• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës drejt dështimit në KQZ, koalicioni LSI-Foltore ilegjitim, ja neni i Kodit Zgjedhor që e bllokon

02/02/2022
in Aktualitet
A A
Kryemadhi shikon ëndrra: Pas karantinës do të vijojmë me protesta të egra për ta rrëzuar Ramën! Na ka vajtur aty ku nuk mban më
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Koalicioni mes partisë së presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha rrezikon të dështojë.

Ditën e djeshme Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike i krijuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, Lëvizja Socialiste për Integrim me në krye Monika Kryemadhin dhe Partia Demokristiane e Nard Ndokës kanë dorëzuar pranë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë, teksa kërkojnë regjistrimin për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit si koalicioni“Shtëpia e Lirisë”.

“Lënda: Kërkesë për regjistrimin në KQZ të koalicionit zgjedhor. Mbështetur në nenin 65 e vijues te Ligjit Nr 10019 date 29 12.2008, Kodi Zgjedhor i Republikës se Shqipërisë”. ndryshuar, partia “Lëvizja Socialiste për Integrim”, si parti udhëheqëse e koalicionit, kërkon Komisionit Qendror të Zgjedhjeve regjistrimin e koalicionit zgjedhor për zgjedhjet e pjesshme vendore, te datës 6 mars 2022.

Emri i koalicionit është: “Shtëpia e Lirisë (LSI-PD Komisioni i Përkohshëm Rithemelimit-PDK); Shkronjat nistore te Koalicionit do të jene: “SH-L””, thuhet në kërkesën e LSI dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Ja neni që bllokon futjen në zgjedhje të Berishës

Por KQZ pritet ta kthejë mbrapsht ketë kërkesë për aq kohë sa Komisioni i Rithemelimit nuk njihet si subjekt zgjedhor nga gjykata apo Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për rrjedhojë regjistrimi i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” pritet të dështojë dhe gjasat janë që Berisha të hyjë në zgjedhjet e 6 marsit i kamufluar nën logon e partisë së Nard Ndokës.

Megjithatë dështimin e koalicionit Berisha-LSI e paralajmëron qartë edhe Kodi Zgjedhor. Më konkretisht në nenin 65 të Kodit Zgjedhore bëhet e ditur se një parti politike që është pjesë e një koalicion të caktuar duhet të njihet nga institucionet që në rastin konkret është gjykata dhe KQZ.

Mirëpo Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike nuk është subjekt zgjedhor, çka do të thotë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të kthejë mbrapsht kërkesën e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”.

“Në momentin e regjistrimit, koalicioni duhet të deklarojë partinë politike udhëheqëse të koalicionit. Për nevojat e zbatimit të këtij ligji, të gjitha të drejtat dhe detyrimet që ky ligj përcakton për subjektet zgjedhore përmbushen nga partia udhëheqëse e koalicionit.

Marrëdhëniet midis partive pjesëtare të koalicionit dhe detyrimet reciproke midis tyre rregullohen në marrëveshjen e koalicionit, e cila është pjesë e dokumentacionit që depozitohet nga koalicioni në KQZ”, thuhet në nenin 65 të Kodit Zgjedhor.

Zbardhen detajet e koalicionit Berisha-LSI

Ndërkohë gazeta “SOT” ka zbardhur detaje nga marrëveshja për koalicionin Berisha-LSI. Sipas marrëveshjes, koalicionin në KQZ do e regjistrojë Endrit Braimllari i LSI, ndërsa palët theksojnë se “po bashkohemi që të garantojmë fitoren në zgjedhjet e ardhshme dhe t’i sjellim ndryshim Shqipërisë”.

Po ashtu, bëhet e ditur se Komisioni i Rithemelimit do të jetë drejtuese politike e koalicionit, ndërsa LSI do të jetë partia udhëheqëse. Sipas dokumentit, pjesë e koalicionit është bërë edhe Nard Ndoka me partinë e tij, për të plotësuar kushtin që duhet për të formuar koalicion, që kërkon 2 parti, pasi Sali Berisha dhe mbështetësit e tij nuk janë parti.

Më tej mes të tjerash në marrëveshje, koalicioni “Shtëpia e Lirisë” premton se do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe do të sjellë ndryshimin Shqipërisë. “Ne po bashkohemi, si parti dhe si qytetarë, për t’i sjellë ndryshimin Shqipërisë”, thuhet në dokument. /Rigels Seliman

Share227Tweet142


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In