• Kontakt
Sunday, June 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Histori

Shën Eleuterus, Papa i parë shqiptar

04/02/2020
in Histori
A A
Shën Eleuterus, Papa i parë shqiptar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Papati ka njohur deri sot 266 papë, të gjitha nga Evropa përveç Françeskut që është argjentinas. E ndër këto, disa ishin edhe shqiptarë…

Papa i parë shqiptar ishte Eleuteri (Eleuther, Eleutherius (lindur në Nikopoli të Epirit, në një vit të papërcaktuar – vd, ekur në Romë, në vitin 189). Ai ishte i 13-ti Ipeshkëv i Romës e papë i Kishës katolike, e cila e nderon si shenjtor. Egesippi(110-180), historian i krishterë i shekullit II, që shkroi kundër herezive e nderohet edhe ai si shenjt nga Kisha katolike, ishte i pari biograf i Papës epirot.

Sipas tij Eleuteri i lindur në Nikopoli (Prevezë) erdhi në Romë në kohën e Papës Aniçeti, qe diakon e mori pjesë, si sekretar në takimin e tij me Polikarpin. Këtë e vërteton edhe Euzebi në Historia Ecclesiastica (IV,11,7;22,3). Sipas tij Eleuteri ishte akoma ipeshkëv kur Irineu i Lionit përfundoi listën e tij ipeshkvnore romake (Adversus haereses III, 3,3). E Eleuterin e kujton edhe Tertuliani në “De praescriptione haereticorum” (30, 2).

Gjatë papnisë së tij u përhap masivisht herezia montaniste, quajtur kështu me emrin e themeluesit Montano. Ndoshta ish-prift i hyjneshës Cibele, ai pohonte se fliste në emër të Shpirtit Shenjt, se kishte vegime profetike për çështje të ndryshme të fesë e, sidomos, për kohën e ardhjes së dytë të Krishtit. Prej këndej, nën papninë e Eleuterit u shkruan më se 4 apologji, për të paraqitur ndryshimet ndërmjet të krishterëve e montanistëve.

Kuptohet se në kohët e përgjakshme të persekutimit pak mundësi kishte Kisha, asokohe e larë në gjak, të merrej me herezitë. Vetëm kur vd, iq Mark Aureli e në fronin e tij u ul i biri Komodi, mundi t’i kushtohej plotësisht problemit të herezisë montaniste.

Nganjëherë Eleuteri qortohet për mungesë vendosmërie në dënimin e herezisë montaniste. Por historikisht mendohet se kjo ishte sjellje diplomatike që synonte ta zgjidhte pa shumë dhimbje, përçarjen në Kishë. Sjellje që nuk solli asnjë fryt. Gjatë papnisë së tij, Eleuterit iu desh t’u bënte ballë edhe herezive të tjera që vijonin të përhapnin doktrinat e tyre, sidomos gnosticizmit e marcionizmit.

Në Liber Pontificalis shkruhet se pati letërkëmbim me mbretin britanik Lucio që dëshironte të kthehej në fenë e krishterë. Por kjo traditë romake me sa duket nuk ka asnjë bazë historike. Këtë pandehmë e gjejmë edhe tek Shën Beda i Nderuar (673-735) që jetoi në manastirin e Shenjtorëve Pjetër e Pal, në Wearmouth. Beda me sa duket nuk e mori nga burimet angleze, por nga Liber Pontificalis.

Nuk kemi të dhëna që vërtetojnë se Papa Eleuteri u martirizua e sidomos se e quante veten shqiptar. Sepse as vetë Shqipëria asokohet nuk quhej Shqipëri. Shumë-shumë mund të krenohej se ishte ilir. Por as për këtë nuk kemi asnjë të dhënë. Aq më tepër kur po të kemi parasysh se, edhe në ato kohë të mugëta, kur shpesh ngjarjet humbisnin në mjegull pa lënë asnjë dëshmi pas, Kisha katolike, ndonëse e martirizuar vazhdimisht, vijonte ta shkruante e ta ruante me kujdes të madh, përmes akteve të martirizimit e të papnive, historinë e saj dymijëvjeçare. Duke na krijuar mundësinë t’i prekim me dorë ca ngjarje 2 mijë vjet larg nesh.

Për shembull, kohën kur vd, iq Papa Eleuteri dhe vendvarrosjen e tij pranë varrit të Shën Pjetrit, varr me një histori më vete, me lëvizje relikesh, për t’i ruajtur nga dhunimi, mjegulluese për historinë tonë. Prej këndej nuk jemi të sigurt jo vetëm për shqiptarësinë e Eleuterit, por nuk e dimë me siguri as ku pushon në paqe, tani që dëshirojmë ta kujtojmë si Papa i parë shqiptar i një kohe kur nuk kishte ende Shqipëri!/Zgjohushqiptar.info

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Margarita Xhepa përcillet për në banesën e fundit me lot dhe dhimbje nga të afërmit miqtë dhe artëdashësit e shumtë

VIDEO/ Profecia e një skene…Vdekja le të presë! Filmi i fundit i Margarita Xhepës: “Si do që të vejë puna, ju nuk duhet ta ndërprisni”!

11/06/2025
Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

Ndahet nga jeta regjisori i njohur Leka Bungo

11/06/2025
Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

Në kujtimet e shokëve që nuk jetojnë më…Shtatë vitet e Bexhet Nelkut dhe dy rrefime grash

10/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In