• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

05/03/2020
in Blog
A A
Shtatëmbëdhjetë hijet e Ilir Metës

Presidenti, Ilir Meta, i ulur ne gjunje perpara popullit duke bere shenjen e shqiponjes dy-krenare me duar ne manifestimin e thirrur prej tij ne Bulevardin "Deshmoret e Kombit", kunder qeverise ne pushtet, ku paralajmeroi se pas 15 marsit, kur te miratohet reforma zgjedhore, do te firmose dekretin per shperndarjen e parlamentit, qe sipas tij eshte ilegjitim. Presidenti Meta, nje ish aleat i koalicionit te Kryeministrit Edi Rama, ka akuzuar kete te fundit per shkelje te kushtetutes dhe perpjekje per te uzurpuar kompetencat e presidentit me qellim kontrollin e emerimeve te gjyqtareve ne gjykaten kushtetuese. /r/n/r/nPresident, Ilir Meta, kneels in front of people making double-headed eagle sign with hands at an anti-government rally called by him, wherein he announced that after March 15, when the electoral reform is approved, he will sign a decree to dissolve parliament, which is illegitimate, according to him. President Meta, a former coalition ally of Prime Minister Edi Rama has accused the latter of breaching the constitution and trying to usurp the competences of the president with the aim to take control of the appointments of judges in the constitutional court.

1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Bën aheng, tollovi dhe shenja të marra me duar para Presidencës, me rastin e firmosjes së një dekreti rutinë. Mbledh militantët e LSI dhe PD para Presidencës për t’u puthur me Fahri Balliun, me të cilin ka 30 vite që puthet në prapaskenë. Thërret Bashën në takim dhe i kërkon të informojë Monikën (gruan e vet) për grushtin e shtetit, thua se me Monën i ndan një kontinent dhe jo një shtrat.

Akuzon ndërkombëtarët si organizatë kriminale duke tundur flamurin amerikan. Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që nuk tregon financimin e tubimit ku po mban fjalim. Mban fjalim kundër korrupsionit ndërkohë që ka deklaruar vilën me vlerë disa milionë euro në Gjirin e Lalzit, pallat në Laprakë, apartament 400 mijë euro dhe pasuri të tjera të paluajtshme, me vetëm dy paga shteti. Kërcënon se do mësyjë Kuvendin, pra se do të bëjë një grusht shteti, në emër të shpartallimit të grushtit të shtetit që ekziston vetëm në kokën e tij. Paralajmëron se do shpërndajë Kuvendin, pasi nuk ka 140 deputetë, duke pranuar se ka paskërka shkelur Kushtetutën deri më sot që nuk e ka shpërndarë, pasi Kuvendi ka një vit që nuk i ka 140 deputetë!

Nëse Kuvendi qenkërka i paligjshëm dhe ai paskërka tagër për ta shpërndarë, si mund të caktohen afate për ushtrimin e kësaj të drejte?

Ankohet për kapjen e Kushtetutës, duke qenë vetë protagonisti i kapjes së Kushtetueses, përmes dekretimeve të paligjshme të anëtarëve pa Veting, jashtë afatit, jashtë listës fituese dhe në një vend vakant të plotësuar.

I dërgon letër Dvoranit që mos kualifikojë kandidat pa Veting për Kushtetuesen, ndërkohë që vetë dekretoi dy anëtarë pa Veting, konkretisht Besnik Muçin dhe Marsida Xhaferllarin.

Kërkon si arbitër Venecian dhe kur Venecia sjell raport se ka tejkaluar kompetencat, si në rastin e tre dekreteve për një palë zgjedhje, akuzon Venecian si të përfshirë në lojërat e maxhorancës.

Mbledh stafin e Presidencës dhe si 300 spartanët shkon në dyert e SPAK për të kallëzuar Etilda Gjonajn si puçiste, ndërkohë që kallëzimin mund ta dorëzonte një punonjës i Presidencës tek posta ose mund të bëhej direkt në faqen e SPAK, madje nga celulari.

Akuzon për grusht shteti kryeministrin, i cili ka 7 vite në pushtet, ndërkohë që grushti i shtetit bëhet për të marrë pushtetin dhe jo për të rrëzuar veten nga pushteti.

Vajton boshatisjen e Kushtetueses dhe Gjykatës së Lartë, ndërkohë që ai bashkë me Berishën i emëruan anëtarët besnikë në këto dy gjykata, të cilët sipas pas Vetingut rezultuan hajdutë dyqanesh në Itali, ushtarë të krimit dhe të korruptuar.

Identifikon veten me Skënderbeun, i cili ishte kalorës i krishterimit dhe jo kalorës i bllokut të pazareve.

Shantazhon ambasadorin e BE me video rozë dhe në të njëjtën kohë kërkon hetimin e shantazhuesit./Nga Adriatik Doçi

Share201Tweet126


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Roza Anagnosti, lotë për Edi Luarasin: E fortë dhe fisnike, por shumë e vuajtur!

Historia prekëse e ikonës së ekranit Roza Anagnosti: Pse i’a dënuan babanë dhe si e përjashtuan nga liceu?

05/07/2025
Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

Si e nxorën në pension Vaçe Zelën në kulmin e karrierës?! Sëmundja dhe meraku para se të ndahej nga jeta!

05/07/2025
Pak histori për ata që nuk e njohin: Kush është aktorja dhe mjekja Anisa Markarian?!

Mjekja Anisa Markarian, aktorja brilante festoi 63 vjetorin larg Shqiprisë

05/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In