• Kontakt
Saturday, November 15, 2025
  • Login
Shqipet
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport
No Result
View All Result
Shqipet
No Result
View All Result
Home Aktualitet

SHBA monitorim Gjykatës së Posaçme për vendimin ndaj Llallës, ish-kryeprokurori ndërron avokat pas kërkesës së SPAK për ta dënuar me burg

04/04/2021
in Aktualitet, Kronike
A A
SHBA monitorim Gjykatës së Posaçme për vendimin ndaj Llallës, ish-kryeprokurori ndërron avokat pas kërkesës së SPAK për ta dënuar me burg
1.5k
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 16 prill seancën ku ish-Kryeprokurori, Adriatik Llalla do të japë argumentet mbrojtëse pas pretencës së prokurorisë për ta dënuar me burg.

Dje ishte parashikuar seanca e radhës, e cila do i paraprinte vendimit të gjykatës, por ka ndodhur një zhvillim i papritur. Për shkaqe që ende nuk dihen, avokat i Llallës nuk do të jetë më zoti Sokol Hazizaj, por do të mbrohet nga avokat Petraq Semaj.

Ky i fundit në fillim të seancës kërkoi kohë që të njihet me dosjen dhe në këtë mënyrë gjykata e shtyu seancën e radhës për në datën 16 prill ora 11, ku mbrojtja do të japë argumentet saj kundër prokurorisë. Ndërkohë dje në seancë kanë qenë dhe përfaqësues të ambasadës amerikane që kanë ndjekur procesin. Si duket amerikanët i kanë sytë te gjykata nëse do e dënojë apo jo Llallën.

Pak ditë më parë Prokuroria e Posaçme dha pretencën për ish-kreun e akuzës ku kërkoi që të dënohet me dy vite burg, si dhe për 5 vite të mos ketë të drejtë të jetë pjesë e institucioneve shtetërore. Më herët gjykata pranoi gjykimin e shkurtuar ndaj tij dhe kjo do të thotë se nëse pranohet kërkesa e prokurorisë, Llalla mund të dënohet me 1.4 vite burg. Ish-Prokurori i Përgjithshëm akuzohet për “Fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”.

Fillimisht, zoti Llalla u dyshua për të paktën katër vepra penale, që nga mosdeklarimi i pasurisë, te mosdeklarimi i të hollave në kufi, shpërdorimi i detyrës dhe pastrimi i parave. Por në përfundim të hetimeve tre prej këtyre akuzave duket se nuk u arrit të provohen dhe gjithçka u reduktua te mosdeklarimi i pasurisë. Seancën e radhës do të jetë avokati i Llallës që do të bëjë parashtrimet e tij dhe në seancë tjetër pritet që gjykata të japë vendimin nëse Llalla do të dënohet me burg, gjobë apo me shërbim prove.

Ajo që vihet re është se procesi ndaj tij vijon të monitorohet rreptë nga amerikanët. SHBA ka ndjekur çdo seancë dhe vetë ambasadorja amerikane e ka bërë të qartë se ata presin ndëshkimin e Llallës. Tani do të jetë GJKKO që do të vendosë, ndërkohë që nuk përjashtohet mundësia që procesi të shkojë më pas dhe në shkallët e tjera.

Procesi dhe akuzat ndaj Llallës

Llalla akuzohet për veprën penale të parashikuar nga neni 257/a, i cili parashikon: “Fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publik ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Më 20 korrik 2018 prokurori vendosi në sekuestro preventive pasurinë e ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Prokuroria në atë kohë bëri me dije se u bë sekuestrimi i një apartamenti banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës.

Po ashtu në sekuestro janë vënë: tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë; tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë. Prokuroria ka dyshime se përmes këtyre pronave ka pasur pastrim parash. Kur dosja vajti në gjykatë pronat u hoqën nga sekuestro, më pas Apeli i riktheu po në sekuestro.

Rivlerësimi i pronave

Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruar se i ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja.

E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qehaja Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra. ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera, kryesisht toka, të cilave u është ndryshuar vlera në periudha shumë të shkurtra kohore. Këto lëvizje të tij kanë bërë që të ketë dyshime për pastrim parash dhe pronat janë vënë në sekuestro.

Share213Tweet133


  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

Tërmet me magnitudë 7.7 në Xhamjka, dalin videot e frikshme si u përjetua në plazh

28/04/2020
Rama citon fjalët e shenjta: Shpërndahuni që zjarri (koronavirusi) mos të ketë me çfarë të ndizet dhe kështu ai shuhet!

“Jam drithëruar fortë”! Kryeministri Rama publikon videon që i ra në dorë mbrëmjen e djeshme

30/03/2020
“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

“Djali im, mos më lër”! Për çfarë i lutej bashkëshortja të madhit Xhevdet Ferrit?! Bulku: Ja rolet më të bukura të Xhodës, kush ishin miqtë e tij

18/01/2020
‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

‘Fast & Furious’ në autostradën Tiranë-Durrës, policia paralajmëron shoferët: 191 km/h, e papranueshme kjo shpejtësi vrastare (VIDEO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Çfarë po bëjnë këto ditë Rudina Dembacaj dhe ish-deputeti Mark Frroku pas deklarimit publik(FOTO)

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

Pakti për reformën zgjedhore “shkrin” partitë e vogla: Nga depolitizimi i komisionerëve, te kufizimi i financave

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

5 vjet më parë si sot ndahej nga jeta aktori i dashur Valter Gjoni. I paharruar!

14/11/2025
Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

Sot ka ditëlindjen aktorja brilante e skenës dhe ekranit shqiptarë Pavlina Mani: Jetë të gjatë e të shëndetshme ikonë!

13/11/2025
In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

In memorie! Pak rrugëtim nga jeta e kolosit Kadri Rroshi

11/11/2025
Shqipet

Copyright Zathur© 2013

Navigate Site

  • Kontakt

Follow Us

No Result
View All Result
  • Aktualitet
    • Kronike
    • Diaspora
    • Bota
    • Sociale
    • Kulture
  • Debat
  • Blog
  • Dosja X
  • Speciale
  • Histori
  • Nostalgji
  • Kuriozitete
  • Humor
  • Sport

Copyright Zathur© 2013

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In