Kryeministri Edi Rama ka folur për marrjen e Eurobondit nga Shqipëria. Në fjalën e tij në një konferencë për shtyp, Rama tha se qeveria e tij po përgatit planin “Shqipëria 2030”.
“Një lajm shumë të mirë nga tregjet e kapitaleve dhe fakti është që kemi arritur një rezultat që na inkurajon shumë dhe që garanton planin e ri kombëtar “Shqipëria 2030” për një transformim ekonomik dhe social, duke adresuar rindërtimin dhe rimëkëmbjen, sepse Shqipëria del nga dy goditje njëra pas tjetrës dhe ambicien tonë për një shtysë të ekonomisë dhe punësimit në vitet e ardhshme.
Sapo të jemi gati me planin e ri komëbtar do të kemi një efekt të veçantë siç e ka bërë me dije ministri i Shtetit. Nuk do të jetë program në letër, por do të jetë një plan veprimi i kalendarizuar në afat të shkurtër, të mesëm dhe të gjatë. Ajo që ka ndodhur dje, ndodh me çdo vend që merr vlerësimin për situatën në aspektin e të gjithë parametrave ekonomikë.
Po ashtu merr vlerësimin lidhur me riskun. Më vjen keq që ky lajm nuk ka marrë vëmendjen e duhur, por dhe opozita ka vijuar një një avaz që në këtë rast nuk shkon fare sepse bëhet fjalë për Shqipërinë jo vetëm qeverinë.”, u shpreh Rama.