• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA sjellin më 22 prill kryeprokurorin special: “Buldozeri” do spastrojë Ballkanin nga personazhet “non grata” me pasuritë e tyre sipas urdhrit të Biden

04/02/2022
in Aktualitet
A A
SHBA sjellin më 22 prill kryeprokurorin special: “Buldozeri” do spastrojë Ballkanin nga personazhet “non grata” me pasuritë e tyre sipas urdhrit të Biden
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara në Prill pritet të nisi reprezaljen ndaj pushtetarëve të korruptuar. Pak kohë më parë u bë e ditur se presidenti Biden do të sjellë një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, i cili do zbatojë dekretin për të luftuar korrupsionin në rajon.

Ka qenë deputeti i PD Kreshnik Çollaku, ai i cili dje ka folur në media mbi këto lëvizje të SHBA, duke thënë se i dërguari special do të marrë detyrën më 22 prill dhe ai do e ketë zyrën në Zagreb.

“Gjithmonë SHBA ka goditur për korrupsion aktorë politikë në Ballkan, por si çështje etike apo abuzimi me kodet. Çfarë ndodh ndryshe tek dekreti i Biden në Ballkan është se aktorët e korruptuar në Ballkan konsiderohen rrezik të sigurisë dhe të SHBA dhe duket se regjimi i sjelljes karshi një enturazhi politikanësh të korruptuar në Ballkan sipas tyre në raport me qeverinë amerikane do të jetë ndryshe.

Në 22 prill ulet në zyrën e tij në Kroaci atashuar në ambasadën e SHBA në Zagreb i dërguari special i Biden, kryeprokuror që do të ndjekë posaçërisht zbatimin e aplikimin e këtij dekreti të Biden. Duket se dekreti nuk bëhet për një rast konkret, dekreti do të ketë një valë shumë të madhe goditëse, do të shtrihet në disa vende.

Kështu që çdo lloj teori lobimi apo konspiracioni e rrëzon kjo logjikë dhe kjo sjellje e qeverisë amerikane me Ballkanin. Dekretin e Biden lexojini dhe me 22 prill vendosja e kryeprokurorit special në Kroaci tregon qasjen amerikane dhe do të fusë “buldozerin” në gjithë rajonin dhe çfarë ka projektuar Biden në atë dekret do të realizohet”, u shpreh deputeti i PD, Kreshnik Çollaku i ftuar në “Shqip”.

I dërguari special i SHBA

Pak kohë më parë ishte gazeta “Sot” që dha detaje mbi të dërguarin special që do të vijë në Ballkan. Sipas njoftimit të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së, ky këshilltar do të operojë nga Zagrebi dhe ndihma do të fokusohet kryesisht në mashtrimin e prokurimeve publike, korrupsionin, pastrimin e parave, krimin e organizuar, dhunën me bazë gjinore si dhe trafikimin e qenieve njerëzore.

“RLA do të përfaqësojë Ministrinë e Drejtësisë dhe OPDAT në zbatimin e aktiviteteve të asistencës teknike të financuara nga Byroja Ndërkombëtare e Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit për të rritur kapacitetin për të hetuar dhe ndjekur penalisht rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, Kroacinë, Kosovën, Maqedoninë Veriore dhe Serbinë”, thuhej në njoftim.

Po ashtu bëhej e ditur se ky program rajonal do të përfshijë asistencë teknike, këshilla dhe ndihmë sa i përket hetimeve dhe ndjekjeve penale si dhe analiza për ligjet ekzistuese ose në pritje. Sipas njoftimit, i dërguari special për luftën kundër korrupsionit do të ketë një bashkëpunim të ngushtë me këshilltarët e tjerë si dhe do të punojë ngushtë me stafin e ambasadave amerikane të vendeve të ndryshme të Ballkanit.

“Ky është një program rajonal. Kjo do të përfshijë asistencë teknike dhe këshilla për hetimet, ndjekjet penale dhe vendimet e rasteve. Do të përfshijë gjithashtu analiza dhe këshilla për ligjet ekzistuese ose në pritje. RLA do të koordinojë dhe bashkëpunojë ngushtë me këshilltarët e tjerë, gjithashtu do të punojë ngushtë me stafin e ambasadave amerikane në vende të ndryshme të Ballkanit, thuhet në njoftimin e Departamentit të Drejtësisë së SHBA-së”, thuhej më tej.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

Aktorja Elida Janushi sot në 72 vjetorin e saj! Urojmë të festojë sa më shumë vite të tjera!

02/08/2025
“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

“Nuk ishte dashuri me shikim të parë… por ishte e përjetshme! Kevin Costner për Whitney Houston

02/08/2025
Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

Historia “misterioze” e vdekjes së vëllait të Bujar Lakos dhe një letër e rrallë drejtuar Edi Ramës

29/07/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In