• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHÇBA “fundos” nënkomisarin e Tiranës, vodhi 5.5 milionë lekë të sekuestruara nga policia, ja detajet

23/06/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
SHÇBA “fundos” nënkomisarin e Tiranës, vodhi 5.5 milionë lekë të sekuestruara nga policia, ja detajet
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet prej disa muajsh nga Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat kanë goditur një tjetër rast të “shpërdorimit të detyrës” në Tiranë.

Sipas njoftimit, një efektiv policie është pezulluar nga detyra pasi akuzohet për vjedhje duke shpërdorur detyrën. Bëhet fjalë për nënkomisarin me iniciale K. C., me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Në njoftimin për shtyp theksohet se hetimet së bashku me prokurorinë kanë ngritur dyshime të forta se efektivi i policisë gjatë kohës që ishte në krye të detyrës në vitin 2016, ka shfrytëzuar atributet e Policisë Gjyqësore duke vjedhur miliona lekë, të cilat ishin sekuestruar si provë.

Për këtë veprimtari në shkelje të ligjit efektivi i policisë pritet të përballet me akuzën për veprën penale “Vjedhje, duke shpërdoruar detyrën”.

“Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në zbatim të Urdhrit të Prokurorit pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për caktimin e masës së sigurimit personal me karakter ndalues, “Pezullim i një detyre a funksioni publik” në ngarkim të punonjësit të Policisë, N/Komisar K.C., me detyrë specialist pranë Njësisë së Posaçme Operacionale “Enfast”, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai dyshohet për veprën penale “Vjedhje, duke shpërdoruar detyrën.

SHÇBA mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të shkeljes së ligjit, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 90 90”’, thuhet në njoftimin për shtyp nga Shërbimet për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Hetimet

Gjatë kohës që nënkomisari ishte në krye të detyrës, ka vjedhur rreth 5.5 milionë lekë, të cilat ishin sekuestruar si provë. Në njoftimin për shtyp nga SHÇBA thekson se pasi nënkomisari ka përfunduar hetimet lidhur me sendet/pronat e sekuestruars të pronarëve të ligjshëm, nuk i ka kthyer, por i ka kaluar në emër të tij. Sakaq, hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes vijojnë.

“Shuma monetare ishte e sekuestruar në cilësinë e provës materiale, në kuadër të një procedimit penal. Është e provuar se punonjësi i policisë, me dashje nuk ka zbatuar detyrimet që rrjedhin nga Kodi i Procedurës Penale për dispononim e provës materiale mbi kthimin e sendeve, pronarëve të ligjshëm, të cilëve iu ishin sekuestruar në kuadër të hetimit.

Po ashtu, ky punonjës policie nuk ka përmbushur detyrimet për zbatimin e vendimit të gjykatës për kthimin e sendeve të sekuestruara, e për pasojë ka dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit dhe shtetasve”, thuhet në njoftimin për shtyp nga SHÇBA. Po ashtu në njoftimin për shtyp theksohet se kjo vepër penale është zbuluar pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me prokurorinë.

“Pas një hetimi disa mujor në bashkëpunim me Prokurorinë, janë siguruar prova, të cilat krijojnë dyshim të arsyeshëm se ky punonjës policie gjatë ushtrimit të detyrës si specialist pranë Sektorit të Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vitin 2016, ka keqpërdorur atributet dhe kompetencat e Policisë Gjyqësore, me qëllim përvetësimin për shpenzime personale të një shume të konsiderueshme parash, me vlerë 5.5 milionë lekë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Share199Tweet124


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In