dhe kjo është shoqëruar me një rritje të vogël relative të shpenzimeve buxhetore. Raporti i shpenzimeve të pushtetit vendor ndaj totalit të shpenzimeve publike gjatë vitit 2020 ka rezultuar në vlerën e rreth 9.59% që është një vlerë 1.8% më e ulët se një vit më parë. Rënia e këtij raporti gjatë vitit 2020 vjen për shkak se rritja e shpenzimeve të përgjithshme publike ka patur një normë më të lartë se rritja e shpenzimeve të pushtetit vendor.

Gjatë vitit 2020, pushteti vendor gjithashtu është ndikuar ndjeshëm në realizimin e shpenzimeve për shkak pandemisë. Ndryshime kanë pësuar jo vetëm shpenzimet sipas natyrës ekonomike por gjithashtu edhe ato në nivel funksioni e njësie të vetëqeverisjes vendore. Në totalin e shpenzimeve bashkitë duket se kanë shpenzuar 8% më pak se sa një vit më parë. Trendi rënës ka prekur edhe realizimin e projekteve me të ardhurat e veta duke përmbushur vetëm 32% të shpenzimeve të programuara (17 mld lekë).

Të detajuar në zëra rezulton se 51%.e totalit të shpenzimeve i takojnë atyre shpenzimeve me burime transfertat e buxhetit qendror kurse pjesa tjetër mbulohet nga të ardhurat e bashkisë. Pjesën e luanit e marrin funksionet “Shërbimeve të përgjithshme publike” dhe “Arsimit”, përkatësisht në masën 22% dhe 20% të totalit të shpenzimeve vendore

Ndërkohë që ulje të ndjeshme kanë pasur Mbrojtja Sociale dhe Strehimi. Sipas të dhënave rënia e këtyre zërave ka qenë me 32.7% në buxhetet e bashkive. Për rindërtimin nga tërmeti në nivel vendor, nga fondi i planifikuar prej 29 miliardë lekësh nga shpenzimet e buxhetit, për vitin 2020 janë akorduar 14,9 miliardë lekë në formën e transfertës së pakushtëzuar për Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore, të cilat janë realizuar në masën 56 për qind, ose 8.3 miliardë lekë./Monitor

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

Aktorja Pranvera Lumani (Veizi) sot feston larg, përtej oqeanit 60 vjetorin

14/05/2025
Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

Në kujtim të një zotërie të rrallë në ditën e lindjes së tij, aktorit të madh “Artist i Popullit” Nikolin Xhoja

14/05/2025
30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

30 vjet pa aktoren e paharruar Marta Burda! Nderim dhe respekt për figurën e saj!

14/05/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In