• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA zgjedh koordinatorin e DASH që do sanksionojë të korruptuarit, Blinken zbulon emrin që do tronditë personat e shpallur “non grata”

15/04/2022
in Aktualitet
A A
SHBA zgjedh koordinatorin e DASH që do sanksionojë të korruptuarit, Blinken zbulon emrin që do tronditë personat e shpallur “non grata”
1.6k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç gazeta “SOT” e paralajmëroi pak muaj më parë, Shtetet e Bashkuar të Amerikës kanë përzgjedhur dje koordinatorin që do të merret me gjithë procesin e sekuestrimit të pasurive dhe pronave të personave të shpallur “Non Grata”.

Sot që flasim Departamenti Amerikan i Shtetit ka aplikuar masa të forta, teksa ka shpallur si të padëshiruar mbi 200 persona nga fusha të ndryshme, 6 prej të cilëve janë nga Shqipëria.

Bëhet fjalë për Adriatik Llallën, Tom Doshin, Vangjush Dako, Aqif Rakipin, Sali Berishën dhe Ylli Ndroqin. Por këtë të fundit dhe ata që kanë pasur të njëjtin fat si ta, duket se i presin ditë të vështira dhe telashe, pasi Sekretari i Departamentit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken ka zbuluar ditën e djeshme se ka emëruar koordinatorin e ri të Sanksioneve në DASH.

Jim O’Brien, është personi që do të jetë përgjegjës për të njoftuar dhe ndjekur nga afër të gjithë procesin të bazuar në një urdhër ekzekutiv i presidentit Joe Biden për bllokimin e pasurive dhe pezullimin e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të personave që kontribuojnë në destabilizimin e Ballkanit Perëndimor, përfshin tashmë edhe Shqipërinë.

Ndërkohë që sipas një njoftimi në rrjetet e tij sociale, Blinken bën me dije se O’Brien do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës së sanksioneve kundër korrupsionit. “Ne e mirëpresim ambasadorin Jim O’Brien si @StateDept Koordinatori i ri i Sanksioneve.

Jim do të luajë një rol vendimtar në formësimin e politikës sonë të sanksioneve për të promovuar përgjegjësinë për korrupsionin dhe abuzimin e të drejtave të njeriut dhe për të penguar aktivitetet që kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Blinken ndër të tjera.

Yuri Kim mesazh të korruptuarve

Ndërsa postimi i tij është ripostuar edhe nga ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. Kjo e fundit nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me emërimin e ri të bërë nga DASH, por duket se ka dhënë një mesazh për të gjithë të prekurit nga ligji që Biden nxori vitin që lamë pas.

Bazuar në këtë ligj, në vendin tonë ka pasur disa të ndëshkuar, përveç Tom Doshit dhe Vangjush Dakos, të cilët kanë disa vite që janë “non grata” nga SHBA. Tanimë listës së zezë të Amerikës i është bashkuar ish-kryeministri Sali Berisha, Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi, të cilët akuzohen se kanë kryer korrupsion dhe kanë “minuar demokracinë” me veprimet e tyre.

Në njoftimin e Departamentit të Thesarit theksohet se krimi i organizuar mbetet një kërcënim domethënës në Shqipëri dhe aktorët kriminalë vazhdojnë të kenë ndikim në politikën shqiptare, duke përdorur para dhe dhunë për të përcjellë mbështetje drejt kandidatëve të preferuar.

Në bazë të këtij vendimi ‘të gjitha pronat dhe interesat në prona të individëve ose subjekteve të përcaktuara që ndodhen në Shtetet e Bashkuara ose në zotërim apo kontroll të personash të SHBA, duhet të bllokohen dhe të raportohen në OFAC (Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja)’.

Kujtojmë që në listën e zezë të SHBA janë vendosur edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikolla Gruevski; Sasho Mijallkov ish-shefi i Sigurisë dhe Kundërzbulimit; Svetozar Marovic, ish-president i shtetit të përbashkët të Serbisë dhe Malit të Zi; Asim Sarajlic, deputet në parlamentin e Bosnje dhe Hercegovinës dhe Gordana Tadiç, ish-kryeprokurore e Prokurorisë së Shtetit në Bosnje Hercegovinë.

Po kush është Jim (James) O’Brien?”

Gazeta ka mësuar se James O’Brien Z. O’Brien ka shërbyer më parë në Departamentin e Shtetit, duke filluar me postin e tij si avokat-këshilltar në vitin 1989. Më vonë, ai shërbeu si i dërguar i posaçëm presidencial për Ballkanin, me përgjegjësi për politikën diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë të SHBA-së në këtë zonë.

Përveç kësaj, z. O’Brien veproi si Zëvendës Drejtor i Zyrës së Planifikimit të Politikave të Departamentit të Shtetit dhe si këshilltar i lartë i Ambasadores dhe Sekretares së Shtetit të OKB-së, Madeleine Albright.

Nga këto pozicione, ai ndihmoi në formulimin e Marrëveshjes së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje; dhe udhëzoi mbështetjen e SHBA-së për Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, e cila ndihmoi në sjelljen para drejtësisë të personave përgjegjës për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit. Më tej, ai finalizoi marrëveshjet për të kontrolluar armët e shkatërrimit në masë në ish-Bashkimin Sovjetik.

O’Brien negocioi gjithashtu marrëveshje për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale për bashkëpunimin shkencor me Kinën; promovoi rregullore të shëndosha mjedisore të tregtisë ndërkombëtare për materialet e rrezikshme dhe të riciklueshme; dhe punoi për t’i bërë partneritetet publike-private dhe përgjegjësinë sociale të korporatave një element qendror në politikën e jashtme amerikane.

Gjithashtu ka mbajtur postin e ish-të dërguarit special presidencial për çështjet e pengjeve, duke marrë pjesë në negociata dhe duke përfaqësuar Shtetet e Bashkuara për çështjet e lidhura me pengjet.

Share220Tweet138


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

“Nuk i shoh më filmat shqiptarë, banale dhe të pavlerë! Vajza e Met Begës: Nuk vijnë më aktorë si ata në Shqipëri

20/07/2025
VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi,  Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

VIDEO/ Historia e këngës “Mëma ime Greqi, Majmun ciganësh” dhe krahasimi me realitetin e Shqipërisë

20/07/2025
Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

Si dinë ta kujtojnë artistin e madh me trup e shpirt xhevahir Pandi Raidhi miqtë dhe bashkëpunorët e tij pas 26 vitesh larg tyre

20/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In