• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Sheri Mita skenaristi, dramaturgu dhe aktorit brilant i dhjetëra roleve sot do festonte ditën e lindjes

15/03/2025
in Aktualitet, Dosja X, Nostalgji
A A
Sheri Mita skenaristi, dramaturgu dhe  aktorit brilant i dhjetëra roleve sot do festonte ditën e lindjes
1.8k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Sheri Mita, është lindur në Fterrë të Sarandës më 14-03-1943. Mbas shkollimit të mesëm, kreu Institutin e Lartë të Arteve dega Dramaturgji në vitin 1967.

Fillimisht emërohet po aty pedagog i mjeshtërisë së aktorit, por hiqet për arsye biografike. Emërohet regjisor në Kinostudio, aktor në Teatrin Popullor etj., deri sa u dërgua si regjisor në Estradën e Beratit, nga ku kthehet në Tiranë në vitin 1989 fillimisht si regjisor në Cirkun e Tiranës.

Në vitin 1993 emërohet në Estradën e Tiranës si drejtor e vitet e fundit udhëheqës artistik. Në vitin 2004 doli në pension.

Ka dhënë kontribut të veçantë si aktor dramatik, por dhe komik. Ka luajtur role në 16 filma artistikë, si në filmat “Ngadhënjim mbi vdekjen”, “Yjet e netëve të gjata”, “Ballë për ballë”, “Gjeneral Gramafoni’, “Veterani”, “Në fillim të verës”, “Valixhja me një milion dollarë” etj. Ka interpretuar si aktor në teatër, si te pjesët “Shtëpia në bulevard”, “Fytyra e dytë”, ‘Arturo Ui”, ‘I pazëvendësueshmi” etj.

Si regjisor, përveç dhjetëra numrash estrade, ka vënë në skenë në Teatrin Popullor, në Fier, Berat, Korçë etj. disa drama e komedi.

Si krijues letrar, ka shkruar gjashtë drama e komedi. Katër prej tyre: dramat “Vite të paharruara” dhe “Dy krisma në Paris” dhe komeditë “Këshilli i ndrikullave” dhe “Familja e madhe” kanë fituar çmime në konkurset kombëtare të dramaturgjisë dhe Festivalet Kombëtare të Teatrove. Në vitin 2004 u nderua me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë”.

Kush ishte Sheri Mita

Sheri Mita është lindur në fshatin Fterrë të Sarandës më 14-03-1943 dhe vdiq me 2-4-2012. Ka mbaruar Institutin e Lartë të Arteve “”. Përveçse aktor, është edhe një skenarist dhe dramaturg i mirënjohur. Ka shkruar dhe ka vënë në skenën e Teatrit “Migjeni” të Shkodrës Komedinë “Këshilli i Ndrikullave”. Ka shkruar dhe ka vënë në skenë në Teatrin e Fierit Dramën: “Dy krisma në Paris”, “Vite të Paharruara”. Nga Viti 1976 deri në vitin 1989 ka qenë regjisor dhe dramaturg i Teatrit dhe Estradës profesioniste të Beratit “Margarita Tutulani” ku ka vënë në skenë me dhjetëra komedi, drama dhe variete. Është dekoruar nga Presidiumi i Kuvendit Popullor me Urdhrin “Naim Frashëri i Artë” si dhe është nderuar me Titullin “Qytetar Nderi’ i Krahinës së Lukovës dhe Sarandës.

U nda nga kjo jetë më 2 Prill të vitit 2012 në moshën 69 vjeçare

Filmografia

Kronikë provinciale (2009) Prifti në moshën

Oreksi i madh – (1995) (TV)

Familja ime – (1987) …. Stavri

Të mos heshtësh – (1985)

Gjurmë në dëborë – (1984)

Nata e parë e lirisë – (1984)

Skëterrë 43 – (1980)

Gjeneral gramafoni – (1978)

Ngadhnjim mbi vdekjen – (1967) …. Villi Heller

Njerëz në rrymë Inxhinjeri

Yjet e netëve të gjata Xhelo paterica

Operacioni “zjarri” Gjin Martini

Ballë për ballë Gazetari rus

Vetmi Petraqi

Kronike e një nate Austriaku Jozef

Vitet e pritjes Qendro Bukhudhra

Përdhunuesit… Shefi i sigurimit

I paharruari.. Ndjekësi

Gjoleka i biri i Abazit ..Daja

Rrugicat që kërkonin diell – Kryetari i njësitit

Share246Tweet154


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In