• Kontakt
Friday, January 16, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si është të jesh këshilltar i Gramoz Ruçit? Knut Fleckenstein tregon prapaskenat e propozimit të detyrës: Kam folur edhe me Metën e Bashën…

11/07/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Si është të jesh këshilltar i Gramoz Ruçit? Knut Fleckenstein tregon prapaskenat e propozimit të detyrës: Kam folur edhe me Metën e Bashën…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Knut Fleckenstein, këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi në një rrëfim në emisionin ‘Kjo Javë’ u ndal tek pandemia globale e koronavirusit, si dhe tek detyra e tij e re që e ka marrë prej dy ditësh dhe tashmë ndodhet në Tiranë.

Ish-raportuesi për Shqipërinë tha se ishte ftesë nga kryetari i Kuvendit Ruçi, propozimi për detyrën në fjalë, dhe se ai kishte pranuar me kënaqësi.

Si ju duket Shqipëria sidomos në këtë kohë pandemie globale?

Unë mendoj se të gjithë ne në Europë duhet të përballemi me këtë pandemi dhe është e vështirë të gjejmë një balancë të mirë mes izolimit apo hapjes, dhe tek e fundit kur jeton në Hamburg apo në Tiranë ne jemi ato që duhet të kujdesemi me maska distancim social, në mënyrë që të shmangim përhapje të mëtejshme të virusit. Mendoj se të gjitha vendet kanë të njëjtin problem, diku ka pak më shumë rritje të rasteve, si psh në Ballkanin perëndimor, por në fakt të gjitha vendet nuk janë të sigurta duhet të bëjmë punën tonë lidhur me këtë të jemi të kujdesshëm dhe të mbajmë distancën.

Dy ditë më parë ju morët detyrën si këshilltar I kryeparlamentarit Ruçi, si erdhi ky propozim?

Jam mirënjohës ndaj kryetarit të Kuvendit që ma kërkoi një detyrë të tillë sepse kemi vite që bashkëpunojmë për Shqipërinë. Sepse unë nuk mund ta mendoj që thjesht të rri në shtëpi dhe tashmë që nuk jam më reporter të mos mendoj për Shqipërinë. Dhe do më vinte shumë mirë që vendet e Ballkanit Perëndimor së shpejti të bëhen pjesë e Bashkimit Europian dhe një ndihmë e mëtejshme nga ana ime është akoma më mirë dhe mezi e pres zbatimin e një detyre të tillë.

Kush ua bëri propozimin?

Ishte një ftesë nga ana e kryetarit të Kuvendit.

E pranuat menjëherë ftesën apo kishit dyshime ?

Po, veçanërisht sepse të jesh këshilltar për parlamentin duhet të jesh këshilltar i kryetarit të Kuvendit, por edhe të grupeve parlamentare sigurisht. Kjo ndihmon ndoshta të mos shihet si e njëanshme.

Si është të punosh me z. Ruci. Edhe pse puna ende s’ka filluar. A keni ju një parashikim për të?

E kemi diskutuar këtë javë sesi mund të jetë një detyrë e tillë. Sigurisht kam diskutuar edhe me Presidentin e Shqipërisë Ilir Meta, por edhe me kreun e PD Lulzim Basha. Kam disa ide, këshilla për të diskutuar me parlamentin për këtë proces, të nxis zhvillimin të jem sa më konstruktiv të jetë e mundur, të hapim diskutime me shoqërinë civile dhe besoj se ka shumë gjëra për t’u bërë por tek e fundit tashmë nuk jam më reporter, jam thjesht këshilltar.

Ju vjen keq që tashmë nuk jeni më pjesë e Parlamentit Europian?

Po, patjetër. Tashmë po mësohem me jetën e re. Isha paksa i zhgënjyer sepse më pëlqenin çështjet për Ballkanin Perëndimor, por sigurisht ka ende njerëz të mirë në PE që mund të vijojnë ta bëjnë këtë punë mjaft mirë. Kështu që jam mendje hapur lidhur me këtë dhe e di që gjithçka është në duar të mira, duhet të përpiqemi të gjithë të ecim hap pas hapi në rrugën e duhur.

Si do të jetë jeta juaj tani mes Shqipërisë dhe vendit ku jetoni?

Ju nuk mund të mendoni se unë tashmë do të transferohem në Shqipëri dhe do të jetoj këtu. Do të jem këtu 6 ose 8 herë në vit, do të bëj përgatitje të letrave sa i përket Shqipërisë, por edhe familja ka vend të rëndësishëm në jetën time. Kjo do të jetë mënyra se si do ta ndërtoj punën mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Do të punojë në Gjermani e më pas do të vij ta paraqes punën këtu dhe pasi të kem bërë këto punë përgatitore do të vij sërish në Shqipëri, ndoshta në shtator.

Këto ditë në Shqipëri, çfarë ju bën përshtypje? Jeni edhe fotografuar duke pritur një takim. Si i keni parë zhvillimet këtu të këtyre ditëve?

Nga njëra anë e shoh mjaft inkurajuese që ka diskutime edhe pse opozita jashtë parlamentare nuk ndodhet më në parlament, janë gjetur mënyra për të biseduar dhe për të folur për këto çështje. Ndërsa më pas i takon parlamentit, është një detyrë e vështirë për t’i sjellë bashkë dy opozitat, pra atë në parlament dhe jashtëparlamentare. Shpresoj shumë për një kompromis. Kam folur edhe me ambasadoren amerikane se si mund të ecim hap pas hapi. Por parlamenti është parlament, nëse nuk je në parlament.

Share199Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

“Thashethemet dhe cmira, e detyruan të largohej nga Tetari Popullor dhe të shkonte në Institutin e Lartë të Arteve…”! Dëshmitë e rralla të kolegëve: Si e “vranë” aktorin e famshëm Naim Frashëri?

16/01/2026
Foto e  pavdeksisë së gjenive  të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

Foto e pavdeksisë së gjenive të skenës dhe ekranit në oborrin e Teatrit Popullor në Prill të vitit 1974

15/01/2026
Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi  ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

Zyliha Miloti ” Mjeshtre e Madhe” festoi ditëlindjen e…. Të paçim sa më gjatë në skenën tonë!

15/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In