• Kontakt
Saturday, July 5, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Blog

Shqiptaro- amerikanët e Metës dhe amerikanët e Shqipërisë së 2 marsit!

29/02/2020
in Blog
A A
“Truku” që po përdor Meta për të “ndjellur” në shesh turmën e militantëve
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Alfred Peza

Presidenca po bëhet gjithnjë e më “hazer xhevap”, sa më shumë që i afrohemi tubimit të thirrur nga Ilir Meta në shesh, pasditen e 2 marsit në Tiranë. Kushdo që është pro apo kundër Kreut të Shtetit, e sheh veten shpejt e shpejt, në “tabelën e nderit”. Këtij fati nuk i ka shpëtuar as Ambasada e SHBA në Tiranë.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, selia diplomatike e ka cilësuar “protestë politike” atë që po organizon Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Ajo ka rikujtuar se në demonstratat e kaluara ka patur dhunë, ndaj i ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të shmangin atë ditë, zonën “ku do të mblidhen demonstruesit”.

Kaq u desh që Presidenca të kundërpërgjigjej shpejt e shpejt, duke deklaruar se “këtij Manifestimi madhështor Mbarëkombëtar, do ti bashkohen edhe mbi 200 shqiptaro-amerikanë”. Sesa e vërtetë është kjo, mbetet për tu parë. Por, pjesëmarrja e shqiptaro- amerikanëve as nuk sygjestionon dhe as ka ndonjë rëndësi për tu shënuar. Përpos faktit, se përflitet që mbështetës të Ramush Haradinajt, mikut të ngushtë të Ilir Metës, mund të vijnë nga Kosova a Maqedonia e Veriut, e të jenë atë ditë në mbështetje të tij në Tiranë.

Ajo që ka më shumë rëndësi në këtë histori, nuk është as se kush, e as se sa do të jenë atë pasdite në shesh. As se nga janë, e as nga vijnë pjesëmarrësit në të. E aq më pak nëse ata do të mbajnë në dorë një, apo dy tufa me lule mimoze. As nëse do i marin erë degëve të freskëta, e as nëse do i hedhin rrugës. Përveç protestës së ambjentalistëve për ndonjë minimasakër nga mimozat e Liqenit, apo njoftimit më pas të Lali Erit, për gjobat që mund të vendosen për ndotjem e ambjentit publik.

Sikundër nuk ka pikën e rëndësisë sot, nëse manifestuesit do të angazhohen për të mbrojtur institucionet si vullnetarë, apo nëse ato do të instruktohen që ti sulmojnë si mercenarë. Nëse do të mbajnë në dorë nga një kopje të Kushtetutetës, apo nëse ata do të bëhen dëshmitarë okularë, të shkeljes së saj me të dyja këmbët.

Sepse Shqipëria ka parë shumë protesta politike në këto 30 vitet e fundit. Edhe paqësore, edhe të dhunshme. Edhe të ligjshme, edhe të paligjshme. Edhe me lule, edhe me armë. Edhe me Kushtetutë, edhe me molotov në dorë. Ndaj nuk është aspak çudi, që ato ti shohim edhe në të ardhmen.

Më e rëndësishmja në këtë debat rreth shqiptaro- amerikanëve të Ilir Metës dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri, ka që të kuptohet hapur dhe pa ekuivoke, se çfarë mendojnë perendimorët për aksionin e ri publik të Presidentit të Republikës sonë. Se çfarë mendojnë diplomatët dhe ambasadorët e vendeve mike e partnere me ne. E mbi të gjitha, se çfarë mendon aleatja jonë strategjike, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes selisë së saj në Tiranë.

Pak ditë më parë, Ambasadorja Yuri Kim, pas takimeve me Kryeministrin Rama, Kryetarin e PD Basha dhe Presidentin Meta deklaroi se “diskutova edhe për hapat e rëndësishëm që Shqipëria duhet të ndërmarrë në javët e muajt e ardhshëm, duke treguar pjekuri, respekt për institucionet dhe besim në proceset demokratike. Presim që udhëheqësit shqiptarë të sillen në mënyrë të tillë që të jetë e përgjegjshme dhe për të mirën e popullit shqiptar. Ne e sigurojmë popullin shqiptar se ne do të jemi aty për të vëzhguar dhe kontribuar”.

Ndaj, tani kuptohet edhe më qartë që tani, se ata mendojnë që Ilir Meta ka dalë jashtë kostumit kushtetues të të qenurit Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Jashtë kostumit të Kreut të Shtetit, i cili duhet të jetë një person apolitik. Mbi palët. Jashtë kornizës së të qenurit përfaqësues i unitetit të popullit shqiptar, siç Kushtetuta e përcakton qartë rolin e tij. Sepse Ilir Meta sot për ta, është thjeshtë organizatori i një proteste politike.

Kaq mjafton për të kuptuar se çfarë mendojnë në të vërtetë SHBA për 2 marsin dhe kjo është shumë herë më e rëndësishme për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë, sesa çdo detaj tjetër që publikon institucioni i Presidencës. Sepse në fund të fundit, 200 shqiptaro- amerikanët (nëse kjo është e vërtetë!) do të vijnë e do të ikin, siç kanë ardhur e do të vijnë në tokën amë, pjesëtarët e diasporës shqiptare kudo ato ndodhen sot nëpër botë.

Por nëse do i pyesje ata, se kë do të zgjidhnin mes një Presidenti që organizon protesta politike dhe SHBA që e evidenton publikisht këtë shkelje kushtetuese të Ilir Metës, kjo nuk ka nevojë për asnjë përgjigje e koment. Ndaj, këmbanat amerikane kanë rënë gjithmonë për ata që kanë veshë në Shqipëri. Sa për mimozat le të recitojmë Martin Camajn: “Lule mimozash, bartse kujtimesh/ mes stinve e të pa stinë/ na s’kthejmë kurr ma te ju…”!

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

Ditë zije për Holliwudin! Aktori legjendar Michael Madsen gjendet pa jetë në shtëpinë e vet

04/07/2025
In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

In memorie! Sot dita e lindjes së aktorit të madh të skenës dhe ekranit, i paharruari Gulielm Radoja

03/07/2025
“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

“Mos t’i hamë m’sysh”! Pavarësisht moshës legjendat Mevlan Shanaj me Viktor Zhustin, vazhdon të ngjitet në skenë…

03/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In