• Kontakt
Monday, July 7, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si i u dogj në makinë njeriu që zbuloi grupin e Berishës për hetimin e UÇK-së, dëshmoi edhe për kapjen e politikanëve shqiptarë nga UDB-ja

01/12/2020
in Aktualitet, Dosja X
A A
Si i u dogj në makinë njeriu që zbuloi grupin e Berishës për hetimin e UÇK-së, dëshmoi edhe për kapjen e politikanëve shqiptarë nga UDB-ja
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Faktet dhe dëshmitë konfirmojmë se Sali Berisha ka qenë dhe mbetet një nga kundërshtarët më të vendosur të UÇK pas Millosheviçit.

Mjaftojmë të kujtojmë rrëmbimin, torturën dhe zhdukjen me anë të SHIK-ut famëkeq të Remzi Hoxhës, mbështetësit të UÇK dhe investigues i takimeve të fshehta të Berishës dhe Bashkim Gazidedes me Millosheviçin dhe Arkanin. Përndjekjen dhe ndalimin e krerëve të UÇK që nga Adem Jashari tek Hashim Thaçi.

Dekonspirimin e lëvizjeve dhe organizimit të UÇK-së në Shqipëri. Vrasjen e majorit dhe njeriut të furnizonte me armë UÇK, Ilir Konushevci. Sulmet dhe akuzat ndaj UÇK, të cilën Berisha e konsideronte organizatë terroriste, bandë komuniste-marksiste etj.

Berisha mbështeste Bujar Bukoshin, i cili kishte krijuar një qeveri fantazmë në ekzil dhe bënte pazare me paratë e diasporës në ndihmë të Kosovës.

Pas 7 vitesh luftë dhe akuza ndaj UÇK, Sali Berisha, në mbarim të luftës, në vitin 1999, krijoi një ekip të tijin për të hetuar të ashtuquajturat krime të UÇK-së. Ekipi i Berishës është zbuluar pjesërisht nga luftëtari dhe heroi i UÇK, Qerim Kelmendi, i cili ka zbuluar edhe lidhjet e UDB me politikanët shqiptarë në Prishtinë dhe Kosovë.

Gjatë dëshmive të tij tronditëse, para se ta eliminonin në 27 shkurt të këtij viti, Qerim Kelmendi ka zbuluar një grup i përbërë nga Lulzim Basha, kunati i tij Erion Isufi, Argita Berisha, burrin e saj Jamarbër Malltezi, Edith Harxhi dhe vajzën e Abdi Baletës, ish-deputet i Berishës, të cilët kanë punuar në UNMIK në Kosovë, kundër UÇK-së, për të mbështetur akuzat e Berishës, i cili e konsideronte organizatë terroriste, ndonëse UÇK-ja ishte një aleate e NATO-s për çlirimin e Kosovës dhe sot përfaqëson luftën e shqiptarëve për liri.

Në rrëfimet e tij, Qerim Kelmendi ka pohuar se “Lulzim Basha ishte edhe hetuesi i “Veshkave” të UÇK dhe aferës së Shtëpisë së Verdhë, dhe se bashku me Argiten, Malltezë e mallkuar, znj. Harxhi, znj. Baleta etj., janë ndër më të merituarit në kriminalizimin e luftës së UÇK dhe kanë dhënë kontribut të madh në njollosjen e luftës së Kosovës. Pse nuk i shtroni pyetjen Lulzim Bashës, se si Ai, Argita, dhe ekipi i tyre punuan në UNMIK, dhe me ndërmjetësimin e kujt, sepse nuk ma thotë mendja se ata janë punësuar aty pse kishin një fakultet dhe pse zotëronin gjuhën angleze, sepse një kualifikim të ngjashëm dhe njohuri për gjuhën angleze e kishin dhe e kanë me mijëra shqiptarë të Kosovës. Ekipi i shqiptarëve të Shqipërisë, që punoi në UNMIK dhe që ishte kundër UÇK, me të kryer misionin e tyre, u shpërblyen në Shqipëri, duke u bërë ministra dhe duke ua dhënë dhuratë krejt PD-në”.

Qerim Kelmendi ishte një nga nyjet lidhëse mes UÇK-së dhe Shqipërisë, për furnizimin me armatim dhe organizimin e luftës kundër Millosheviçit. Gjatë këtij misioni, Kelmendi zbuloi lidhjet e forta të UDB-së me Sali Berishën dhe disa liderë të Kosovës, të rreshtuar të gjithë kundër UÇK-së. Edhe pse ishte porositur nga Adem Jashari që të kishte kujdes nga Berisha, Kelmendi nuk e kishte besuar se Berisha ishte njeriu i UDB-së në Shqipëri, deri kur informacionet që ai ndante në Tiranë, i jepeshin Beogradit, i cili organizonte pritat ndaj grupeve ndërlidhëse mes UÇK dhe Shqipërisë.

Vitet e fundit Qerim Kelmendi po denonconte krimet dhe sulmet ndaj UÇK-së nga politikanë shqiptarë në bashkëpunim me UDB-në. Kelmendi u ekzekutua në mënyrë mafioze në 27 shkurt të këtij viti dhe më pas u dogj në makinën e tij. Ngjarja tronditi Kosovën, ndërsa në Shqipëri kaloi pa vëmendjen që meritonte. Për ngjarjen kanë reaguar ashpër Haradinaj, Thaçi, ish-drejtues të tjerë të UÇK-së dhe qindra mijëra shqiptarë. Nga ana tjetër, politika e Tiranës dhe LDK-ja kanë heshtur./Pamfleti

Share254Tweet159


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

Rrëfimi i aktorit të njohur: Gruaja më dhunonte, ndërsa miqtë më tradhtuan”

06/07/2025
73 vite bashkë/ Çiftet e famshme që tregojnë se dashuria e vërtetë ekziston (Foto)

Më 6 Korrik 1946 lindi një legjendë… Sylvester Stallone!

06/07/2025
Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In