• Kontakt
Monday, June 16, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA paralajmëron Albin Kurtin se po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova

21/02/2020
in Aktualitet, Diaspora
A A
SHBA paralajmëron Albin Kurtin se po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova
1.4k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shkuar një hap përpara në presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe. Gazeta Express, përmes burimeve të saj amerikane, ka mësuar se ambasadori i SHBA-së, Philip Kosnett, i ka thënë kryeministrit Kurti se vendi i tij po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova – nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë. Ky është kërcënimi më serioz i SHBA-së ndaj Kosovës.

Muaj më parë ishte spekuluar shumë se amerikanët po shqyrtojnë heqjen e kampit Bondsteel nga Kosova – nëse lidershipi politik i saj vazhdon të mos-bindet ndaj sugjerimeve ndërkombëtare për heqjen e taksës. Por, ky informacion nuk ishte konfirmuar asnjëherë.

Sido që të jetë, ky opsion duket se po shqyrtohet seriozisht.

Burime amerikane, i kanë thënë gazetës Express në kushte anonimiteti se Philip Kosnett, në takimin e fundit, i ka thënë Albin Kurtit se duhet ta heq taksën menjëherë, ndryshe SHBA do të veprojë.

“Ambasada amerikane në Prishtinë i ka thënë Kurtit se prezenca e forcave amerikane në Kosovë është duke u shqyrtuar tashmë”, ka treguar burimi i gazetës Express.

Ky njëherësh është kërcënimi më i madh që SHBA ka bërë ndaj Kosovës, prej që Qeveria e Kosovës vendosi tarifën 100 përqind për mallrat serbe dhe boshnjake, si përgjigje ndaj fushatës diplomatike agresive të Serbisë në heqjen e njohjeve.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, si kandidatë për kryeministër në zgjedhjet e 6 tetorit, kishte premtuar heqjen e taksës dhe zëvendësimin e saj me masa të gjëra reciprociteti me Serbinë. Por, tash kur ata udhëheqin koalicionin qeverisës, ende nuk kanë lëvizur në këtë drejtim.

I dërguari i presidentit Trump në dialogun Kosovë-Serbi, Ambasadori Richard Grenell, është kategorik që taksa të hiqet menjëherë në mënyrë që të rifillojë dialogu.

Gjasat janë që një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë të ndodh shumë shpejt. Por, pikërisht kjo duket se po i tremb udhëheqësit e rinj të Kosovës.

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, kryeministri Kurti kishte deklaruar se “nuk kemi nevojë të nxitojmë në këtë proces, meqenëse në prill edhe në Serbi do të ketë zgjedhje”. Nuk dihet nëse pikërisht për këtë arsye Kurti po e vonon heqjen e taksës.

Share203Tweet127


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa  Bekim Fehmiun

Legjenda nuk vdes kurrë! 15 vjet pa Bekim Fehmiun

15/06/2025
Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

Kastriot Çaushi në 71 vjetorin e tij

15/06/2025
“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

“Në fillim të verës”! Filmi, një histori të vërtetë për Heroin e Popullit Shyqyri Alimerko

15/06/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In