Dustin Lee Hoffman[1] lindi më 8 gusht 1937 në Los Angeles, Kaliforni, ShBA. Është një aktor amerikan, ka fituar dy herë Oskarin.
Dustin Hoffman në vitet ’70 jetonte në lagjen Greenwich Village në New York.
Aktori, i bërë i famshëm fal filmit “I diplomuari”, i vitit 1967, tregohet tepër modest për suksesin e tij.
“Besoj se është një incident i çuditshëm. Kur më morën për të luajtur tek ‘I Diplomuari’ isha një aktor 29-vjeçar i papunë dhe Anne Bancroft ishte vetëm 6 vjeçe më e madhe se unë. Bashkëshorti i saj, Mel Brooks, ishte tepër xheloz. E merrte dhe e pyeste: “Të ka puthur?””, tregon ai.