• Kontakt
Saturday, August 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Sport

SHIFRA E DITËS: 10 fakte nga fitorja e Argjentinës ndaj Francës, në finalen legjendare të Botërorit

19/12/2022
in Sport
A A
SHIFRA E DITËS: 10 fakte nga fitorja e Argjentinës ndaj Francës, në finalen legjendare të Botërorit
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Messi-Mbappe, ishte e pashmangshme beteja finale mes tyre për trofeun. Kjo ishte një betejë midis mjeshtrit – ndoshta lojtarit më të madh të të gjitha kohërave – dhe trashëgimtarit të mundshëm të fronit të tij
SHIFRA E DITËS: 10 fakte nga fitorja e Argjentinës ndaj Francës, në finalen legjendare të Botërorit
Aranit Muraçi

Lionel Messi e udhëhoqi thuajse i vetëm Argjentinën drejt lavdisë së Kupës së Botës në kohë normale – dhe më pas në kohë shtesë – por finalja magjepsëse e së dielës përfundoi 3-3 pas 120 minutash përpara se amerikano-jugorët të mposhtnin Francën me penallti.

Kylian Mbappe shënoi një tregolësh në finale, por shfaqja e tij klinike dhe e pjekur nuk ishte e mjaftueshme për t’i siguruar superyllit francez medaljen e tij të dytë të fituesit të Kupës së Botës.

Dhe si dolën Messi dhe Mbappe? Janë disa numra të spikatur pas performancës magjepsëse të superyjeve, në një finale mahnitëse të Kupës së Botës që mbylli siparin me triumfin e Argjentinës:

1 – Vetëm 23 vjeç, Mbappe është shpallur golashënuesi më i mirë i ri në historinë e finaleve të Kupës së Botës, Katar 2022.

2 – Messi është lojtari i dytë më i vjetër që shënon në një finale të Kupës së Botës (35 vjeç e 177 ditë). Nils Liedholm i Suedisë shënoi kundër Brazilit në finalen e vitit 1958 (35 vjeç e 264 ditë).

3 – Mbappe bëhet lojtari i dytë mashkull që shënon një tripletë në një finale të Kupës së Botës. Geoff Hurst qëndronte i vetëm me këtë rekord falë shfaqjes së tij legjendare në triumfin e Anglisë në vitin 1966.

4 – Numri 10 i Argjentinës shënoi katër penallti në Katar (duke përjashtuar një që e humbi). Vetëm anësori holandez Rob Rensenbrink në 1978-ën dhe ikona portugeze Eusebio në 1966-ën kishin realizuar kaq shumë goditje nga pika e bardhë, në një turne të vetëm.

5 – Messi nuk kishte shënuar kurrë një gol me eliminim direkt në Kupën e Botës veç këtij muaji. Ai realizoi shtatë gola në edicionin e 2022, në fazën e grupeve, në 1/16-at, çerekfinale, gjysmëfinale dhe finale, që do të thotë se është lojtari i parë që shënon në çdo raund të një sezoni të vetëm të Kupës së Botës.

6 – Hera e fundit që një lojtar mashkull shënoi tetë gola në një Botëror të vetëm ishte në vitin 2002; Mbappe përputhej me golat e Ronaldos nga suksesi i Brazilit dy dekada më parë.

7 – Messi dhe Mbappe ndihmuan të dy direkt të realizonin 10 gola në Kupën e Botës: Messi shënoi gjithsej shtatë gola dhe dha tre asistime, ndërsa Mbappe bëri tetë gola dhe siguroi dy asistime. Lojtari i fundit që e kishte arritur këto shifra ishte Diego Maradona, i cili shënoi pesë gola dhe asistoi pesë herë gjatë sezonit tjetër legjendar të Argjentinës, në 1986.

8 – Me 12 gola dhe 8 asistime, 20 gola ku është përfshirë direkt Lionel Messi, janë më të shumtat e çdo lojtari të regjistruar në Kupën e Botës (1966 e këtej). Prandaj po konsiderohet më i madhi, edhe se Diego Maradona.

9– Messi vendosi një rekord me golin e tij të 26-të, me paraqitjet e tij në skenën më të madhe të futbollit botëror dhe garat kontinentale të vendit të tij. Ronaldo i Brazilit mbante më parë rekordin me 25 gola të shënuar në Kupën e Botës dhe Kupën e Amerikës.

10 – Goli i dytë i Mesit në finale dhe e treti i Argjentinës – ishte goli i tij i 100-të në karrierë me kombëtaren e Argjentinës.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

Shumë urime aktori i jashtëzakonshëm, Dustin Hoffman, 8 gusht 1937!

08/08/2025
Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

Kujtojmë sot 79 vjetorin e lindjes të aktorit Met Bega

07/08/2025
Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

Vendi i tij na mohoi dëgjimin e zërit që skenat e huaja e lakmonin…i pavdekshëm Lukë Kaçaj

07/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In