• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

‘Shtëpia e Lirisë’ apo ‘Shtëpia e Krimit’?! Një video që kompromenton rëndë aleancën Berisha-Meta

03/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
‘Shtëpia e Lirisë’ apo ‘Shtëpia e Krimit’?! Një video që kompromenton rëndë aleancën Berisha-Meta
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Adriatik Doçi

Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë finalizuar aleancën pesëvjeçare mes tyre, duke zyrtarizuar një koalicion parazgjedhor, për të sfiduar Lulzim Bashën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit 2022.

Berisha dhe Meta kanë vendosur që të emërojnë koalicionin ‘Shtëpia e Lirisë’, emër që rezulton i kopjuar bashkë me logon, pasi kanë marrë ‘copy paste’ emrin dhe logon e koalicionit të Qendrës së Djathtë në Itali, e drejtuar nga Silvio Berlusconi, ‘La casa delle liberta’, që do të thotë “Shtëpia e Lirisë”. Megjithatë, kopjimi mund të jetë njolla më e zbehtë e koalicionit.

“Shtëpia e Lirisë” mund të konsiderohet si ‘Shtëpia e Krimit’ nëse i referohemi kësaj videoje që Raport Tv sjellë në kujtesë të publikut. Videoja i përket seancës parlamentare të datës 5 mars 2015, ku Berisha dhe Meta akuzonin njëri-tjetrin me për vrasje dhe korrupsion.

Duke e konsideruar si ‘kokë e qelbur’, Sali Berisha i kërkonte Ilir Metës që të jepte dorëheqjen si kryetar Kuvendi dhe të paraqitej në prokurori për akuzat për porositjen e vrasjes së ish deputetëve Tom Doshi dhe Mhill Fufi. Berisha i kërkonte Metës të mos qëndronte në krye të Kuvendit me votat e krimit.

Shatë vjet më vonë, Berisha është bashkuar me Ilir Metën, duke kërkuar votat e tij të krimit, tashmë për të rrëzuar Lulzim Bashën dhe sfiduar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi e shpallën non grata për korrupsion madhor, shantazh ndaj drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri.

Ndërsa Berisha kishte pushtuar foltoren e Kuvendit me grupin e deputetëve të tij, Ilir Meta iu përgjigj duke e goditur Berishën në pikën e tij më të dobët, tek Shkëlzeni.“Përgjigja ime, doktor, është kjo: për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë dorëheqjen një herë. Nuk e jap dy herë dorëheqjen për Shkëlzen Berishën!

Ta sqaroj edhe më shumë: mos u bëj pjesë e puçit të pularisë, me Tom Doshin dhe Dritan priftin si aksionerë! Po them këtë në mënyrën më miqësore. Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin”, shprehje Meta.

Ndërsa Berisha vijoi akuzat, Ilir Meta i përmendi për herë të parë Berishës një video të Shkëlzen Berishës. Meta zbuloi edhe një sekret, teksa tha se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, video e cila ishte parë nga Berisha. Shantazhi ishte i qartë dhe serioz. Berisha e mori mesazhin, dhe për të shpëtuar

Shkëlzenin dhe veten e tij nga zbulimi i një tjetër skandali të mundshëm, mbylli gojën. Marsi i vitit 2015 shënon edhe përplasjen e fundit mes Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ata nisën të flirtojnë që në korrik të vitit 2016 për të sabotuar reformën në drejtësi, ndërsa u bashkuar hapur në fund të vitit 2017.

Share209Tweet131


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In