• Kontakt
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Shqipëria më pranë se kurrë hapjes së negociatave…”, pohon Várhelyi

08/10/2020
in Aktualitet
A A
“Shqipëria më pranë se kurrë hapjes së negociatave…”, pohon Várhelyi
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Vlerësim i progresit të deritanishëm për reformat, mbështetje e përforcuar nga BE, inkurajim për të plotësuar kushtet e Këshilit Europian dhe Bundestagut gjerman!

Në këto tri drejtime u përqëndruan mesazhet që dha të mërkurën në Tiranë, Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Várhelyi gjatë vizitës së tij disa orëshe për të prezantuar Progres Raportin 2020 të Komisionit Europian, (KE) për Shqipërinë dhe Planin gjithëpërfshirës Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor, të sapomiratuar nga KE.

Në fjalën e tij në Kuvendin e Shqipërisë, Várhelyi theksoi, se “e ardhmja e Shqipërisë dhe rajonit është integrimi në Bashkimin Europian.

Jemi në një moment vendimtar, ku Shqipëria është më pranë se kurrë fillimit të negociatave të pranimit. Shqipëria duhet ta ruajë vrullin dhe të vazhdojë reformat e saj në fushat e treguara në Konkluzionet e Këshillit Europian të marsit”.

Duke rikonfirmuar mbështetjen e përforcuar të BE për progresin e BP drejt hyrjes në BE ai tha në Kuvend se KE është përqëndruar nën tri pista kryesore,” rigjallërimin e procesit të zgjerimit, hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përshpejtimin e konvergjencës ekonomike të rajonit me BE”.

Që Shqipëria të hapë zyrtarisht negociatat e hyrjes në BE…

Komisioneri i Olivér Várhelyi bëri të qartë për autoritetet e Tiranës dhe drejtuesit politikë se testi për të merituar Konferencën e Parë Ndërqeveritare të BE për Shqipërinë, brenda këtij viti, është përfundimi i një reformë zgjedhore të besueshme dhe i një Gjykate Kushtetuese, po të besueshme.

“Kam mirëpritur rezultatin pozitiv të marrëveshjes së 5 qershorit 2020 për zgjedhjet, e cila zbaton rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Inkurajoj të gjitha palët që të mbajnë fokusin tek këto reforma të domosdoshme të Shqipërisë, përfshirë reformat që parashikohen në marrëveshjen e 5 qershorit.

Reforma zgjedhore është kusht për konferencën e parë ndërqeveritare, Na duhet një reformë e besueshme zgjedhore në bazë të së cilës të kemi zgjedhje të lira e të ndershme. Ky do të jetë testi. Këto lloj zgjedhjesh do të jenë testi për për konferencën e parë ndërqeveritare që besoj do të ndodhë sivjet”, theksoi Olivér Várhelyi. Ai e konsideroi si sfidë edhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe vetingun. “Vetingu është i rëndësishëm”, tha Varhelyi.

Përmirësimi i klimës së biznesit

Në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Rama, ai dha detaje për Planin Ekonomik dhe gjithëpërfshirës për BP, të sapomiratuar në KE. “Plani, do të na ndihmojë të integrohemi gradualisht si rajon, me tregun europian, paralelisht me proceset individuale të integrimit për objektivat individuale të vendeve të BP që kanë të bëjnë me shtetin e të drejtës, me funksionimin e institucioneve dhe me gjithë ngrehinën shtetërore që shkon në procesin e monitorimit të vazhdueshëm nga BE-ja”, u shpreh Várhelyi.

Në këtë kontekst komisioneri i BE vuri në dukje që “klima e investimeve është shumë kyçe, vendimtare për Shqipërinë. Por po ashtu dhe sundimi i ligjit luan një pjesë tejet të rëndësishme në këtë aspekt, ku BE i duhet që klima e biznesit të jetë e garantuar, ku të ketë një gjyqësor të pavarur, ku të kemi parashikueshmëri. Parashikueshmërinë e të gjithë mjediseve që kanë të bëjnë me aktivitetet e biznesit”.

Komisioneri Oliver Várhelyi theksoi se BE dëshëron “të ketë një ndikim madhor në rajon.” “Plani gjithëpërfshirës ekonomik dhe i Investimeve mund të ndryshojë panoramën e të gjithë rajonit, në mënyrë të konsiderueshme për 4-5 vitet e ardhshme. Kemi përcaktuar 9 miliardë euro me grante për këtë plan.

Po bashkëpunojmë me partnerët ndërkombëtarë, me institucionet ndërkombëtare financiare, në mënyrë që të arrijmë të gjithë këto fonde edhe me 20 miliardë euro shtesë në garanci. Pra, pothuajse 30% e të gjithe PBB-së të të gjithë rajonit”./DW

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Ditë e zezë për skenën dhe ekranin! Shuhet aktori Fitim Makashi

Ditë e zezë për skenën dhe ekranin! Shuhet aktori Fitim Makashi

31/01/2026
Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë  përvjetor të lindjes së tij

Homazh për aktorin e humorit Xhemal Myftiu në këtë përvjetor të lindjes së tij

29/01/2026
Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

Në kujtim të aktorit brilant Agim Qirjaqi në ditën e lindjes 75 vite më parë

27/01/2026
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In