• Kontakt
Sunday, August 24, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Si Berisha dhe Meta po sponsorizojnë “konspiracionin” e Perëndimit kundër opozitës

04/06/2021
in Blog
A A
Ky është bilanci penal i një pushkatimi! Ndaj hetimi duhet rihapur nga drejtësia e re : Urdhëruesit janë Sali Berisha dhe Lulzim Basha
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Mero Baze

Më 28 prill të muajit të shkuar, tri ditë pas zgjedhjeve, në mbasdite ndodhi diçka e pazakontë. Pak çaste pasi në mesditë Ilir Meta u shfaq në ekrane, me atë gjendjen e tij të rënduar psiqike, duke paralajmëruar dekrete presidenciale që do përmbysnin zgjedhjet dhe pas tij Sali Berisha, që kishte kuptuar humbjen dhe betohej për përmbysje, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, postoi një tuiter kur përshëndeste Edi Ramën për fitoren dhe Lulzim Bashën për fushatën.

Postimin e saj e pasoi zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit e më pas OSBE, qeveria italiane, gjermane, franceze etj, që dolën me të njëjtin qëndrim, duke njohur zgjedhjet.

E pazakonta ishte qëndrimi politik në bllok i Perëndimit për të njohur pa ndonjë korrektesë protokollare zgjedhjet në Shqipëri, ndërsa numërimi vazhdonte, por që rezultati ishte i qartë.

Ishte një mesazh i fortë kundër dyshes Sali Berisha-Ilir Meta dhe një thirrje ndaj Lulzim Bashës për t’u distancuar prej tyre.

Fatkeqësisht opozita e “kalitur” nga shkolla politike e Sali Berishës, që nuk ka punë kurrë me të vërtetën, e injoroi këtë mesazh, duke vazhduar retorikën, se Edi Rama ka blerë dhe Perëndimin, përveç popullit shqiptar.

Disa javë më vonë, Departamenti Amerikan i Shtetit, shpalli Sali Berishën dhe familjen e tij “non grata” në SHBA, nën akuzën se është “minues i demokracisë në Shqipëri, përfitues i parave publike nga korrupsioni për vete dhe të afërmit e tij, si dhe ka ushtruar presion publik ndaj proceseve gjqysore për vete dhe aleatët e tij politik”.

Akuza, e cila është një epitaf mbi varrin politik të Sali Berishës, është goditja më e rëndë që një politikan i nevelit të lartë ka marrë në historinë e Ballkanit dhe një thirrje e përsëritur ndaj opozitës të shikojë të vërtetën në sy dhe të ndahet prej tij.

Fatkeqësisht opozita mbeti sërisht në kënetën e demagogjisë së Sali Berishës dhe filluan të sulmojnë sekretarin e Shtetit, Antony Blinken, për qëndrime personale, të ndikuara nga Sorosi, për lidhje personale të Edi Ramës etj.

Për ta ilustruar këtë për trushpëlarët e vet, Sali Berisha përhapi një lajm se do ta padisë Antony Blinken në Francë, në një gjykatë e cila mund ta akuzojë atë, sipas Berishës, “për shpifje në internet”, sikur e kishte sharë ndonjë komentues anonim tek gazeta “TemA”.

Edhe pse gjithçka ishte shumë komike, sërisht debati vazhdoi tek marrëzia e re, duke diskutuar a do ta fitojë apo jo Berisha gjyqin me SHBA, edhe pse asgjë nuk ka lidhje fare me qëndrimin e SHBA për Sali Berishën.

Sali Berisha është damkosur bashkë me familjen si një grup kriminal, i korruptuar, si minues i demokracisë dhe sistemit të drejtësisë në Shqipëri. I duhen tre jetë të heqë këto tre akuza të epitafit të tij. Ai nuk ka më kohë për asgjë.

Dje në mbrëmje ambasadorja Yuri Kim postoi njoftimin e presidentit Biden, i cili shpalli si prioritet për sigurinë kombëtare amerikane, goditjen e politikanëve dhe personave me ndikim kudo në botë, të inkrimunuar dhe korruptuar, si Sali Berisha, për të treguar se goditja ndaj Berishës nuk ishte sulm personal, por politikë shtetërore amerikane, bile interes kombëtar i saj.

Sërish opozita nuk bën asnjë përpjekje par ta lexuar drejt dhe qartë këtë mesazh.

Sot sekretari i Shteti, Anthony Blinken, në mënyrë të pazakontë ka bërë një mesazh urimi personal për kryeministrin, duke e uruar për zgjedhjet dhe duke dhënë mbështetjen e SHBA për hapjen e negociatave.

Nëse më 28 prill vendet kryesore perëndimore u detyruan prej Sali Berishës dhe Ilir Metës të nxitojnë të njohin zgjedhjet, sot sekretari i Shtetit, ka uruar për zgjedhjet në Shqipëri, për t’i dhënë fund retorikës së Lulzim Bashës, që është kapur pas një gënjeshtre që ka shpikur për “vjedhjen” e votave, për të shpëtuar nga mbytja brenda partisë.

E bën këtë, ndërkohë që vet ka nisur një garë elektorale brenda saj, pa asnjë rregull, pa asnjë parim, pa listë zgjedhësish, pa kushte të barabarta, pa transparencë, pa ide dhe mbi të gjitha, pa një qëndrim politik ndaj problemit më të madh që ajo parti ka tani e tutje me Sali Berishën.

SHBA ka më shumë se një muaj, që po përpiqet t’i mbushë mendjen opozitës, se nuk ka ndonjë konspiracion kundër tyre, por ata thjesht kanë humbur zgjedhjet dhe duhet të distancohen nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Ambasadorja amerikane në Tiranë, bën kujdes të lavdërojë Partinë Demokratike si pasuri kombëtare dhe të nisë garën brenda saj, kurse ata që mbajnë peng opozitën, e paraqesin edhe këtë si konspiracion.

Sa më vonë ta pranojnë këtë realitet, aq më të vështirë do ta kenë të fitojnë mbështetjen e Perëndimit për politikën e tyre, dhe aq më shumë do krijojnë idenë e rremë, se SHBA dhe Anthony Blinken, janë tërësisht me Edi Ramën.

Të vetmit që po ja çojnë falas në derë Edi Ramës mbështetjen e SHBA dhe Perëndimit, janë opozitarët, që kanë më të çmuar Sali Berishën dhe Ilir Metën, se sa Perëndimin. Është zgjedhje e tyre!

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
80 vjetori i Llazi Sërbos, aktorit plot sharm dhe shpirti delikat i karaktereve të fuqishme

Aktori i paharruar Llazi Sërbo, para se të ndahej nga jeta shkroi…

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In