• Kontakt
Sunday, September 14, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shtohen zërat për arrestimin e Berishës, Paskal Milo paralajmëron marrjen të pandehur të ish-kryeministrit, alarm në radhët e foltores

29/12/2021
in Aktualitet, Debat
A A
Shtohen zërat për arrestimin e Berishës, Paskal Milo paralajmëron marrjen të pandehur të ish-kryeministrit, alarm në radhët e foltores
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtohen zërat për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha. Pas Roland Bjekos dhe Taulant Ballës, dje ka qenë kreu i PDS, Paskal Milo, i cili në një studio televizive tha se mund të ndodhë që ish-kryeministri të merret i pandehur.

“ Në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi Berishën, sot ndodh e kundërta.

Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës. Duke pasur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë (arrestimi) me Berishën”, tha ai. Edhe analisti Lorenc Vangjeli tha se do ketë hetime mbi Berishën dhe njerëzit e tij të afërt.

“Absurdi s’ka logjikë dhe është e vështirë njësoj si të parashikosh lëvizjen e mizave në ajër. Disa gjëra të cilat nëse i shikon më vëmendje dhe nëse njeh mirë të shkuarën dhe protagonistët njihen mirë çfarë lëvizje bën me këmbën e djathtë Berisha… të gjithë këto elementë e bëjnë ekuacionin më të lehtë.

Do ketë hetime mbi Berishën dhe njerëz afër tij, hetime që janë penguar edhe për shkak të foltores. Ka një histori në 98, duket e largët. Një hetim i një prokurorie të pavarur arrestoi 6 ish zyrtarë të PD. Ajo ishte një nga ngjarjet që pasoi dramat të cilat i vuajmë dhe sot”, tha Vangjeli në “ABC Neës”.

Alarm në Foltorëe

Por vetë zërat që po qarkullojnë ditët e fundit kanë alarmuar Berishën. Media dhe njerëz pranë tij dje janë hedhur në sulm ndaj anëtarit të Këshillit Kombëtar, Roland Bejko i cili i kërkoi SPAK-ut që Berisha të vendoset nën hetim. Partia Demokratike e Gjirokastrës me anë të një reagimi deklaroi se distancohet hapur ndaj prononcimeve të papërgjegjshme të Bejkos. Ajo dënoi gjuhën e përdorur nga Bejko duke e cilësuar njësoj me atë të Taulant Ballës, pasi edhe ai ishte një ndër personat që ka kërkuar të nisë hetimi ndaj Berishës.

Duke iu drejtuar me një sërë pyetjesh, dega e Gjirokastrës kërkoi nga Bejko që të flasë lidhur me problematikat në qytet dhe jo të mbrojë kreun e PD. “PD e Gjirokastrës distancohet plotësisht nga prononcimet e papërgjegjshme dhe absurde të ish-anëtarit të Këshillit Kombëtar, të ish-Sekretarit për Pushtetin Vendor e Decentralizimin, z.Roland Bejko. Ne si demokratë, i kërkojmë atij t’u përgjigjet disa pyetjeve dhe shqetësimeve tona: Qëkur një demokrat i vërtetë flet e sokëllet me gjuhën e Taulant Ballës?

Me çfarë autoriteti flet ti në emrin tonë? Sa delegatë të erdhën nga Qarku Gjirokastër në pseudo-kuvendin e 18dhjetorit? Kur do ngresh ndonjë problematikë tonën në kohën tënde të shpërdoruar televizive për mbrojtjen e interesave meskine të Lulzim Bravës”, shprehet PD-ja e Gjirokastrës. Po ashtu lidhur me deklaratat për nisjen e hetimit ndaj Berishës, reagoi edhe ish-presidenti Bujar Nishani. Sipas tij, si Balla ashtu edhe Basha janë të tmerruar nga ringritja e PD. “Normal, janë të tmerruar nga ringritja e PD. Sekti e di mirë se çfarë e pret” shkroi ai.

Share202Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

Dy vite pa aktorin e paharruar durrsak Lutfi Hoxha

12/09/2025
Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

Tetë vite pa artisten ikonë Hajrie Rondo gruan e fortë dhe aktoren e madhe që meriton shumë më shumë

10/09/2025
I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

I dhanë vetëm titullin modest “Artist i Merituar”! Si u la në harresë Sulejman Dibra, aktori i 100 roleve në teatër dhe kinematografi

10/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In