• Kontakt
Tuesday, August 26, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shqiptari 41-vjeçar i ofroi ndihmë adoleshentes irlandeze por e … ! Dëshmia tronditëse në gjykatë: Më shkatërrove…

30/11/2021
in Aktualitet, Diaspora, Kronike
A A
Shqiptari 41-vjeçar i ofroi ndihmë adoleshentes irlandeze por e … ! Dëshmia tronditëse në gjykatë: Më shkatërrove…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Një adoleshente në Irlandë ka dëshmuar në gjykatë se si një shqiptar e përdhunoi në mes të natës. E reja ka thënë para gjykatës se 41-vjeçari e kishte ftuar në apartamentin e tij.

“Më shkatërrove jetën”, ka thënë 19-vjeçarja. “Më vrave, më shndërrove në diçka që nuk e imagjinoja kurrë. Nuk kam jetuar prej asaj nate. Jam një e vdekur që eci për së gjalli”, është shprehur ajo.

Mediat ndërkombëtare nuk e kanë publikuar emrin e 41-vjeçarit shqiptar. Ai është shpallur fajtor nga gjykata për akuzën e përdhunimit dhe sulm seksual në vitin 2017. Asokohe vajza ishte 15-vjeçare. Një detektiv tha gjatë seancës dëgjimore se vajza kishte ikur nga shtëpia pas një sherri me familjen.

Ajo po qëndronte në rrugë rreth orës 04:00 të mëngjesit “në të ftohtë dhe e frikësuar të shkonte në shtëpi”. Disa shoferë taksie i ndaluan pranë për ta ndihmuar, por ajo refuzoi të shkonte me ta.

Më pas, shqiptari iu afrua dhe e pyeti nëse donte që të shkonte në apartamentin e tij. Ai i premtoi që nuk do ta prekte. Vajza pranoi të shkonte në apartamentin ku po qëndronte përkohësisht. Ajo shkoi të flinte në shtrat me rroba veshur, por më vonë gjeti shqiptarin që pasi ia mbylli gojën me dorë, e përdhunoi. Vajza mundi të arratisej pasi shqiptari po bënte dush. Më pas, e reja ia tregoi gjithçka vëllezërve, të cilët shkuan në apartamentin e shqiptarit dhe e rrahën.

Autoritetet gjetën në apartament shenja gjaku të vajzës. 41-vjeçari pranoi se vajza kishte qëndruar tek ai atë natë, por mohoi se kishte kryer ndonjë marrëdhënie seksuale me të. Ai pretendoi se gjaku në çarçafë ishte për shkak të menstruacioneve. Shqiptari ndodhet në burg aktualisht dhe rrezikon deri në 15 vjet burg. Ai ka precedentë të mëparshëm penalë për shpërndarje droge. Shqiptari jetonte në Irlandë prej disa vitesh.

Vajza ka treguar se ka humbur motivimin nga sulmi seksual dhe nuk mund të kujdesej më për veten apo për të tjerët. “E kam të vështirë t’i besoj dikujt prej teje. Ja ku jam 4 vite më pas, e shkatërruar.

Nuk do të mund t’i rifitoj këto vite”, tha ajo. Dominic McGinn, avokati mbrojtës i shqiptarit, tha se klienti i tij nuk e pranon fajësinë. Ai dorëzoi disa dëshmi të familjarëve të shqiptarit dhe një raport për lirim me kusht pasi pretendon që klienti i tij nuk do të kryejë më akte të tilla.

Sipas tij, shqiptari ka punuar më parë si shef kuzhine dhe ka qenë një individ pozitiv. Seanca për dënimin e shqiptarit është caktuar më 8 Dhjetor.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

Gazetari Anri Bala: Lamtumirë mik “armiku” im Turi

25/08/2025
Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

Në kujtim të aktori dhe regjisori Sotiraq Çili në 7 vjetorin e largimit nga kjo jetë

23/08/2025
Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

Në ditën e lindjes së aktores korçare Dhimitra Plasari, nderim dhe respekt për figurën e saj!

23/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In