• Kontakt
Wednesday, July 9, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Shkarkimi i Kurtit, Thaçi: Iku më shumë nga gabimet e veta, afrimi i qeverisë së tij me Serbinë i rrezikshëm. Se kuptoj këtë urrejtje të Kurtit me Shqipërinë

11/06/2020
in Aktualitet, Diaspora
A A
Shkarkimi i Kurtit, Thaçi: Iku më shumë nga gabimet e veta, afrimi i qeverisë së tij me Serbinë i rrezikshëm. Se kuptoj këtë urrejtje të Kurtit me Shqipërinë
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se Albin Kurti si kryeministër është shkarkuar më shumë nga gabimet e tij sesa të ketë pasur një plan për ta rrëzuar.

“Unë nuk jam i përfshirë në asnjë qeveri që duhet kjo qeveri apo jo. Unë nuk jam president teknik, por nga kjo forcë politike. Natyrisht respektoj Kushtetutën e vendit tim që më jep përgjegjësi që të respektoj institucionet e Kosovës.

Unë takohem me të gjithë liderët e partive politike. Nëse kërkohet ndonjë mendim, unë këshilloj.

Një deputet më ka thënë t’i jap mendim dhe unë i kam thënë se do të ishte mirë që krijohej një qeveri për vendin. Nuk ka të bëjë fare me këtë person apo tjetër.

Unë edhe zotin Kurtin e kam këshilluar. Nëse do kishte respektuar ato që i kam thënë, do të ishte kryeministër sot. I kam thënë që të ketë kujdes me Serbinë që të mos jetë aq miqësor me ta dhe që të jetë shumë i kujdesshëm qme ndërkombëtarët.

Arsyet e shkarkimit i di gjithë bota, partneri i koalicionit i iku nga qeverisja. Shkarkimi ka qenë i hapur. Ka qenë qeveria më jetëshkurtër në historinë politike të vendit. Është shkarkuar më shumë nga gabimet e veta sesa të ketë pasur plan”, tha Thaçi.

I pyetur se përse qeveria e Kurtit u rrëzua në kohë pandemie, Thaçi tha se institucionet e Republikës së Kosovës duhet të dëshmojnë se funksionojnë në çdo kohë.

“Kosova është shtet i pjekur demokratik. Kosova ka edhe politika shëndetësore. Ka treguar zotësi të funksionimit të demokracisë. Çdo veprim në çdo kohë është për shtetin e Kosovës. Vendi kishte përplasje ndër-partiake që nuk janë punë e imja”, u shpreh Thaçi.

Më tej, Thaçi tha se Kurti u afrua më shumë se ç’duhet me Serbinë, gjë ishte fare e paargumentuar.

“Unë kam qenë entuziast që Albin Kurti të vijë në zyrën time. U përgjigj pas 5 pyetjeve, sepse isha i padurueshëm që si president që Kosova të kishte qeveri, sepse të jetë Prishtina pa qeverisje ishte e dëmshme.

Në momentin që ka ardhur në zyrën time, e kam dekretuar dhe u formua qeveria e re.

Unë sa të jem president dua që të mos ketë vakum institucional, këtë nuk duhet ta vuajnë qytetarët e Kosovës. Sot kemi qeveri dhe duhet normalitet.

Duhet të mos ketë barriera për vazhdimin e funksionimit të institucioneve të Kosovës.

Për Kurtin kam pasur këshilla që të mos sillet thuajse në mënyrë armiqësore, të heqë pengesat me Shqipërinë, të ruajë raportet me ndërkombëtarët. Duhet të shmangeshin egot personale.

Afrimi me Serbinë ka qenë i paargumentuar dhe nga askush nuk është mirëpritur në Kosovë e është i panevojshëm.

Që të futen dhe njërës të strukturave të shtetit dhe të destabilizohen Kosovën. Ka ndodhur në Veri të Kosovës.

Nga ana tjetër nuk është i justifikuar atë ego, apo inat politik që mund të ketë dikush në Kosovë me Shqipërinë.

Kjo është e rrezikshme. Se kuptoj këtë urrejtje të Kurtit me Shqipërinë.

Maltratimi dhe mbyllja e kufirit për të hyrë në Kosovë, kjo është shumë e gabuar. Kjo është me elemente të panevojshme dhe me qëndrime urrejtëse.

Mund të fitosh zgjedhjet, por duhet që të dish të qeverisë”, vlerësoi Thaçi.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Tomka”,  jeta plot peripecira e yllit të skenës, që e përjashtuan nga shkolla dhe e mbyllën në psikiatri!

Sot Enea Zhegu, “Tomka” i famshëm do festonte ditëlindjen e 61-të, por jeta i’u ndërpre kur se prisnim

09/07/2025
9 korrik, tre vite nga vdekja e “gangsterit” më të famshëm, aktorit Tony Sirico

9 korrik, tre vite nga vdekja e “gangsterit” më të famshëm, aktorit Tony Sirico

09/07/2025
Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit  të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

Në kujtim të “Xhivolas” së famshëm, aktorit të pavdekshëm dhe zërit hyjnor të Teatrit Kombëtarë Prokop Mima në ditën e lindjes

08/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In