• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Humor

Shkencëtari Taulant ofron një zbulim të ri lidhur me dorezat

20/04/2020
in Humor
A A
Një tablo sinoptike e COVID-19 nga “shkencëtari” Taulant!
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shkencëtari Taulant ka bërë sot një zbulim të ri shkencor.

Punimi nuk ka marrë ende formën e plotë, pasi sekretarja do ta zbardhë atë nga Syri TV, por përmbajtja është tërësisht shkencore:

“Të dashur shqiptarë kudo që jeni.

Po ju njoftoj se pas një pune 45 ditë ditore, në kulmin e pandemisë kam arritur një përfundim shkencor shumë të dobishëm, që do t’u vlejë brezave në të ardhmen.

Punimi ka të bëjë me një nga masat më të keqpërdorura gjatë situatës së pandemisë, e cila mund të ketë ndikim tek kurba e pandemisë gjatë 45 ditëve, çka do ta analizoj në një punim të ri shkencor.

Punimi shkencor që sapo kam përfunduar është fryt i një pune dhe eksperimenti 45 ditor, por që sonte natën, rreth orës 2 të natës, më doli gjumi nga shqetësimet që kam rreth pandemisë dhe më lindi ideja brilante që ta ktheja në punim shkencor.

Rreth orës 7 të mëngjesit, u lidha me studion e Syrit në Tiranë për të bërë publik lajmin.

Lajmi do të ketë impakt të rëndësishëm në sjelljen e njerëzve gjatë pandemisë.

Ai po ashtu do të lehtësojë kostot ekonomike të kësaj fushate.

Është fjala për mbajtjen e dorezave gjatë pandemisë.

Kërkimet e mija shkencore arrijnë në përfundimin se ato janë të panevojshme.

E di që këtë e kanë thënë më parë dhe disa politikanë, si Edi Rama, Lulzim Basha apo mjekë si Pëllumb Pipero, por ata e kanë thënë me intuitë.

Unë e kam nga baza shkencore, pasi kam bërë punim shkencor për këtë çështje.

Prezantimin e punimit shkencor e kam bërë me gojë sot në mëngjes në TV.

Sapo të zbardhet intervista do ta plotësoj dhe me referenca dhe do ta çoj për botim në një revistë prestigjioze onlinë “mukajeti.com”, që publikon vetëm kërkimet e mija shkencore.

E di që shumë njerëz të thjeshtë nuk kuptojnë nga punimet shkencore, por një mesazh është i qartë.

Mos përdorni shumë doreza, se nuk ju mbrojnë nga asgjë.

Nga mospërdorimi i dorezave, për rreth 3 milionë shqiptare, me nga 4 copë në ditë, i thonë 12 milionë doreza në ditë, ose 360 milionë doreza në muaj.

Këto janë llogari të sakta, se i kam bërë me kërkim shkencor.

Kjo shifër na kursen rreth 10 milionë euro.

E pra, qeveria Rama që përçmon punët e mija shkencore, vete haxhon milionë euro, kurse unë i jap miliona euro shtetit me shpikjet e mija.”

Share219Tweet137


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In