• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shoqëria civile lobon për ndryshime ligjore për sigurinë ushqimore

16/09/2021
in Aktualitet
A A
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shoqëria civile lobon për ndryshime ligjore për sigurinë ushqimore

Së shpejti një udhëzues për menaxhimin e mbetjeve shtazore, udhëzues për lëvizjen e kafshëve, menaxhimin e thertoreve dhe karta teknologjike

Nevoja për të patur siguri ushqimore ka shtuar përpjekjet e organizatave të ndryshme për të ndërgjegjësuar konsumatorin që të zgjedhë produktin, por pak kush flet për masa konkrete që duhen të ndërmerren për të patur ushqime të sigurta. Për pasojë nuk mungojnë rastet kur është cënuar siguria ushqimore me qytetarë që kanë patur probleme me shendetin përshkak të ushqimeve të kontaminuara, të prishura apo jashtë standarteve. Institucionet publike nuk kane ende makanizmin e plotë të kontrollit apo më shumë për të mbajtur nën mbikqyrje të vazhdueshme të gjithë rrjetin ushqimorë që nga përdorimi i lëndës së parë, te prodhimi e deri sa mbërrin tek konsumatori. Për këtë arsye, siguria ushqimore në Shqipëri ka nevojë të theksuar për reformism. Ajo nuk është në nivelet e kërkuara për të ofruar garanci për konsumatorin.

Nisur nga këto gjetje, Qendra Shkencë dhe Inovacion për Zhvillim (SCiDEV) në partneritet me shoqatën Albanian Food Industry (AFI) hartuan një projekt me fokus përmirësimin e kësaj situate ku janë bërë edhe propozime konkrete. Ky projekt u mbështet nga fondet e Bashkimit Europian, projekti IDEAL i menaxhuar nga CoPlan. Sipas projektit, përmirësimi i sigurisë ushqimore në Shqipëri rritet duke përmirësuar kuadrin ligjor, rregullativ, advokimin dhe duke shtuar ndërgjegjësimin. Për t’u realizuar ky qëllim është bërë analiza e situatës aktuale e sigurisë ushqimore, studim i paketës ligjoro – rregullative mbi ushqimin dhe politikat e ndryshme duke nxjerrë në pah sfidat dhe nevojat për ndryshim. Nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme të realizuara në zbatim të projektit solli impakt në ndergjegjsimin e aktorëve të ndryshëm mbi rendësinë e sigurisë ushqimore, lobimin e saj si dhe solli ndërhyrje në aktet nënligjore që do të hyjnë në fuqi së shpejti. Projekti i realizuar pasqyron gjendjen aktuale të sigurisë ushqimore në Shqipëri dhe propozon veprime konkrete.

Për të arritur efikasitet maksimal në këtë nismë të ndërmarrë si dhe për të përmirsuar sigurinë ushqimore janë realzuar takime të ndryshme, seminare dhe ëorkshope me përfaqësues të institucioneve publike (të lidhur drejtpërdrejtë apo jo me tematikën e sigurisë ushqimore në vend), akademik dhe përfaqësues të operatorëve të biznesit ushqimor.

Nga këto takime u hartuan edhe propozime konkrete për ministritë e linjës (Ministrinë e Mjedisit dhe Turizmit, Ministrinë e Financave, si edhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural), Autoriteteve kompetente për zbatimin e ligjeve apo akteve nënligjore (Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Agjensia Kombëtare e Mjedisit) si edhe propozime drejtuar Operatorëve të Biznesit Ushqimor. Këto propozime kanë qenë të natyrës kryesisht ligjore, administrativo-proceduriale si dhe ndërgjegjësuese si:

– Deklarim të kartës teknologjike

– Raport të vetëkontrollit nga ana e OBU-ve

– Realizimi i një sërë certifikatash (certifikata e konformitetit – urdhër i teknologut)

– Instalimi i sistemit RUDA dhe azhornimi i tij (i cili do të përmirësohet deri në fund të muajit Tetor)

– Vendosja e Lotit në faturat tregtare të shitjes

– Miratimi i udhëzimit për menaxhimin e mbetjeve me origjinë shtazore

– Certifikimi i eksporteve të lekurës

– Miratimi i çertifikatës që shoqëron nënproduktet

– Modeli i etiketës së tregtimit të mishit

– Tarife shërbimi simbolike mbi prodhimin përfundimtar mujor të operatorëve prodhues përpunues

– Urdhri i kufizimi të numrit të licencave

– Adminsitrimi i vulave

Dokumentet e mësipërme, që janë paraqitur nga ekspertët e projektit edhe në formën e modeleve, mbyllin ccdo boshllek në zinxhirin e kontrollit të inspektimeve nga ana e autoriteteve publike. Në të njëjtën kohë ato sherbejnë edhe si instrumenta për ulur informalitetin duke respektuar standartet e sigurisë ushqimore.

Sigurisht, jo të gjitha propozimet e paraqitura do të jenë të zbatueshme në një periudhë afatshkurtër, duke qenë se ato janë të shumta dhe do të kërkojnë një periudhë më afatgjatë, megjithatë ndikimet e para të projektit kanë filluar.

I është dhënë rëndësi edhe botimeve të ndryshme ku paraqitet situata, ndryshimet e nevojshme dhe propozime konkrete që kanë në fokus sigurinë ushqimore. Ato prezantojnë një vështrim të plotë të kuadrit ligjor në Shqipëri, dokumentacionin e nevojshëm për lëvizjen e kafshëve nga stabilimenti i origjinës deri në daljen e tij në treg (qoftë kjo industri përpunimi, restorant apo në pjatat e konsumatorit), manuali i menaxhimit të thertoreve (që përmban standartet dhe kushtet që duhet të zbatohen nga Operatorët e Biznesit Ushqimor – OBU-të) etj. Zbatimi i këtij projekti ka patur impakt në rritjen e vullnetit për të transformuar apo nxjerrë akte nënligjore të reja në shërbim të përmirësimit të sigurisë ushqimore si edhe ka përmirësuar dialogun ndërmjet aktorëve publik dhe privat të përfshirë në praktikat dhe politikat e sigurisë ushqimore.

Në planin afatgjatë pritet aplikimi i standarteve për të rritur sigurinë ushqimore nga ana e Operatorëve të Biznesit Ushqimor nëpërmjet auditimit, kontrolleve zyrtare apo vetkontrolleve. Të gjitha këto ndërhyrje, veprime dhe analiza që janë hartuar dhe realizuar në kuadër të projektit, po përmirësojnë sigurinë ushqimore nëpërmjet përmirësimit të kuadrit ligjor të zbatueshëm.

Nga ana tjetër, zbatimi i propozimeve të dala në përfundim të projektit nga institucionet publike, do të përkthehen në një ulje të informalizimit të operatorëve të biznesit dhe rritje të të ardhurave në buxhetin e shtetit. Sa i përket OBU-ve, zbatimi i këtij projekti do të sjellë rritje të sigurisë dhe cilësisë së produktit dhe rritje të kërkesës për produktin. Duke ulur informalitetin në këtë sektor do të nxitet konkurenca dhe si rrjedhim do të ketë zhvillim dhe rritje të aktivitetit.

Në kuadër të këtij projekti që ka në fokus sigurinë ushqimore janë propozuar modele ccertifikatash apo deklaratash, lëshimi i të cilave do të sherbejë në procesin e formalizimit dhe fiskalizimit të OBU-ve, por edhe do të decentralizojë nivelin e përgjegjësisë.

Qëllimi përfundimtar i këtij projekti, që ushqimi që do të konsumojne shqiptarët të jetë më i sigurtë dhe cilësor, do të jetë i prekshëm duke zbatuar plotësisht këtë propozimet dhe gjetjet e ndryshme.

Udhëzimi për menaxhimin e mbetjeve me origjinë shtazore dhe Udhëzimi për pasaportën (apo kartën) teknologjike që do të prezantohen së shpejti nga Ministria e Bujqësisë janë arritje që i referohen pikërisht këtij projekti, ndërsa të tjera përmirësime dhe ndryshime pritet që të ndodhin në vazhdim.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

Në kujtim të Kastriot Ahmetit, aktori që u nda nga jeta dhe teatri Aleksandër Moisiu në moshë kaq të re

12/07/2025
Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

Gjashtë vite pa “Artisten e Merituar” korçare Valentina Caci

12/07/2025
“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

“Kalorës i Urdhërit të Flamurit” dhe “Artisti i Merituar” Lec Bushati sot ka ditën e lindjes

10/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In