• Kontakt
Friday, June 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Si ambasadorja amerikane i mbylli gojën Metës dhe opozitës, presidenti zero sulme ndaj qeverisë, PD rrudh deklaratat

11/04/2020
in Aktualitet, Debat
A A
Si ambasadorja amerikane i mbylli gojën Metës dhe opozitës, presidenti zero sulme ndaj qeverisë, PD rrudh deklaratat
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ultimatumet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe situata në cilën ndodhet Shqipëria pas mbërritjes të koronavirus në vendin tonë, duket se ka futur edhe politikën në karantinë. Aksioni politik i nisur nga presidenti Ilir Meta në 2 mars përmes pranverës “kuq e zi” me ultimatumin se më 15 mars do të hynte në Parlament nëse mazhoranca do të votonte përsëri ligjin për betimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ia ka zënë vendin deklarata sensibilizuese dhe mbështetëse për qeverinë.

Gazeta ka bërë një përmbledhje të gjithë rrugëtimit politikë të kreut të shtetit, sidomos sa i takon tre javëve të fundit, teksa bie në sy fakti se pas thirrje së ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim për unitet, Meta ka ndalur totalisht sulmet ndaj qeverisë. Kështu, pas lavdeve në adresë të kryeministrit Edi Rama, disa ministrave dhe kryebashkiakëve socialistë, presidenti Ilir Meta ka bërë të njëjtën gjë edhe me qeverinë.

Jo më larg se këtë të martë, kreu i shtetit ishte në Shkodër ku u takua me drejtuesit më të lartë të këtij qarku pas situatës së krijuar me koronavirusin. Meta përshëndeti masat e marra nga qeveria për parandalim e përhapjes së Covid-19, ndërsa deklaroi se duhet bashkëpunimi mes autoriteteve dhe i qytetarëve për të zbatuar distancimin social që kjo situatë të kalohet sa më shpejt.

Madje, presidenti doli hapur në mbështetje të qeverisë, kur teksa iu referua personave që nuk u lejuan të hyjnë në territorin shqiptar e që mbetën të bllokuar në zonën neutrale në Kapshticë dhe Kakavijë, iu bëri apel edhe qytetarëve që të mos kryejnë lëvizje të panevojshme. Ndërkohë, më të njëjtin ritëm zoti Meta ka vijuar edhe gjatë këtyre ditëve, ku si në rrjetet sociale, ashtu edhe në deklarata publike nuk ka lëshuar asnjë kritikë dhe akuzë në adresë të qeverisë “Rama”. E gjitha kjo tregon që thirrjet e ambasadores Yuri Kim për politikanët shqiptarë që të lënë mënjanë sherret, kanë ndikuar dhe janë zbatuar me pikmëri nga presidenti Ilir Meta, duke bërë që ky i fundit të heshtë. Pra, duket qartë që pas ultimatumeve të zonjës Kim, presidentin ka bërë zero sulme ndaj qeverisë.

Por nuk është vetëm Meta që ka ndalur sulmet dhe akuzat ndaj mazhorancës qeverisëse. E njëjta gjë po ndodh edhe me opozitën joparlamnetare, lideri i së cilës ka ndalur kritikat në adresë të qeverisë. Bëhet fjalë për kryedemokratin Lulzim Basha, i cili prej disa ditësh nuk ka hedhur akuza, por ka bërë deklarata, duke dalë me propozime të cilat duhet të merren në konsideratë nga ekzekutivi. Basha, ashtu si Meta, ka lënë pas krahëve mëritë me kryeministrin Edi Rama dhe kërkon nga ky i fundit që të pranojë propozimet e Partisë Demokratike, sa i takon rimëkëmbjes së ekonomisë. Madje, në të njëjtën linjë me Bashën, janë rreshtuar edhe zyrtarë të tjerë të PD, të cilët nëse para disa ditësh dilnin tre apo katër herë në ditë dhe sulmon qeverinë, duke i kërkuar edhe anulimin të shumë koncesioneve, të cilët i quanin korruptive, tani ata bëjnë vetëm deklarata sugjestive. E gjitha kjo tregon që, edhe opozita ka mbyllur gojën, pas ultimatumeve të ambasadores amerikane.

Nga ana tjetër, të vetmit që kanë dalë nga rreshti, janë ish-kryeministri Sali Berisha dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, të cilët çdo ditë sulmojnë dhe akuzojnë qeverinë. Megjithatë, kjo strategji e ndjekur nga Berisha dhe Vasili duket deri diku normale, për vetë faktin se flitet se ambasada e SHBA iu ka bllokuar vizat amerikane. Pra, duket qartë që ambasadorja amerikane heshti Metën dhe opozitën, pasi presidentin ka ndalur sulmet zero ndaj qeverisë, ndërsa PD ka rrudhur deklaratat./Sot

Share250Tweet156


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

Kin Jaku Shiroka, grimieri i Teatrit “Migjeni”, “gjermani” më i mirëinterpretuar i kinematografisë shqiptare

18/06/2025
Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

Historia e panjohur e filmit “Dueli i heshtur”: Të tre marinarët, s’donin të arratiseshin, kishin dalë për qejf në det, por u vranë me njëri tjetrin

17/06/2025
Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

Gëzuar edhe 100 në 65 vjetorin Drane Xhai

16/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In