• Kontakt
Monday, August 4, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA sytë te Gjykata Kushtetuese: Pritet shkarkimi i Ilir Metës për ta shpallur “non grata”! Ja paralajmërimi i Escobar

03/02/2022
in Aktualitet, Debat
A A
SHBA sytë te Gjykata Kushtetuese: Pritet shkarkimi i Ilir Metës për ta shpallur “non grata”! Ja paralajmërimi i Escobar
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti Ilir Meta rrezikon të jetë zyrtari i radhës që mund të shpallet “non grata” nga amerikanët.

Sali Berisha është ndër funksionarët më të lartë që ka hyrë në listën e zezë, ndërkohë sinjalet janë se dhe presidenti mund të bëhet pjesë e saj. Gjykata Kushtetuese mblidhet sot sërish për të diskutuar shkarkimin e presidentit dhe sinjalet janë se mund të kemi një vendim për ta larguar nga Presidenca.

Por nëse ndodh kjo, gjasat që Meta të shpallet i padëshiruar nga amerikanët janë shumë të mëdha. Prej më shumë se një viti asnjë zyrtar amerikan nuk e ka takuar, ndërkohë që është refuzuar në shumë evenimente.

Pra sinjalet janë dhënë se ai është “non grata”, por fakti që është në detyrë detyron DASH që të mos shprehet se pse do të përbënte përplasje diplomatike. Elementi i dytë është bashkëpunimi me Sali Berishën.

Meta ka dalë hapur tashmë se është kundër SHBA dhe në krah të Berishës, ndërkohë që zyrtarizuan dhe koalicionin mes tyre. Por nëse shohim deklaratat që ka dhënë i dërguari i DASH, Gabriel Escobar, të gjithë ata që janë pas Berishës nuk kanë punë me amerikanët. Ai ka qenë i prerë dhe i qartë se nuk bashkëpunon me personat “non grata” dhe mbështetësit e tyre.

Në korridoret e politikës flitet se presidenti është informuar që do të shpallet “non grata” dhe prandaj është hedhur në sulm ditët e fundit. Çdo ditë është protagonist, sulmon Kushtetuesen ndërsa ka nisur lëvizjen për të rimarrë LSI.

Ndërkohë sipas informacioneve, ambasada e SHBA po e ndjek me shumë vëmendje procesin. Të mos harrojmë se ishte Yuri Kim ajo që paralajmëroi Metën se do mbajë përgjegjësi për deklaratat, ndërkohë që prej deklaratës së saj nuk ka pasur më takim mes Kim dhe Metës. Pra, nëse Kushtetuesja sot vendos të shkarkojë Metën, nuk do vonojë gjatë vendimi që pritet nga Uashingtoni.

Mesazhet e Escobar

Ai që po e bën të qartë nga dita në ditës se do ketë emra të tjera “non grata” është i dërguari i DASH për Ballkanin, Gabriel Escobar. Edhe kur ishte në Tiranë, por edhe dy ditë më parë ai paralajmëroi se do të ketë shumë persona të tjerë “non grata”.

“Korrupsioni është një kancer që gërryen besimin e qytetarëve në demokraci, zvogëlon instinktin për inovacion dhe kreativitet dhe shpenzon në buxhete tashmë të pakta, gjë që shkurton investimet.

Talenti i brezave të tërë po shpërdorohet”, tha Escobar dy ditë më parë. Pak javë më parë ai erdhi në Tiranë ku përveç faktit që nuk pati asnjë takim me presidentin Ilir Meta, tha se do ketë persona të tjerë që do të futen në listën e zezë.

“Do të shihni përcaktime të tjera për të gjithë rajonin. Nuk mund të komentoj për raste të veçanta. Por ne synojmë t’i përdorim kompetencat, për qëllimin që ato u krijuan”, tha ai.

Drejtësia e re

Por përveç futjes në listën e zezë, telashet për Metën mund të vijnë dhe nga drejtësia e re. Presidenti në momentin që do shkarkohet do jetë pa imunitet. Edhe nëse merr frenat e LSI ai nuk do jetë deputet apo ministër dhe kjo e bën një pre të lehtë të drejtësisë shqiptare.

Pra fakti që presidenti i trembet kaq shumë shkarkimit nuk lidhet shumë me largimin nga zyra, por me shpalljen “non grata” dhe rrezikun nga SPAK./KLITI TOPALLI

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

John Travolta: Ska gjë më të rëndë në jetë se humbja e fëmijës

03/08/2025
Sot  dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

Sot dita e lindjes së një prej ikonave të skenës shqiptare, “Artist i Popullit” Pjetër Gjoka

03/08/2025
Violeta Manushi, “Zonja nga qyteti” që “shkatërroi”… “Pallatin 176”,  ikona që sot ka ditëlindjen e perjetësisë

Ikona Violeta Manushi: “Publiku është si fëmija i vogël, nuk e gënjen dot! O të do, o nuk të do”

03/08/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In