• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“SHISH dhe anti-terrori gati”! Artan Hoxha bën publike detajet e rëndësishme: zbardh çfarë po ndodh në jug të vendit! Lista e zezë…

27/10/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
“SHISH dhe anti-terrori gati”! Artan Hoxha bën publike detajet e rëndësishme: zbardh çfarë po ndodh në jug të vendit! Lista e zezë…
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gazetari Artan Hoxha ka treguar masat që po merren në Jug të vendit, duke qenë se nesër është dita e ‘JO’-së greke, e cila ka nisur që në vitin 1940.

Në përkujtim të kësaj dite, që është festë kombëtare në Greqi, aktivitete zhvillohen nga minoritarët edhe në Shqipëri. Tre vite më parë kjo ditë kaloi me incidente, pasi përkoi me vrasjen e Konstantinos Kacifas. Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se këto aktivitete me pjesëmarrjen e shoqatave nacionaliste shoviniste nuk duhet të lejohen nga autoritetet shqiptare.

“Në fakt dita e festës kombëtare greke, që festohet edhe në Jug të Shqipërisë ku ndodhet i përqendruar minoriteti grek. Nuk është se problemi ka nisur me vrasjen e Kacifas, edhe më herët ka pasur probleme në kufijtë tanë jugorë, por i kanë lejuar “të bëhet çfarë të bëhet dhe të kalojnë shpejt”. Pra nuk është 28 tetori që tërhoqi vëmendjen, por ka filluar më herët. Shoqata greke, nacionaliste me nuanca shoviniste që i financojnë që paraqiten në Jug të vendit me simbole të Vorio-Epirit, është kthyer në simbol për atë pjesë të pretenduar që sipas tyre duhet të ishte pjesë e territorit grek.

Këto janë aktivitete kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo që shqetëson është fakti i pjesëmarrjes, para dy vitesh ishte Agimi i Artë, por edhe deputetë të partisë që sot është në pushtet “Demokracia e Re”, sepse kjo përkthehet në vota. Kjo nuk është një gjë kalimthi, por e përvitshme, që bëhet cdo vit. Por autoritetet tona i kanë toleruar. Unë mendoj se kjo duhet të zgjidhet ndryshe, të parandalohet kjo gjë. Problemi është prapavija që ka krijuar probleme.

Por çfarë presim nesër? Pas vrasjes së Kacifas në Bularat ka pasur incidente, kujtojmë një vit më vonë, tre ditë para tentuan që të futen në Shqipëri një deputet dhe ish-deputet dhe u kthyen pas sepse shoferi i deputetit kishte armë dhe kjo nuk ishte e lejuar dhe Babis Karathanos, që u shpall “non grata”. Ceremonia këtë vit u bë në datë 23, më përpara, ku merrnin pjesë familjarë të Kacifas. Në ceremoni ka qenë edhe konsulli grek i Gjirokastrës. Por për mua nuk mund të marrë pjesë një zyrtar grek për të përkujtuar një person që bëri luftë me policinë shqiptare për tre orë” tha ai.

Por çfarë pritet që të ndodhë këtë vit? Gazetari Artan Hoxha foli për një rritje të vigjilencës në Jug të vendit për të parandaluar futjen e personave që më parë janë shpallur “non grata”. “Ka një prezencë të shtuar të SHISH-it tonë në Jug të vendit, të shërbimit të anti-terrorit të policisë së shtetit, pasi ka listën e personave që janë shpallur “non grata”, që kanë nxitur një frymë konfliktuale dhe pastaj kemi një listë, që i kalon 85 persona.

Kjo listë u është dhënë autoriteteve tona nga Qafë Bota në Kapshticë, që kufizohemi me Greqinë, që të pengojnë ardhjen e tyre, se vijnë me autobus dhe kolonë mjetesh. Është dhënë orientimi që nuk duhet të hyjnë, në këtë listë ka edhe eurodeputetë, si ajo e Qipros atëherë. Unë mendoj që duhet t’i lësh të hyjë dhe t’i ndjekësh penalisht më pas. Kemi edhe një rritje të vigjilencës në kufirin e gjelbër. Vendi ku ka ndodhur ngjarja në Bularat në vijë ajrore me kufirin grek nuk është më shumë se 2 km” tha ai.

Share198Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

2 vite pa aktorin fierak Koço Papadhopulli: Ja si e përjetoi aktori dhe miku i tij Mevlan Shanaj humbjen e tij

26/08/2025
Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

Sot humorist i fëmijëve dhe të rriturve i paharruari Ben Shaka do mbushte 73 vjeç

26/08/2025
24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh”  të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

24 vjet pa “Artistin e Popullit” dhe “Mjeshtrin e Madh” të dinastisë së aktorëve brilant korçarë Vangjush Furxhi

26/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In