• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHQUP vazhdon të thurë intriga, keqpërdor SPAKU-n: Padit për vrasje Veliajn , Lleshajn, Shahinin , Dakon, Bushin

30/01/2020
in Aktualitet, Kronike
A A
SHQUP vazhdon të thurë intriga, keqpërdor SPAKU-n: Padit për vrasje Veliajn , Lleshajn, Shahinin , Dakon, Bushin
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka depozituar kallëzim penal në SPAK për zyrtarët e lartë. Kallëzimi ka lidhje me pasojat e tërmetit të 26 nëntorit. Vërtet është një kallzim tejet qesharak dhe zyrtarët që kanë abuzuar janë pjesë e kupolës së PD-së disa prej tyre janë pas hekurave dhe krimi kryesor është batërdie e lejimit të ndërtimeve pa leje nga qeveritë e Berishës.

Mirëpo opozita e Bardhit si një drejtues qesharak, vazhdon të thurë intriga, që e bëjnë tepër komik qëllimin e tyre, a thua se SPAKU që kupolën e PD e ka në tavolën, për krimet e vërteta që kanë bërë, është faltore ku mund të thuash çdo gjë që dëshiron dhe jo një instuticion drejtësie, që edhe për shpifje dhe akuza të rreme të çon pas hekurave.

PD bën me dije se ka kallëzuar penalisht për “shpërdorim detyre” kryebashkiakun e Tiranës Erjon Veliajn, kryebashkiakun e Krujës Artur Bushin, si dhe ministren e Arsimit Besa Shahini e ish-kryebashkiaken e Durrësit Valbona Sakon. Po ashtu, janë kallëzuar penalisht edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Në kallëzim, PD thotë se zyrtarët dhe ish-zyrtarët e lartë në fjalë nuk kanë marrë masa për parandalimin e pasojave të tërmetit.

Njoftimi i Partisë Demokratike:

Partia Demokratike i është drejtuar Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion me një kallëzim penal lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit 2019. Erjon Veliaj, Sandër Lleshaj, Artur Bushi, Vangjush Dako, Valbona Sako dhe Besa Shahini, janë disa nga zyrtarët e lartë publikë të kallëzuar penalisht nga Partia Demokratike e Shqipërisë, për 5 vepra penale: “Shpërdorim detyre” “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë”.

Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, një javë më parë, evidentohet se: “Neglizhenca kriminale e Kryetarit të Bashkisë Krujë dhe të funksionarëve të tjerë publikë, duke lejuar banorët e 2 pallateve në Thumanë të qëndronin në brendësi të këtyre godinave, të cilat ishin deklaruar të pabanueshme dhe përbenin rrezik serioz për jetën e banorëve, ka sjellë pasojën e rëndë të vdekjes së 24 qytetarëve. Kjo përbën veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Vrasje nga pakujdesia” në rrethana rënduese”.

Kallëzimi i PD-së thekson se “zyrtarët publikë me vetëdije të plotë nuk kanë marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre pasojave dhe pse kishte informacion të plotë dhe të detajuar në lidhje me pasigurinë që këto objekte paraqesin, por me shpërfillje totale dhe pas pasojave të tërmetit të datës 21.09.2019, përsëri refuzoi të ndërmerrte masat ligjore”. Kjo shpërfillje totale për jetët njerëzore nga zyrtarët publikë e bën vdekjen e 24 qytetarëve në Thumanë një “vrasje shtetërore”, për të cilën duhet të përgjigjen penalisht personat përgjegjës.

E njëjta përgjegjësi evidentohet edhe për vdekjen e Kryekomisar Bajram Hajdarmetaj, në Godinën e Konvaleshencës në Durrës, e cila ishte shpallur e pabanueshme pas tërmetit të 21 Shtatorit, por Ministria e Brendshme nuk kishte marrë asnjë masë për të ndaluar hyrjen në godinë. Si pasojë e kësaj neglizhence totale të Ministrit të Brendshëm dhe të vartësve të tij në kryerjen e detyrave dhe funksioneve të tyre, ka ardhur një pasojë shumë e rëndë, vdekja e Kryekomisarit Hajdarmetaj.

” Në kallëzimin penal drejtuar SPAK-ut, listohen të gjitha rastet e dëmtimit të infrastrukturës arsimore publike, të cilat janë ndërtuar apo rikonstruktuar vitet e fundit, por janë shkatërruar si pasojë e tërmetit. Për Partinë Demokratike, shkatërrimi apo dëmtimi i këtyre objekteve është rrjedhojë e prokurime publike korruptive, që kanë sjellë cilësi të dobët të punimeve, duke vënë në rrezik serioz jetën e fëmijëve.

Duke kërkuar nga SPAK regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj personave të kallëzuar, Partia Demokratike thekson se ky kallëzim është provë për SPAK që të dëshmojë se zbatimi i ligjit është i barabartë për të gjithë, pavarësisht pozitës shtetërore, duke i dhënë fund në këtë mënyrë pandëshkueshmërisë së zyrtarëve të lartë.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In