• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Bota

SHBA/ Senatori republikan do të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden

31/12/2020
in Bota
A A
SHBA/ Senatori republikan do të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur Biden
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Senatori republikan Josh Hawley u zotua të mërkurën të sfidojë fitoren e Presidentit të zgjedhur demokrat Joe Biden kur Kongresi të mblidhet për të numëruar zyrtarisht votat elektorale, gjë që mund të shkaktojë një debat të gjatë në Senat por praktikisht nuk ka asnjë shans për të përmbysur rezultatet.

Sfida e senatorit Hawley, së bashku me një protestë të republikanëve në Dhomën e Përfaqësuesve të kyesuar nga ligjvënësi Mo Brooks nga Alabama, nënkupton që të dyja dhomat e Kongresit më 6 janar do të debatojnë mbi ligjshmërinë e fitores së zotit Biden me rezultatin 306-232 në Kolegjin Zgjedhor, në bazë të së cilës, ai do të jetë presidenti i 46-të i vendit kur të inaugurohet më 20 janar.

Sekretarja e ardhshme e Shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki u tha gazetarëve të mërkurën se pavarësisht nga çdo “taktikë”, Presidenti i Zgjedhur, Joe Biden do të betohet siç është planifikuar në janar.

Sipas formës indirekte të demokracisë në Shtetet e Bashkuara, rezultati i votimit të Kolegjit Zgjedhor, ku shtetet me popullsi më të madhe kanë më shumë ndikim, përcakton se kush fiton presidencën dhe jo vota popullore, megjithëse zoti Biden fitoi edhe atë votë, me 7 milionë vota epërsi.

Debat në dy dhomat e Kongresit

Protestat e senatorit Hawley dhe anëtarit të Dhomës së Përfaqësuesve Brooks ka të ngjarë të detyrojnë të dyja dhomat e Kongresit të debatojnë deri në dy orë, nëse duhet të përmbysin rezultatet tashmë të çertifikuara nga shtetet, të votave popullore në disa nga shtetet ku zoti Biden fitoi me një epërsi të ngushtë. Për të ndryshuar numrin e përgjithshëm të votave elektorale do të duhej që të dyja dhomat e kongresit të votonin për të përmbysur rezultatin në secilin nga ato shtete.

Por demokratët do ta ruajnë me një diferencë të lehtë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, pasi ligjvënësit e rinj të bëjnë betimin të dielën dhe është e sigurt që do të konfirmojnë fitoren e zotit Biden.

Kontrolli i Senatit mbetet i pazgjidhur në pritje të dy garave të balotazhit në Xhorxhia që do të mbahen të martën e ardhshme.

Por disa republikanë e kanë pranuar që zoti Biden i ka fituar zgjedhjet dhe mund të bashkohen me demokratët në Senat për të votuar kundër zotit Trump.

Presidenti aktual ka refuzuar të pranojë humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit, duke postuar çdo ditë në Twitter pretendime të pabazuara se po privohej pa të drejtë nga një mandat i dytë katër-vjeçar.

Të mërkurën, zoti Trump bëri thirrje për dorëheqjen e Guvernatorit republikan të Xhorxhias Brian Kemp, i cili ka hedhur poshtë pretendimin e presidentit se ai fitoi në shtetin jugor edhe pse numërimi i parë dhe dy rinumërime të votave në atë shtet, e nxorrën zotin Biden fitues me pothuajse 12,000 vota epërsi nga 5 milionë vota të hedhura.

“Ai është një obstruksionist i cili nuk pranon të pranojë se ne fituam me diferencë të madhe në Xhorxhia!”, shkruante zoti Trump në Twitter. “Fituam gjithashtu në shtetet e tjera të lëkundura.”

Më herët gjatë javës, Presidenti Trump u shkroi në Twitter përkrahësve të tij, “Shihemi në Uashington, DC, më 6 Janar. Mos e humbni.”

Senatori i ri nga Mizuri, Hawley, një 40 vjeçar që u zgjodh në vitin 2018, tha në një deklaratë se “disa shtete, veçanërisht Pensilvania, nuk arritën të ndiqnin ligjet e zgjedhore të shtetit të tyre.”

Senatori Hawley nuk dha asnjë provë për pretendimet e tij. Senatorë republikanë me peshë kanë thënë se fitorja e zotit Biden do të qëndrojë.
Udhëheqësi i shumicës republikane në Senat, Mitch McConnell e pranoi fitoren e zotit Biden më 15 dhjetor dhe u ka kërkuar republikanëve të tjerë të Senatit që të mos ta kundërshtojnë atë më 6 janar.

Presidenti Trump ka humbur dhjetëra padi gjyqësore ku pretendonte se parregullsitë në votime dhe në numërimin e votave i kanë kushtuar atij rizgjedhjen.

Share200Tweet125


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

Përveç famës, Redford la pas edhe miliona! Detaje nga pasuria e tij

17/09/2025
Zi në familjen e të madhit Reshat Arbana, shuhet bashkëshortja e tij Drita

Reshat Arbana festoi 85-vjetorin – Aktori i qindra roleve, “Nder i Kombit”, jep mesazhe të duartrokitura nga të gjithë

17/09/2025
Llazi Serbo, tragjedia e një aktori unik

15 vjet pa aktorin e madh Llazi Sërbo

16/09/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In